Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, arrestohet 24- vjeçari në Elbasan (Emri)

Gazeta Dita

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 24-vjecar, pasi ishte në kërkim. Në pranga ka përfunduar Spanjoll Buzhani, 24 vjeç banues në Elbasan, pasi rezulton i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

“Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 08.07.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare”- thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *