Një 51-vjeçar është ekstraduar nga Greqia.
Mësohet se Shpëtim Bishani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit kishte vendosur masën “arrest me burg” për shkak të akuzës për “vrasje në rrethana cilësuese” për një ngjarje të ndodhur në shtator të vitit 2012.
51-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin I.H., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës dhe lokalit të shtetasit S.M., në fshatin Verbas të Fierit.
Sipas hetimeve, Bishani ka pasur një konflikt të hershëm me viktimën dhe që prej ngjarjes ishte arratisur dhe ishte fshehur në Greqi.