Fotografi i “Your Shot”, Cathy Pepin-Toussaint ka komentuar një fotografi me dy balena, të cilat nuk shfaqen sikurse zakonisht, duke u hedhur në mënyrë spektakolare nëpër ujrat e ndodhura.
Balena nënë shfaqet duke mbajtur në kurriz krijesën e saj dhe ky akt ka bërë që Toussaint ta cilësojë fotografinë si një ndër të preferuarat e tij.
“Është një foto kaq e bukur dhe ato kanë arritur të përcjellin atë marrëdhënie të butë midis nënës dhe fëmijës. Është një nga ato pamje që më bën të them: Oh zot, unë do të doja të isha atje tani!”-është shprehur ai.
Toussaint vijoi të thoshte se “Your Shot” ka në arkivë mbi 9 milionë fotografi që prej themelimit të saj në 2013-n, por asnjë prej tyre nuk ka arritur të transmetojë në të kaq shumë emocion.
s.a/dita
