Nga Shyqyri Dade
Botuar në DITA
– Dritarja e makinës që ecte me shpejtësi përpara nesh u hap dhe një qese fluturoi e u përplas në xhamin tonë të përparmë. Për disa sekonda qëndroi aty duke na kufizuar pamjen dhe më pas vendosi të largohej duke lodruar.
– Nuk mund të them sa ishte ora, kur krejt papritur, fare pranë Bashkisë shpërtheu një zë i fortë, pak vajtues, i zgjatur, melankolik, “tërheqës” dhe “i ëmbël” në një gjuhë të huaj dhe të pakuptueshme. Shushatja disa sekondëshe të kalon menjëherë, sepse tanimë je mësuar me zërin e lartë të playlist-ës, që pronari i barit të boshatisur poshtë shtëpisë tënde, ia ka besuar kamerierit të buzëqeshur mëngjarash, qethur sipas modelit të fundit.
– E kuqja vezulloi në kryqëzim dhe gjindja u sul të kapte kohën, boritë kundërshtuese të makinave që kishin rradhën të kalonin, ankoheshin e çirreshin të pashpresa.
– Duke rrotulluar telekomandën nëpër duar dhe kaluar listën e kanaleve, prezantuesja sapo njoftoi se një atentat dhe një grabitje e rëndë kishin pasuar njëra-tjetrën. Qëndrimi serioz dhe toni asnjanës i saj, i mësuar me të tilla njoftime, pothuaj të përditshme, të krijonte ndjesinë se asgjë e re nuk kishte ndodhur dhe se duhej kaluar rutinë në një kanal tjetër. Por ajo me shpejtësi vazhdon njoftimin: “Kemi ftuar në studio ekspertin filan”.
Eksperti filan, sikur të kishte mbirë që nga mbrapa televizorit, u paraqit me një përkulje të lehtë. Duke kuptuar rëndësinë e çështjes për të cilën ishte thirrur dhe duke dashur që të ishte sa më i dobishëm në përgjigjet dhe mesazhet që do të jepte, mori qëndrim, u drejtua dhe në esencë tha: “Zgjidhja është fare e thjeshtë dhe e lehtë. Duhet të armatosim të gjithë banorët e vendit. Ata duhet të mbrojnë veten, familjen dhe pronën e tyre”.
– Nxënësit të mësuar me zhurmën në klasë dhe për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin, ulërinin. Mësuesja e mësuar me këtë klasë vibrante, po kalonte bankë më bankë, duke zbatuar metodën e punës kokë më kokë.
– Dy mësues të rinj, krenarë për forcën e tyre dhe përgatitjen në artet marciale, e shtrinë prezantimin e performancës edhe në trotuar. I ziu trotuar, si dëshmitar i shumë ngjarjeve të zhvilluara pikërisht në kurrizin e tij, e regjistroi edhe dyluftimin e drejtë, të denjë dhe të ndershëm të dy mësuesve, të cilët mezi lejuan që në zënkën e tyre të ndërhynin edhe disa persona të tjerë, për ta kriposur e shtuar lezetin e sherrit.
– Plehrat e hedhura çapraz rreth e qark, e bënin akoma më heroik kazanin e djegur përgjysmë. Megjithë sulmet dhe goditjet që herë pas here i vinin nga distanca, ai përsëri qëndronte aty, në këmbë, i kërrusur pak, por këmbëngulës dhe vetëmohues. I plagosur rëndë ai mundohej të mbahej, duke pritur ndihmën që mesa dukej nuk do të vinte.
– Droga e kapur për herë të pestë në kontejnerin me banane nuk habit më asnjeri. As ata që e kapin dhe as vetë ata që e kanë paguar e porositur. Opinionin jo e jo. Punë droge ka përditë. Me kontejner, me avion, me skaf, me çanta, pa çanta. Varja. Por në këtë rutinë të kapjeve, dashur pa dashur një ndjenjë respekti të ngjitet si pa kuptuar për dërguesin, dora vetë. Ai me besnikëri të pakrahasueshme, vazhdon të dërgojë sasi të tjera droge, deri sa kontrata e nënshkruar me blerësin, të plotësohet.
– “Kriminel, vrasës, tigër, elefant, mafiozë, përfitues, shpifës, çirak, usta, lëri dënglat, je akoma në pelena, po haje hallvë, veting penal për ata që vrasin, ke bythë, s’ke bythë, tango politike, rrumpallë parlamentare, Baftjar, mos bëj të fortin, bosa, të kanë mbajtur në krah, ti, ty, se ti, se ty, vrasës, kriminelë, kriminelët, budalla…” Dhe shumë epitete të tjera të dala nga portrete me këmisha të bardha, me kollare, me xhaketa, të skuqur deri tek veshët, në një përplasje vendimtare për t’i mbyllur njëherë e mirë hesapet me kundërshtarët, përpara se të përplasen përsëri në seancën e radhës….
——–
Dalja nga një sistem tjetër dhe hyrja në këtë sistem, nuk nënkupton automatikisht moszbatimin e tërësisë së normave shoqërore. Fjala e lirë, liria veprimit, liria në përgjithësi, është një fitore e patjetërsueshme, në radhë të parë për individin dhe në radhë të dytë për shoqërinë.
Por keqpërdorimi i lirisë në mënyrë individuale, ose në grup, prek lirinë e dikujt tjetër. Në mënyrë që të mbrohet liria e kujtdo, shoqëria nëpërmjet përfaqësimit vendos kode, norma, ligje. Ngre institucione mbrojtëse, institucione që punojnë për të mos lejuar, penguar, korrigjuar dhe dënuar të gjithë ata që shkelin ligjet.
Njerëzit e të gjitha niveleve, duhet të zbatojnë edhe disa norma të cilat nganjëherë, nuk përfshihen në legjislacion, janë të pashkruara dhe varen nga një sërë faktorësh. Faktorët mund të jenë të trashëguar, tradicionalë, krahinorë, dialektorë, kulturorë, arsimorë, ekonomikë, të ndikuar nga edukata familjare, shoqërore, rrethit shoqëror, grupit, mjedisit, kombëtare, etj, e këtu mund të rreshtosh edhe faktorë të tjerë.
Shpesh tërësia e këtyre faktorëve dhe normave shkrihen në një mënyrë të vetme dhe dallohen tek paraqitja e tyre, pra nxjerrja jashtë e tyre në mënyra të ndryshme tek njerëz të ndryshëm. Këtë rëndom e quajmë sjellje. Njeriu i sjellshëm, zbaton normat. I pasjellshëm, nuk zbaton normat, etj.
Por tani ka shumë nga ata të cilët mendojnë se shoqëria në të cilën jetojmë, duhet të jetë një shoqëri pa norma. Se është një shoqëri e lirë dhe se individi apo grupime të caktuara mund të sillen si të duan, edhe kur prekin interesin e pjesës tjetër të shoqërisë.
A të detyron kush të thuash: – Faleminderit. Jo. Kjo fjalë del vetvetiu kur më parë është kryer një veprim i cili të favorizon, apo të pëlqen. Ka njerëz që nuk e njohin këtë fjalë. Dhe nuk njohin edhe shumë veprime të tjera. Do të ishte një gjë e mirë nëse do të mbeteshim thjesht në mungesën e mirënjohjes dhe të falënderimit për gjëra të vogla, se do të konsideroheshin si të padëmshme.
Por shoqëria jonë në këto tridhjetë vite dhe sidomos një pjesë e saj, krahas shndërrimeve të mëdha që detyrimisht e përballin atë me situata dhe kapërcime të natyrshme, por edhe të panjohura më parë, është ndeshur me fenomenet negative që shpesh ndodhin dhe zhvillohen në kurriz të saj, duke e dëmtuar rëndë atë.
Nëse gjatë periudhës së socializmit u përpoqëm të krijonim njeriun e ri, term ky që nënkuptonte njeriun përfaqësues të moralit komunist, në këto vite krahas njeriut të lirë, me norma, të ndershëm, zbatues të ligjit, krijuam edhe njeriun që me sjelljen e tij dëmton shoqërinë. Krijuam njeriun antisocial. Njeriu antisocial kalon deri aty, sa kjo vijë sjellje i kthehet në fiksim, në një çrregullim mendor.
Në kushtet e Shqipërisë, njeriu antisocial është kthyer në një dukuri. Me të ne ndeshemi përditë. I kemi para syve. Njihemi përditë me veprimet, bëmat, ngjarjet. Njeriu antisocial tani po arrin deri aty sa të na imponojë mënyrën e jetesës, mënyrën e të menduarit e të vepruarit.
