10 Korriku i vitit 1943 si datë historike në lëmin e Ushtrisë Shqiptare, lidhet me një ngjarje të vërtetë historike, me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl. Gjatë lëvizjes për çlirimin nga pushtuesit, u krijua një ushtri, e cila ishte forca kryesore e armatosur
Safet N. Ramolli
Shqipëria dhe Lufta II Botërore
Nëse si datë fillimi e Luftës së II Botërore është fiksuar 1 shtatori i vitit 1939, Shqipëria ishte pushtuar 5 muaj më parë. Larg hitoriografisë së politizuar shqiptare, përpos mjaft të tjerëve, janë dy historianë të njohur, Antonello Biagini dhe George Castellani, i pari profesor në një universitet në Romë dhe autor i “Historisë së Shqipërisë”, ndërsa i dyti profesor në universitetin Paris III dhe autor i “Historisë së Ballkanit”, thuajse në një zë pohojnë se, natën midis 6 dhe 7 prillit 1939, 30 mijë vetë, me mbështetjen e marinës dhe të aviacionit, nën urdhërat e gjeneral Guzonit zbarkuan në portin e Durrësit dhe të Shëngjinit në Veri, në atë të Vlorës dhe të Sarandës në Jug. Njëherësh pranojnë se, kundërpërgjigja ishte e dobët, se nuk u tentua nga shteti të organizohej rezistencë e armatosur, edhe pse terreni për nga natyra dhe aftësitë luftarake të banorëve, kishin dhënë ndër shekuj prova bindëse të rezistencës dhe të mbrojtjes efektive. Mandej shqiptarët, të nxitur nga ndërgjeja kombëtare për të qenë të lirë dhe sovranë në atdheun e tyre, “përballë politikës së italianizimit manifestuan shpejt pakënaqësinë e tyre”, pohon Castellani. Me rastin e Festës Kombëtare më 28 nëntor 1939, në Tiranë dhe në qytete të tjera kryesore, u zhvilluan, sidomos nga të rinjtë, demonstrata të fuqishme. Pas këtej rezistenca do të kalonte në trasenë e përgjigjes me armë kundër pushtuesit. Bërthama e çetës së parë daton gjashtëmujorin e dytë 1940, por u ngrit në mars 1941, pikërisht në Pezë dhe kreu veprime luftarake në Shqipërinë e Mesme, Pezë, Shijak, Kavajë etj. Pas Pezës pati një bum të vërtetë të çetave të ndryshme në gjithë vendin. Në harkun kohor mars 1942-shtator 1943 muarën jetë 39 çeta të rregullta nga 62 që u krijuan gjatë gjithë Luftës N-Çl. Në vitin 1942 veçohen çetat e Dibrës, e Shkodrës, e Gorës, e Skraparit, e Kurveleshit etj.; ndërsa më 1943 ajo e Lumës, e Krujë-Ishmit, “Selam Musai”, “Plakë e Mallakastrës”, e Çamërisë, etj.
Çeta Partizane ishte formacion i vogël i armatosur, i manovrueshëm dhe kryente detyra luftarake të shkallës taktike. Ngriheshin në bazë fshati apo krahine, dhe përgjithësisht kryenin veprimtari luftarake po në këto rajone. Si efektiv fillimisht përbëheshin nga 30-40 partizanë, më vonë me 60-80 vetë, sipas rastit kishte edhe çeta me 120-150, dhe rrallë edhe me më shumë partizanë. Këto shërbyen si bazë për ngritjen e formacioneve më të mëdha, pra edhe të Ushtrisë së Rregullt N-Çl., si fuqi e armatosur për zhvillimin e LANÇ-it. Kështu u krijuan formacione luftarake me fizionomi të plotë dhe me fuqi vepruese të konsiderueshme, si Grupet Partizane, Brigadat Sulmuese, Divizionet dhe Korparmatat. Ndërsa në vitin 1943 në formacionet partizane bënin pjesë rreth 35 mijë, në përfundim të luftës ky numër arrin në 70 mijë, nga të cilët 6 mijë ishin partizane, të inkuadruar në 24 Brigada Sulmuese, 8 Divizione dhe 3 Korparmata. Dy historianët e nderuar të cituar më sipër, shprehen se në fund të korrikut 1942 aktiviteti guerrilas arrin suksese kryesisht në zonat malore, çka edhe u shfrytëzua nga Partia Komuniste për të thirrur në Pezë një Konferencë (16 shtator 1942, S.R), pjesëmarrja në të cilën e nacionalistëve, i dha hov të mëtejshëm zgjerimit të rezistencës antifashiste. Rënia e Musolinit në korrik 1943 dhe kapitullimi i Italisë në shtator 1943 bëri që të përmbysej harta strategjike. Zonat e veprimit të italianëve do t’i merrnin gjermanët, të cilët suallën nga Greqia në Shqipëri 70 mijë forca, që vepruan më të organizuara dhe më me egërsi.
