Krijohet veshi i parë artificial

anazapta

Krijohet në laborator veshi i parë artificial, për të cilin janë përdorur qeliza staminale nga embrionet e minjve. Qelizat janë përdorur për të ndërtuar pjesën e brendshme të veshit, ku gjendet sistemi që rregullon ekuilibrin, një lloj aparati, i cili përkthen tingujt për neuronet.

Eksperimenti i suksesshëm u krye në universitetin e Indianës, SHBA dhe rezultati u publikua në revistën “Nature”. Ky hap i ri do të ndihmojë që neurologët të kuptojnë më mirë problemet që lidhen me ekuilibrin dhe të zhvillojnë terapi të reja kundër humbjes së dëgjimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *