Prokurori Shkëlzen Cena ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kërkesën për t’u tërhequr nga gara për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.
Kandidati nuk ka dhënë detaje për arsyet, që e kanë çuar drejt këtij vendimi.
Pas kësaj kërkese, Këshilli e miratoi atë me 10 vota pro.
Gjithashtu, Komisioni i Karrierës në KLP ka paraqitur një relacion për mënyrën si do të veprohet me caktime të përkohshme para krijimit të KLP-së dhe hapat që duhen ndërmarrë në vijim.
Krijimi i strukturave të SPAK dhe BKH-së do të hetojë korrupsionin në nivelet e larta, përfshirë edhe atë në fushën e politikës.
j.l./ dita

Keta prokurore qe terhiqen, nuk ka nevoje te japin shpjegime per terheqjen, pasi ajo eshte teper e lexushme!
Keta jane prokurore per kohe paqe dhe jo per kohe “lufte”! Keta soj prokuroresh dine vetem te korrin e te vjelin e jo te mbjellin !
Jane politikisht te lidhur. Kete rast eshte i lidhur me PD. Arsyja eshte vonesa ,apo mos krijimi i SPAKUT.
Jane te krimbur.
Vazhdon dora kriminale qe dirigjon jo vetem drejtesine por edhe politiken, nuk ka qetesi ne kete vend me 2b dhe 2 m