LANÇ-i e popullit shqiptar që herët u inkuadrua në Koalicionin Antifashist Botëror të drejtuar nga SHBA-Ish BS-Angli. Jehona e saj herët, që në fillim të vitit 1942, i kaloi kufijtë shtetërorë. Tre Aleatët e Mëdhenj, në dhjetor 1942, përmes ministrave të tyre të jashtëm (Antoni Iden, Molotov dhe Kardel Hall, S.R) “u bënë homazhe partizanëve shqiptarë dhe u shprehën për rimëkëmbjen e pavarësisë së Shqipërisë…”, duke konfirmuar kështu Luftën ANÇl, si dhe vlerësuan pozitivisht qëndrimin heroik të saj. Radiot e Londrës e të Moskës jepnin rregullisht lajme për luftën dhe rezistencën e admirueshme. Shqipëria edhe pse e vogël gjeografikisht dhe me popullsi të kufizuar, dha kontribut me vlerë. Ajo u përball, përpos të tjerash, me dy operacione armike të shkallës strategjike, respektivisht me 50 dhe 40 mijë forca ushtarake të kundërshtarit; lufta e popullit nuk u shua, sipas qëllimit armik, në të kundërtën u fuqizua dhe u rrit më shumë. Në tetor 1944 komanda gjermane zhvendoset në Tiranë e Shkodër, u krijua në Berat Qeveria e parë Provizore e njohur nga SHBA dhe BS, “dhe më 29 nëntor 1944 nga goditjet partizane largohen edhe nga Shkodra”. Llogaritet që operacionet ushtarake t’i kenë kushtuar Shqipërisë 28 mijë të vrarë, 24 mijë të tjerë u plagosën, 118 mijë u burgosën dhe internuan, 21 % e banesave iu nënështruan djegies dhe rrënimit, pohojnë me zë të plotë dy historianët e respektuar.
Vendi dhe roli i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare
Nuk dëshiroj të bëj historianin, por Ushtria Shqiptare ka ekzistuar në organizime dhe përmasa të ndryshme përgjatë gjithë rrugëtimit të shqiptarëve në shekuj. Ajo është konceptuar e ndërtuar sipas parimit, se në raport me komunitetin në tërësi përbën një grup shoqëror specifik, por me qëllime dhe interesa bazë të përbashkëta. Ka lindur bashkë me shtetin, si forcë e armatosur në shërbim të tij dhe të shtetasve, në përmbushje të misionit ka vepruar në kushte të vështira, efektivi i saj ka qenë i privuar nga mjaft të drejta, ka përballuar sakrifica të shumta, që shpesh kanë kërkuar edhe jetë njerëzore. Fatkeqësisht historiografia shqiptare në përgjithësi, e ka gjykuar, vlerësuar dhe çmuar, padrejtësisht nga këndvështrime ideologjike të skajshme. Por, gjithësesi është pranuar si datë krijimi 4 dhjetor 1912, që lidhet me shpalljen e pavarësisë më 29 nëntor 1912 në Vlorë dhe krijimin e Qeverisë së Përkohëshme.
10 Korriku 1943 si datë historike në lëmin e Ushtrisë Shqiptare, lidhet me një ngjarje të vërtetë historike, me krijimin e SHP të UNÇl. Gjatë lëvizjes për çlirimin nga pushtuesit, u krijua një ushtri, e cila ishte forca kryesore e armatosur. Në kushtet e rritjes së numrit të luftëtarëve për liri, por edhe të nevojës së kryerjes së veprimeve luftarake në gjithë territorin, bënte domosdoshmëri krijimin e një strukture ushtarake profesionale, që të kishte detyrë kryesore dhe të vetme: planëzimin dhe drejtimin e veprimeve luftarake. Prandaj u gjykua dhe u vendos krijimi i SHP të UNÇl. Vendimi për formimin e SH.P i 10 korrikut 1943, i cili deri më 1992 gabimisht njihet edhe si datë e krijimit të Ushtrisë Shqiptare, ka karakter historik. Në fakt, në linjën politike vendimi ishte marrë në Konferencën e Parë të Vendit të Partisë Komuniste Shqiptare në mars 1943, (P.K.SH rezulton e vetmja forcë politike atë mot, S.R), ndërsa në linjën shtetare ky vendim u muar prej Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Antifashist (K.P.A i krijuar në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, S.R). Vendimi daton më 4 korrik 1943 në fshatin Labinot-Mal të rrethit Elbasan, por më 10 korrik u njoftua populli me një proklamatë për këtë ngjarje. SHP i UN-Çl kishte për detyrë organizimin në një shkallë më të lartë të ushtrisë, udhëheqjen operative dhe strategjike të saj, pregatitjen e taktikës luftarake etj.. Ai kishte këtë strukturë: Shtabi Operativ i përbërë nga komandanti, nga komisari dhe dy specialistë; Komisariati Politik dhe ai Ekonomik; Sektori i Brendshëm, ai i Jashtëm dhe i Shëndetsisë. U vendos të krijohen formacione më të mëdha ushtarake (Shtabet e Qarqeve, ai i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër), të cilat do të kishin për detyrë të mundësonin drejtimin e centralizuar të forcave të Qarkut, si dhe të shërbenin si hallka ndërmjetësuese të SHP të UN-Çl. Më 15 gusht 1943 në Makërz, pranë Vithkuqit, u krijua Brigada I Sulmuese me komandant Mehmet Shehun dhe komisar Pëllumb Dishnicën. U vendos të krijohej Pushteti Ushtarak në Prapavijë, Komandat e Qarqeve e të Nënprefekturave, rojat partizane, por edhe Forcat e Armatosura të Këshillave Nacional-Çlirimtare, si dhe Pushteti Gjyqësor, i cili do të kishte detyrë të garantonte zbatimin e rregullave, vendimeve, udhëzimeve dhe normave morale për vendosjen dhe ruajtjen e rendit publik.
SHP i Ushtrisë në krijim përbëhej nga 12 anëtarë: Spiro Moisiu, komandant, i njohur me pseudonimin “Majori”, i arësimuar në Akademinë Ushtarake në Itali; Enver Hoxha, komisar, nga Gjirokastra. Anëtarë të tjerë ishin: Myslym Peza, nga Peza e Tiranës; Haxhi Lleshi, nga Dibra; Ramadan Çitaku, nga Elbasani; Dali Ndreu, nga Dibra; Mustafa Gjinishi, nga Vlora; Ymer Dishnica, nga Dishnica e Korçës; Sejfulla Malëshova, nga Malëshova e Përmetit; Abaz Kupi, nga Kruja; Mustafa Xhani, nga Martaneshi i Matit; Bedri Spahiu, nga Gjirokastra. Por duhet nënvizuar se edhe për këta luftëtarë dhe drejtuesë ushtarakë ka patur qëndrime të diferencuara, disa janë mbuluar me vello mjegulle dhe janë lënë në harresë, të tjerë janë përbaltur, ndonjëri është anatemuar dhe deri asgjësuar fizikisht.
Antonelli Biagini, i cituar më lart, për këtë problem shprehet afërsisht sa vijon. Gjatë muajve janar-korrik 1942 aktiviteti guerrilas është rritur dukshëm. Pas humbjes të forcave italo-gjermane në frontin rus në dimrin 1942-’43, guerrilasit i shtojnë aksionet dhe fitojnë përvojë të mirë. Mandej, “Zbarkimi i Aleatëve në Sicili dhe rënia e Musolinit (25 korrik 1943, S.R) i japin një fuqi të re veprimeve ushtarake të partizanëve të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare, dhe Këshilli i Përgjithshëm i saj, krijoi më 10 korrik 1943 një Shtab të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, duke emëruar drejtuesit e tij”.
Në vendimin e Labinotit, pos të tjerash nënvizohet, se Ushtria e Rregullt N-Çl do të ishte si “…një fuqi e tmerrshme kundër pushtuesit dhe garanci e sigurtë dhe e fuqishme për çlirimin e plotë të vendit…”, ndërsa SHP i UNÇl do të shërbente si “… hallkë kryesore e Kryengritjes së Përgjithëshme Popullore…”.

Një rol të veçantë të rëndësishëm në organizimin dhe zhvillimin me sukses të veprimeve luftarake për çlirimin e plotë të vendit, luajti edhe drejtimi i shëndoshë operativo-strategjik nga Komanda dhe Shtabi i Përgjithshëm, por edhe nga kuadrot e njësive të Ushtrisë N-Çl. Suksesi mbetet edhe meritë e mjaft kuadrove me shkolla e akademi ushtarake, me përvojë në organizimin dhe drejtimin e strukturave ushtarake si: Spiro Moisiu e Bedri Spahiu, Dali Ndreu e Mehmet Shehu, Shefqet Peçi e Tahir Kadare, Qazim Kondi e Islam Radovicka, Qazim Kapisyzi e Spiro Shalësi etj.; por edhe e dhjetra kuadrove të tjerë jo vetëm atdhetarë por edhe me përvojë të fituar në fushën e betejës si: Myslym Peza e Gjin Marku, Haxhi Lleshi e Nexhip Vinçani, Rrahman Parllaku e Baba Faja, Arif Hasko e Beqir Balluku, Petrit Dume e Bako Dervishi, Muhamet Prodani e Vehbi Hoxha, Asaf Dragoti e Kadri Hoxha, Mustafa Matohiti e Reshit Çollaku, e shumë të tjerë. Shtabi i Përgjithshëm planëzoi, drejtoi dhe komandoi gjithë veprimtarinë luftarake të forcave të armatosura të rregullta partizane dhe atyre territoriale, duke mundësuar, përkrah forcave të Koalicionit Antifashist Ndërkombëtar, çlirimin e vendit si dhe pjesëmarrjen me disa forca të konsiderueshme për çlirimin e territoreve të Kosovës. Ndaj veprimtarisë së tij mund të ketë këndvështrime, gjykime dhe vlerësime të ndryshme, por në thelb mbetet, që ky organ ushtarak, në sajë të ndikimit pozitiv të profesionistëve të mirëfilltë ushtarakë, të cilët përveç atdhetarizmit kishin edhe përgjegjësinë juridike dhe morale në lartësinë e duhur, drejtoi gjithë veprimtarinë ushtarake të Ushtrisë N-Çl., deri në çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit e huaj.
Shumica e atyre, që kanë qënë pjesëmarrës në këtë luftë, por edhe nga Misionet Ushtarake të Anglisë, dhe jo vetëm, pranohet se Lufta Antifashiste N-Çl. u udhëhoq nga Partia Komuniste Shqiptare, e cila, më vonë e degradoi në disa dimensione misionin çlirimtar e demokratik. Por historia e Evropës pohon qartazi se në Shqipëri ishte prezente një forcë e armatosur, e cila edhe u ndihmua nga anglo-amerikanët me armatim e veshmbathje. Kjo forcë, për fat të mirë, u rreshtua në Koalicionin Antifashist Botëror të udhëhequr nga tre të Mëdhenjtë e Kohës: Ruzvelt, Çurçill dhe Stalin. Ky Koalicion funksionoi efektivisht, por gjithësesi me disa “plasaritje” në marrëdhëniet midis tyre për shkak të ideologjisë së kundërt që i udhëhiqte, deri në mposhtjen përfundimtare të forcave regresive fashiste, naziste dhe militariste. Më vonë koalicioni në fjalë u shpërbë, duke u shoqëruar me pasoja mjaft të rënda për popujt e vendeve të Evropës Lindore dhe të Shqipërisë si pjesë e saj. Për këtë çështje dy profesorët e nderuar, të cituar më lart, shprehen se, meqënëse në pranverën e vitit 1944 lëvizja e rezistencës kishte marrë ngjyrat e luftës për pushtet, Anglia me Amerikën dërguan misione ushtarake. Në maj 1944 u bë një kongres në Përmet, në Kajro ishte formuar një qeveri në mërgim, Balli Kombëtar synoi të mbledhë mbështetësit nën parrullën “Të shpëtohet Atdheu nga rreziku komunist!”. “Por gjithsesi vendimi në fakt u muar në terren: Jugu u dominua nga partizanët, Shqipëria e Mesme nga Zogistët; ajo e Veriut nga krerët tradicionalë të fiseve të lidhur kush më shumë e kush më pak me Ballin Kombëtar.” Në fund të majit 1944, gjermanët të shoqëruar nga njësi shqiptare, ndërmarrin një ofensivë e cila i shtynte partizanët në veri në konflikt me trupat e Zogut… Më 22 tetor 1944 Komiteti Antifashist i dalë nga Berati u shndërrua në Qeveri Demokratike… Gjithë vendi u çlirua më 29 nëntor 1944… Fitorja ishte e komunistëve shqiptarë të cilët arritën të eleminonin kundërshtarët e tyre në terren dhe pastaj filluan një spastrim të përgjithshëm… Në gadishull, pra edhe në Shqipëri, u ofrua modeli sovjetik dhe ai amerikan i qeverisjes dhe administrimit… Por meqënëse gati të gjithë liderët kishin mbaruar shkollat në Rusi ose sepse Rusia ndikoi fuqishëm mbi ata, u përqafua modeli sovjetik. Pasojat e kësaj zgjedhjeje të gabuar do të vijnë më vonë.
Merita e fitores në luftën kundër pushtuesve të huaj u takon luftëtarëve e luftëtareve të lirisë, disa prej të cilëve u bënë drejtuesë të zotë të reparteve partizane si të Brigadave I – IX, por edhe të Brigadës XIII, XVII, XXV Sulmuese. Mijëra nga këta partizanë dhanë jetën për çlirimin e vendit. Vend nderi zë edhe populli shqiptar, i cili furnizoi repartet partizane me resurse njerëzore, por edhe vuri në dispozicion të Lëvizjes Çlirimtare pasurinë dhe vatrat e tij.
Më 10 korrik 1945, Ushtria N-Çl. u quajt Ushtria Kombëtare Shqiptare. Më vonë u quajt Ushtria Popullore. Deri në vitin 1983 Forcat e Armatosura ishin organizuar në 6 Korpuse dhe 2 Grupime (këto të fundit quheshin Rezervë e Komandës së Përgjithshme, S.R). Në shkurt 1983 u bë riorganizimi i tyre, dhe njësia më e madhe ushtarake ishte Divizioni (u krijuan gati 22 Divizione, S.R). Në vitin 1986 u krijua hallka e Komandave të Drejtimeve (ishin 3 të tilla sipas ndarjes territoriale dhe “rrezikut” të sulmit të pritshëm nga fqinjët dhe më tej, S.R). Secila prej tyre drejtonte disa divizione. Ushtarakët, si edhe qytetarët e tjerë, kanë kontribuar me devocion duke qenë edhe mjaft të privuar.
Luftëtarët e Lirisë meritojnë mirënjohje dhe respekt për vullnetin dhe gatishmërinë që treguan për t’i dalë zot Vatanit. Meritojnë të kujtohen me obligim dhe të përjetësohen në Lapidarin e Nderit të Popullit Shqiptar. Me kalimin në sistemin pluralist (1992), përfundon edhe misioni i SHP të Ushtrisë krijuar më 10 Korrik 1943. Ai mbetet një strukturë e rëndësishme dhe me merita i UNÇl dhe Ushtrisë Popullore. Nga viti 1992, sipas një vendimi të Qeverisë Shqiptare atë mot, si datë e Krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, me të drejtë bazuar në dokumente arkivore, është caktuar data 4 dhjetor 1912, kur u krijua Qeveria e Përkohëshme e Vlorës, e cila pati në përbërje Ministrinë e Luftës dhe Shtabin Madhor të Forcave të Armatosura.
Përfundim: Data 10 korrik 1943 lidhet organikisht me Forcat e Armatosura Shqiptare. Ajo zë vend nderi në historinë e saj si Data e Krijimit të SHP të UNÇl, i cili organizoi, planizoi dhe udhëhoqi veprimet e kësaj force të armatosur për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj. Ky instrument u udhëhoq nga parimi atdhetar dhe moral, që të çlironte vendin nga pushtuesit e huaj. Gjthsesi mbetet një instrument kombëtar me vlera pozitive për kohën kur veproi dhe drejtoi, të cilit historiografia shqiptare duhet t’i referohet objektivisht në analizimin e veprimtarisë së Tij. Ishin kohë të vështira, që kërkonin vendim-marrje të shpejtë, e cila në ditët tona mund të rezultojë edhe difektoze. Gjithësesi mbetet një datë e shënuar në Historinë e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Është me vlera atdhetare dhe morale që të respektohet kontributi i atyre shqiptarëve të ndershëm, si pjesë e SH.P të U.N-Çl. apo si luftëtarë të thjeshtë. Vepra e tyre ishte plot sakrifica në një kohë kur rreziku ishte prezent kudo dhe kurdoherë, prandaj edhe duhet çmuar si e vyer në interes të çështjes kombëtare shqiptare.

Rrofte 10 korriku dita e themelimit te ushtrise popullore shqipetare! Respekt gjithe ish partizaneve, ushtarakeve, ofizereve e ushtareve qe luftuan e punuan me heroizem per te ruajtur teresine tokesore te RepublikesPopullore te Shqiperise, lirine e pavaresine e sa!
Ata dhe famIljet e tyre ti kujtojne e te jene krenare per ghysherit, baballaret xhaxhallaret vellezerit pa haruar dhe grate partizane e ushtarake kete force te pamposhtur e heroike.
ha ha ha ha ha ha ;; jeni komiku me i madh ne bote ;;shoku ;; me rroba doku ;;;;;more safet berisha ramolli ;;;; A E KENI STUDIUAR PAK LUFTEN E 2 BOTERORE MORE COBAN APO JE AKOMA ME PERRALLAT E VETERANEVE NATEN PER TE VENE NE GJUME FEMIJET … PERRALLA …. NE 1942 MORE SAFET ALEATET HODHEN NE DET NAZISTET NE AFRIKE .. GENERAL PATON …. NUK E DI SE KE DEGJUAR NDONJEHERE ….??? E MPOSHTI DHELPREN E SHKRETETIRAVE …GENERALIN ME TE MADH TE HITLERIT …ERVIN ROMEL …… PASTAJ ALEATET SULMUAN MALTEN ITALINE DHE E VUNE PERPARA HITLERIN … E GJITHE KJO NE 1942 NE 1943 ALEATET PO PREGATITESHIN NE ANGLI PER SULMIN FINAL NE NORMANDIE TE FRANCES …. SMA HA MENJDA SE KE DEGJUAR NDONJHERE SE ENVERI DHE BOLSHEVIKET SFOLNIN NGA POLITIKA E KOMUNISTAVE…DHE GJITHNJE NE 1943 RUSET E VUNE PERPARA GERMANIN DHE GJERMNANET I ZURI DIMRI I MADH NE TOKAT RUSE … KESHTU SKISHIN ME USHQIME DHE ARME PER TI REZISTUAR BANDES SE STALINI DHE CERCENEVE …..PRANDAJ LUFTA PO MERRTE FUND DHE FUNDI ISHTE NE DUKJE …. HITLERI SKISHTE ME USHTRI ..DHE I MBANTE ENDERRAT TEK V 2 NJE ARME E FUQISHME QE MUND TE NDERRONTE FATIN E LUFTES … PRANDAJ KUR . BRIGADA T PARTIZANE U FORMUAN GJEERMANET PO TERHIQESHIN SEPSE DUHESHIN FORCA PER TE MBROJTUR BERLININ … DUHESHIN FORCA PER TE MBROJTUR MURIN E ANTLANTIKUT …. A KENI DEGJUAR NDONEJHERE… JO SMA HA MENDJA …. ISHIN GJITHE BRIGJET E OQEANIT QE FORCAT E HITLERIT KISHIN FORCA ….. DHE PRITEJ QE ALETATET TE SULMONIN…. DHE C NDODHI ..ME 6 JUIN QERSHOR NE 5 TE MENGJEZIT…. 