Inxhienierët në Britaninë e Madhe kanë menduar të krijojnë një robot që mund të tërheqë mostrat e gurit në Mars, në mënyrë që ata të mund të dërgohen në Tokë për studim.
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) po lëshon kontrata, për të dhënë detaje për të gjithë teknologjinë e nevojshme, ndaj asaj që do të jetë një risi në bashkëpunimin me SHBA.
ESA dhe NASA pritet të dërgojnë robotin që do të mundësojë marrjen e mostrave të gurit në Planetin e Kuq në vitin 2026.
Roboti do të ketë një peshë prej 130 kg dhe do t’i duhet të mbulojë distanca të mëdha, duke përdorur një shkallë të lartë autonomie.
s.a/dita
