Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme krijimin e bazës të të dhënave shtetërore të Shërbimit Noterial Shqiptar, të quajtur Regjistri Noterial Shqiptar (RNSH).
Sipas vendimit, RNSH-ja përmban të dhënat e akteve dhe veprimeve noteriale; të dhënat e testamenteve; të dhënat e dëshmive të trashëgimisë; dokumentet e skanuara të akteve dhe veprimeve noteriale; të dhënat për palët, individë dhe subjekte; informacione të tjera plotësuese për procese të punës së noterëve; të dhëna referencare për ndërveprimin dhe baza të dhënash të tjera; të dhëna referencare për komunikimin ndërmjet noterëve, dhomave dhe aktorëve të tjerë; të dhënat e raporteve dhe statistika.
Sipas këtij vendimi përbërësit e arkitekturës softëare dhe hardëare të sistemit miratohen nga Autoriteti Rregullator Koordinues. Të dhënat që përmban sistemi ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, ku të dhëna parësore konsiderohen të dhënat e mbledhura në kohë reale nga RNSH-ja dhe që kanë të bëjnë me, regjistrin e akteve dhe veprimeve noteriale; regjistrin e testamenteve; regjistrin e dëshmive të trashëgimisë; dokumentet e skanuara të akteve dhe veprimeve noteriale; të dhënat për palët, individë dhe subjekte; kërkesat dhe miratimin për modifikimin e akteve dhe veprimeve noteriale; kërkesat dhe miratimin për lëshimin e dëshmive të trashëgimisë.
Ndërsa të dhëna dytësore konsiderohen të dhënat që kanë të bëjnë me të dhëna referencare të Gjendjes Civile, si nr.personal, emri, mbiemri, atësia, vendlindja, datëlindja, gjinia, bashkia/komuna, adresa; të dhëna referencare të QKR-së, si përfaqësuesi, roli i përfaqësuesit, emri i subjektit, tipi i subjektit, NIPT-i, bashkia/komuna, adresa, shteti; të dhëna referencare për ndërveprimin dhe baza të dhënash të tjera.
Subjektet përgjegjëse të RNSH-së janë, institucioni administrues i sistemit dhe i bazave të të dhënave të tjera është Ministria e Drejtësisë; institucioni, palë e interesuar dhe përgjegjëse në proceset e noterisë, është Dhoma Kombëtare e Noterisë. Sipas vendimit dhënës të informacionit janë noterët; Ministria e Drejtësisë; palët, individë dhe subjekte (fizike dhe juridike).
Ndërsa subjekte të interesuara janë, Ministria e Financave; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave; Policia e Shtetit, Prokuroria apo agjenci të tjera të hetimit; Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive; çdo subjekt tjetër i përcaktuar shprehimisht me vendim të Këshillit të Ministrave. Përsa i përket nivelit të aksesit në sistemin dhe bazën e të dhënave të RNSH-së, noterët kanë të drejtë leximi vetëm mbi të dhënat e tyre për regjistrat e akteve, veprimeve, testamenteve dhe të dëshmive të trashëgimisë si dhe të dhëna të tjera dytësore apo të dhëna referencare; Noterët kanë të drejtë leximi në regjistrat publikë, si në regjistrin e akteve të revokuara, regjistrin e dëshmive të trashëgimisë etj; kanë të drejtë leximi, shkrimi dhe modifikimi mbi të dhënat e të gjithë individëve dhe subjekteve; Noterët gjithashtu kanë drejtë shkrimi/modifikimi ose anulimi vetëm për aktet/veprimet që nuk janë arkivuar.