“Të gjeti gjë ty se u shkatërruan ndërmarrjet, se u vodh prona shtetërore dhe ajo private? Çfarë ke që qahesh se po vjedhin? Ta futi njeri dorën në xhep ty? E pe filonin? Çun i shkathët. Çun me lek. Ka bo lek. Po vari trapin le t’boj pak burg. – Jepi noj lek atij, mos t’fut n’administratë. O ven me lek…” E plot, e plot, koncepte e mendime të kësaj natyre.
Ata që dogjën, vodhën, plaçkitën, bënë lekë, morën e dhanë rryshfet, përfituan, zhgrapën, zunë hapësirat private e publike, vranë e prenë, shfrytëzuan postet, u pasuruan pa bërë biznes e punë të ndershme, bënë të fortin, etj, shihen sot nga një pjesë e shoqërisë apo një pjesë e të rinjve si modele që kanë patur sukses në jetë.
Ne nuk na mungojnë ligjet dhe institucionet. Ligjet nuk zbatohen dhe institucionet janë të dobëta. Qeveria e kap lepurin me qerre. Është një shprehje e vjetër që tregon se kur është vullneti i duhur nga institucionet qeveritare, gjërat mund të vendosen në vendin e duhur. Por kjo shprehje nuk qëndron në rastin tonë kur qerrja është lepur.
Dhe në këtë mënyrë kemi dy lepuj, të cilët duhet t’i kapi dikush, t’i ndëshkojë, apo t’i korrigjojë, sipas shkalles së sjelljes antisociale.
Nëse qeveria thotë për kriminelët hëngshin kokën e njëri-tjetrit. Apo nëse thotë se është e drejta e kujtdo që të largohet nga vendi dhe sidomos kur është rasti për të rinjtë e këtij vendi atëherë institucionet janë jo vetëm të dobëta, por edhe jo serioze e jo të përgjegjshme. Ato e kanë humbur besimin e asaj pjese pozitive e të shëndoshë të shoqërisë që ne po i quajmë njerëz me norma.
Njeriu antisocial është sot në të gjitha nivelet. Është në fshat dhe në qytet. Është në rrugë dhe në semafor. Është në shkolla e fakultete. Është në biznes e në administratë. Është nëpër partira e në Kuvend. Është kudo. A është tashmë shumicë? Të shpresojmë që jo!
Keni pare ju ndonje Hajdut 1 meter e 50 centimeter ???
JO.
E po thame shyqyr
qe doli nje ze i ndryshem
dhe e lexuam pa fryme kete artikull
por na zhgenjeu, artikull i tipit
URA E PSHERETIMAVE
,
ANTISOCJALIN nuk e krijuam ne por na i sollen peshqesh..
.
Keto lot që po derdh autori sot i kam derdhur qysh ne 1992 në mitingun e madh në përmbyllje votimesh dhe të një greve të pakuptimtë me bllokime rrugësh të punëtorëve të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit (17 mars 1992), oratorët, përfshirë zotin ambasador Rajerson, flisnin për shkatërrime makinerish dhe repartesh, sepse ato ishin ndërtuar nga “komunistët qe nuk dukej aspak si diplomat por TURBO-ANTISOCJAL
.Ai shprehej duke klithur: Komunistët janë kafshë, qenër, gjarpërinj, tigra, gomerë, të pabesë, vrasës gjakftohtë, pa moral be me e keqja ishte se kishte kryekafshen e Viqidolit Sali dhe gjarperin Azem Hajdari ect
————————–
Pas 25 vjetesh Lul Basha (porno-perndimori) Ylli ne Qitje i Arvi Ziut behet KRYE-ANTISOCJALI
duke nxjerre keto shprehje te denja per filma horror
Doni luftë, luftë do të ketë.
Shpojuani gomat e makinës
, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë.
Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat.
Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak.
Populli nuk mund të durojë më. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, edhe durimit tonë. . Për çdo padrejtësi goditini me grusht, ”, tha Basha.
Pra zoti Shyqyri i solla keto shembuj per te treguar se keto ANTI-SOCJALE i kemi peshqesh nga Junta Ambasdoriale e instaluar ne Shqiperi qe kur Rayesoni jep kushtrim bandes Biberishiste per prishje makinerish komuniste me gjarperinjte e tij komunniste Sali Biberaj dhe Azem Hajgarja.pas prapanice
.
Shohim sot.. se dhe trahana-ngrenesja Kim here fshehur dhe here hapur eshte e betuar te beje realtet profecine e Arvi Ziut per te bere K/M Turbo Antisocjalin Basha me “universitet” qe ja ka kaluar dhe usatait Rayerson njerkut te Salihorrit.
Keq ardhje Shyqyri.
.jeni bere dhe ju per ritualin e trahanase Permetit
me kanakaren e Lulit Krye-antisocjalin kampion te Pd dhe gjithe Vilajetit te Tiranes
Jo jo je tu i ra n’qaf kot se s’ke prova as per Berishen as per Lulin ! Njeriu antisocial erdhi nga pylli, ishte atje dhe zbriti n’Paskuqan! Prova qe e solli Dikushi s’ka as ktu n’Tiron as n’Vashington!
Per mendimin tim gabimi i madh juaji eshte qe njeriun e sotem antisocial ju e shihni si produkt te vetem ketyre 30 vjeteve. Ne Shqiperi, edhe pse emri i sistemit te qemotit, mund te sugjeroje te kunderten, nuk egzistonte njeriu SOCIAL, sepse nuk mund te mendohet qe nje shoqeri e mbushur me qenie sociale, papritmas degjeneron ne nje shoqeri te mbushur me qenie ANTISOCIALE. Pervec kesaj ata qe qendrojne urte nga frika nuk jane patjeter te urte.Ata qe, thoni juve, dogjen e shkaterruan, nuk ishin kalamaj, perkundrazi te gjithe ishin adulte qe kishin lindur dhe ishin rritur ne “Sistemin e qenieve Sociale”, pra si dogjen e shkaterruan sa munden keto qenie te mrekullueshme “sociale”? Me tej keta te rinjt e sotem jane te gjithe bij e bija te rritur nga prinder qe ishin lindur, rritur e edukuar ne ate sistemin “social”. Si nuk qene ne gjendje keta prinder t’u injektonin femijeve te tyre “socialitetin” qe kishin aq shume te kultivuar vete?
Te konstatosh, eshte nje gje, te analizosh e te gjesh shkaqet e asaj qe konstaton eshte krejt tjeter, e pastaj te japesh zgjidhje per ato probleme qe konstaton, eshte nje nivel tjeter edhe me i larte. E kuptoj qe nje njeri i vetem nuk mund te pretendoje te sjelle ndryshime rrenjesore ne kete lloj anarshie qe lejohet e stimulohet nga ata qe kane pushtet e para, por ama ndonje sugjerim se si psh mund te kthejme mbrapsht procesin e antisocialitetit edhe mund te jepet, neqoftese ke mundesi, sigurisht. Nejse une nuk po dua te harxhoj fjale me shume se keni harxhuar ju, por nese me te vertete desheroni te kultivoni “socialitet” ne Shqiperi, he per he konsideroheni si nje utopi nga ato te Marksit. Zaten, shqiptaret jane mesuar te besojne neper utopira, prandaj dhe jemi katandisur ne kombin me karagjoz te Europes me kryeministra qe kur nuk kane qene bixhozcinj kane qene pijanece, kur nuk kane qene pijanece kane qene maniake mbas pushtetit, dhe ndonjeri se fundi pervec ketij cenit te fundit eshte edhe egzbicionist qe kujton se duke varur copa letrash me ngjyra neper muret e Zyres se vet ne Kryeministri eshte gjeniu i rradhes ne historine fatkeqe te shqiptareve.
1000% dakord me @qytetarin objektiv! Jo thjesht per solidaritet opinioni, por se të konstatosh, siç ben zoti Dade, eshte kollaj, por jo dhe aq që në ato konstatime të jesh edhe objektiv.