250 MIJE TRIMA TE RINJ … ALETATET ZBARKUAN NE NORMANDIE … DHE SULMUAN QENDREN E NAZISTAVE …. SE NE FRANCE PRODHONIN NENDETSET DHE ARMET KRYESORE …. …V 2… PRANDAJ MJAFT ME PERRALLA ME ……. SE EDHE NE JUGOSLLAVIE GENERALI TITO KISHTE DIVIZIONET E TIJE … NE BULLGARI ..NE RUMANI NE KROACIE E GJITHE EUROPA U MOBILIZUA PER TI DHENE SHKELMIN E FUNDIT UJKUT TE PLAGOSUR … TE CARMATOSUR …. POR LUFTEN E FITUAN ALEATET DHE PA AMERIKEN JU SHOKU PIONIER ….KURRE SDO TE BENIT ASNJE HAP ….PRANDAJ MESONI MIRE HISTORINE SE I BENI TURP HISTORIANEVE ?? DHE REALITETIT … PER PARTIZANET TANE ..PA EKSPERIENCE .. GJERMANE E KALONIN EDHE 200 VJET PA U SHQETESUAR ……. NJE USHTRI PA NJE AEROPLAN AVION PA NJE TANK ..PA NJE ARME TE RENDE .. KURRRE SDO TA PERBALLONTE DOT GJERMANIN ….. NENDETSET …. AVIONAT ARMET E RENDA JA SHKATERROI AMERIKA ALEATET ….GJERMANIT … MERCI SHTABI PARTIZAN … HA HA HA HA HA HA JENI VRAIMENT LE PLUS GRAND COMIQUE DE L HISTOIRE …. .
Fakt që s’permendet: Ushtria u themelua nga repartet e rrezistencës nacionaliste që quheshin çeta dhe batalioni i Abaz Kupit. Konferenca e Pezës u themelua nga krerët ncionalist, dhe organizma antifashiste, Partia Komuniste u pranua në Konference, si forcë antifashiste dytësore. Aty në Pezë u themelua Shtabi I Ushtrisë Nacinale (Kombëtare) për Clirim, pavarsisht se u shpall, pasi Bolshevikët Jugosllave, me agjenturën e tyre në krye të Partisë Komuniste, të cilët nuk ishin pranuar të merrnin pjesë në Konferencë, gjatë një viti të zgjerimit të çetave antifashiste, penetruan në shtabin e Ushtrisë Kombëtare dhe, në pragun e zbarkimit të Aleateve në Itali dhe shpalljes se Italisë Aleate dhe në luftë me Gjermaninë e Hitlerit, e hoqën Shqiponjën nga kapela e ushtarëve dhe komandatave, lanë vetëm yllin e kuq bolshevik dhe ushtrinë kombëtare e bënë repart të Ushtrisë së Kuqe të Titos dhe Ushtrisë së Kuqe të Stalinit, ndërsa Nacionalistët, që nuk iu nënshtruan këtij uzurpimi, i shpallen tradhtarë, dhe luftën kundër tyre e bënë boshtin e marrjes së pushtetit, pas tërheqjes së Gjermanëve nën darën e Aleatëve.. Fundi I këtij uzurpimi ishte tradhti e Konferencës Nacionaliste të Pezës dhe i Ushtrisë Nacionaliste (Kombëtare) të dalë nga Peza, shpronësimi I Shqiptareëe dhe sundimi mbi ta I aventurierit Enver Hoxha, vrases edhe i atyre që e morën nga Hiçi dhe e bënë jo vetëm njeri, por edhe Komandant shqiptare-vrasës. Enveri i vrau edhe ata krerë të reparteve ushtarake, apo edhe shtabit, që i shpëtuan Fashizmit, apo Nazizmit.