Ndërsa, Dhoma Kombëtare e Noterisë ka të drejtë leximi për raporte përmbledhëse të të gjithë noterëve; ka të drejtë leximi në listën e regjistrit të testamenteve dhe nuk ka të drejtë për të parë dokumentin dhe tekstin e testamentit. Dhoma shikon vetëm lëshimin ose jo të testamentit nga noteri për testamentshkruesin; Gjithashtu Dhoma Kombëtare e Noterisë ka të drejtë leximi në regjistrin e dëshmive të trashëgimisë. Dhoma Kombëtare e Noterisë ka të drejta leximi edhe në të dhënat dytësore për komunikim ose miratim të kërkesave të noterëve në procese aprovuese të ndryshme. Ndërsa, Ministria e Drejtësisë ka të drejta të plota administrative mbi baza të dhënash të tjera dhe sistemin në rolet, administrator; raportues; auditues; zhvillues. Subjektet e tjera, mund të kenë akses në nivelin raportues apo statistikor, për të monitoruar apo raportuar mbi veprimet noteriale.
Sipas vendimit, ndërveprimi me bazat e tjera të të dhënave shtetërore, proceset elektronike të punës në baza të dhënash të tjera të Shërbimit Noterial Shqiptar, RNSH, si dhe procedurat përkatëse përcaktohen me urdhër të ministrit të Drejtësisë, në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”.ATA

Humbje e privatesise per shqiptaret.
Ne nje vend ku korrupsioni ne drejtesi ka arritur nivelet me te larta, ky veprim eshte shkelje e hapur e privatesise se shqiptareve.
Vetem kur korrupsioni te ishte zhdukur, mund te diskutohej per keto veprime.
TURP!
Me kete u thone bizneseve mos shkoni te Noteri ,i thone informalitetit te dominoje pasi gjasat qe te abuzohet me keto te dhena jane shume me te medha .Te shohim a do te kerkojne institucionet formalizimin e mardhenieve juridike me akte noteriale apo do vazhdojne te bejne si deri me tash me politika qe shmangin aktet noteriale dhe pastaj bejne “Trasperence’ edhe me ato qe jane teper private ne gjithe boten .Shteti ka mekanizma te tjera qe lufton pastrimin e parave , evazioni fiskal , fiktivitetin ne ekonomi , etj dhe nuk meret me Noteret .Ai duhet te merret me Noteret ne kriteret e licensimit apo menyres si rekrutohen noteret e behen pjese e sistemit , menyren e ushtrimit te aktivitetit dhe ndeshkueshmerine e tyre kur nuk zbatojne ligjin dhe jo ne kete lloj filozofie .Gjate gjithe periudhes 20 vjecare te Noterise qe nga momenti i daljes se ligjit per Noterine ne vitin 1994 e deri me tash , cdo minister e ka trajtuar Noterine si thesarin e tij , ka bere ci i eshte dashur deri sa u katandis si kioskat e farmacisteve Po perse e filloni me Noterin , fillojeni me detyrimin qe trasaksionet te behen te rruge bankare dhe me akte noteria me menyre qe edhe bankat kur trasferoje apo kryejne levizje monetare te kene detyrimin e njejte me Noterien .Perse i pranoni Bilencet e shoqerive tregtare apo me gjere per levizje te medha pa u jistifikuar me akte noteriale ,Perse nuk detyroni Z.R.P.P te jete ne te njejtin nivel trasparece me Noterin dhe te kete te njejtat detyrime raportimi si edhe Noteri . Perse nuk ndeshkoni Nepunesit e administrates kur anashakojne raportime te Notereve , neglizhojne dhe quajne pune te perfunduar ndeshkimin e notereve .
. Le te mbyllin te gjitha institucionet qe merren me tatimet , pastrimin e parave dhe le ti kthejne edhe keto ne zyra noetriale dhe ja shpetuan i beme zap te gjithe .Ideja ime eshte qe nuk duhet te abuzohet me kete qe kjo lloj transparence duhet te jete per cdo institucion duke filluar nga ZRPP. ALUIZNI TATIMET,QKR , BANKA e plot institucione te tjera qe bejne mirefunksionin e shteteit dhe jo vetem Noteret per tu lene ketyre dopjo gjashten e matane behet kerdia.
Lajm i mire;gur themeli ne funksionimin e nje shteti normal.