“Njeriu i Ri” i “socializmit kreativ” enverist, ishte thjesht nje mjet propogandistik, Imponohej të tregonte se do ndryshonte çdo gje, se çdo gje do fillohej nga e para dhe në fund, sidomos në sensin edukativ, në kontekstin më të gjere të kesaj fjale, do krijohej dhe “Njeriu i Ri” socialist, a thua se do te krijohej keshtu delja “Dolli” në laborator.. Ketu filloi e keqja. Ai regjim kerkroi, si çdo gje, edhe edukimin ta bente jo në menyre të natyrshme dhe në perputhje me njeriun që siç dihet eshte nje qenie humane mjaft komplekse dhe kurresesi jo robotike. Per më teper, edhe nese kishte qellimin e mire qe e dyshoj shume, prapseprape kete edukim kerkoi ta bente me imponim: Të të mesonte si të visheshe, ç’të lexoje, kë veper arti të pelqeje, me kë të shoqeroheshe, dashuroheshe apo martoheshe, cilin profesion të zgjidhje apo ne cilen shkolle te shkoje, cili do të ishte vend-banimi, etj etj, dhe më kryesoret ato që për njeriun jane si t’u shkulesh shpirtin: Heqja e te drejtes mbi pronen dhe të drejten e besimit fetar. Pra nje mungesë totale e lirise, që për njeriun eshte e njejte si frymemarrja. Keto me shembjen e sistemit, mu per shkaqet e veta, sollen si pasoje edhe feneomenet aspak normale të mbas ’90-tës dhe që padyshim u shfrytezuan poshterisht nga klasa politike qe u hodh në treg për të administuar shoqerine postkomuniste. Tashme nuk ka njeri që nuk i ka pare dhe perjetuar ato skena, sidomos shkaterrimet e prones së trasheguar me qellim pervetesimin e saj nga çakenjte e politikes dhe pasuesit e tyre, si dhe zaptimin e prones se tjetrit me pasoja te renda demografike dhe ambjentale me te ahstuquajturen”Toke e xanun”.
Sigurisht që në familjet me taban, pra historikisht dhe gjenetikisht të qyteteruara e kultivuara, brenda mureve të shtepise, me kujdes, po per ato arsye represive qe numeruam, jepej edukate tjeter. Dhe sigurisht nga ato shtresa mbas ndryshimit te sistemit, me perjashtime të rralla, u manifestua qytetari dhe kjo vazhdon ende dhe sot e gjithe diten. Autori i shkrimit pyet nëse kjo mase perben shumicen, ose ndryshe “antisocialja” perben pakicen. Une them se po, mase e shendoshe qytetare, jo vetem perben shumicen, por kjo ushtron trysni mbi pjesen tjeter sa here i jepet mundesia, për të stigmatizuar të keqen dhe kete e ben jo duke iu imponuar “antisocialit”, por më shume me shembullin e vet, kudo, në komunitet (pallat, komshillëk, pune, shkolle, rruge etj etj). Nëse nuk do ishte keshtu “gjirizi” do kishte shperthyer në rruge dhe do të qelbte dynjane. Por pavaresisht shqetesimit real, dhe mire bejem qe e evidentojme, nuk duhet të bejme gjithmone kritizerin dhe nihilistin, sepse edhe sikur të ndodhte që pakica të tentonte të behej shumice, per ta perballur nuk mund të mos marrim në konsiderate që institucionte ligj-zbatuese, edhe pse te brishta (edhe ato nga ne përbehen), gjithsesi një rol pozitiv ne rritje e kane, per të mos thene se në disa aspekte jane edhe detirminues. Gjithsesi për derisa themi që jemi ende në tranzicion, bile të zgjatur, dhe se kemi nje demokraci hibride, keto fenomene do te shfaqen, por gjithsesi vit pas viti do vijne duke u zbutur, por kurre nuk do të zhduken. Jane tek ne jane dhe kudo gjetke. Ndryshimi eshte vetem tek masa e shfaqies se tyre në kohe..
O Bureto
Po pse mo Enveri ju tha ketyre te pas 90 shkoni vidhni pronen e tjetrit?
Enveri nuk e donte fare pronen private.
Objektivo
Anti-Sociali i pare, me firme dhe me mandat Saleh Plehu
I dyti Azemi qe hongri hajdarin.
Keta ju pelqyen juve. Vete i zgjodhet. Ju i bete keta Anti-Social me pushtet.
Mire mandatin e pare jua dergoi Enveri.
Po tani kete Nevojtoren, Enveri jua dergoi?
Lomo, me fal po ik e futi noi dopio ne nja dy kokkra kumlla shenjine per meze ne mos u merr me sporte te ronda. Boji te fala nondajes.
Shume thelle te qenka futur Objektivi o qytetar.
E ke kaluar pertej 30 vjeteve
Akoma merreni me utopine socialiste.
Me te meta mendore jeni, apo si?
Ne fakt me te meta jeni, po hajde, sa per tjua kujtuar
Aaa sa qef, te paskan dhene liridalje sot nga cmendina miri? Te beri mami petulla?
Zoti Shyqyri Dade na krijoi nje mundesi per te mare pjese ne ckembimin e mendimeve per ta dobesuar, pakesuar sa me shume qe te jete e mundur kete fenomen negativ me pasoja te renda.
Po ti sqaronte te gjitha aspektet e ketij problemi do duhej te shkruante nje liber te tere.
Kjo platform e gazetes dita po krijon mundesine qe qytetaret objektive ti pasurojne, plotesojne, te thellohen me shume per te gjetur nje zgjidhje te pranushme.
Nuk ka zgjidhje perfundimatare. Pse?
Sepse te gjithe elementet qe i gjenerojne keto shfaqje te shumtuara e kane renjen ne konceptime te gabuara qe jane futur ne mendjen e njeriut qe i vogel.
Ketu mund te permend besimin e verber ne interesin personal, qe i bejne mjaft njerez te mendojne se nuk kane rruge tjeter si te veprojne.
Ky eshte nje vetemashtrim i permasave te medha, qe con ne shkaterrimin e shoqerise dhe te tyren.
Ne embrionin e tij eshte lufta per egzistence qe orientohet shtrenmber, qe shikon vetem se cfare do fitoje njeriu dhe besimin e tij se ai eshte ne gjendje ta manipuloje opinionin publik.
Kur i del boja ketyre tipave ato lozin rolin e fatkeqit, gjyhnatari, viktimest, ne emer te padrejtesive qe shoqeria apo sistemi i ka bere atyre.
Nje problem, sic e mendoj une, eshte se nje komponente e interesit personal, le te themi 10%, eshte e lidhur ngushte me interesin e pergjithshem te shoqerise.
Kjo komponente sinjalizon, pjesen 90% te interesit, se ajo po e kalon masen dhe po shdrohet nga nje instrument mbrojte te individit ne nje arme kundra vehtvehtes.
“He per he konsideroheni si nje utopi nga ato te Marksit”.
He me te lumte e gjete zgjidhjen.
Zgjidhje me objektivitet.
Shyqyri Dade e ka nxjerre ne pah shume qarte simptomat e kesaj “semundje, cregullim mendor” qe mund ta perfetyrojme si rezultat i perhapjes te virusit “korona.antisociale”
Ky virus mund te shtohet ne menyre eksponenciale ne kushtet kur ligjet nuk zbatohen apo nuk interpretohen drejte.
Ky virus eshte si nje droge qe e trullos trurin te infektuarve, i ben te besojne se veprimparia e tyre eshte e pranushme,normale.
Bile mund te arrijne deri atje sa te thone se pa instrumentin e shperblimit te punes” te atij qe te hap portat per te marre ate qe desheron” asnje problem nuk mund te zgjidhet. Pra e kthejne korrupsionin si nje “domosdoshmeri objektive” per te zgjidhur cdo lloj problemi.
Si mund te zgjidhet?
Duke formuluar ligje qe nuk lene porta te hapura per keq interpretime. Pra “ligji eshte ligj”, zbatohet, nuk manipulohet.
Si lexus i kesaj gazete mirepres artikuj te kesaj natyre, faleminderit.
Ja sa te hedhim ato dy satelitat, do terezitet njerezia, do ti kontrolloj poturja i Surelit nga celulari te gjitha.
Se mos ka brire paaftesia.
Ja keto sajon mendja e te marrit, kontroll Shqiperise nga celulari se zhvillim normal nuk eshte ne gjendje te kryej
Qetesoju o Nuk eshte vetem Rama fajtori per gjithcka ne Shqiperi! Qetesoju! Shpirti i Shqiptarit eshte mbushur me urrejtje! Nuk eshte mire! Te gryen perbrenda si ZHejin dhe tosin bashke me Andin dhe te tjere trekendsha te ngjashem! Merr me sportivitet edhe Saliun me Bashen por edhe liken!
A eshte tashme shumice? Te shpresojme qe jo…
SHUMICE ESHTE O ZOTNI SHUMICE.
NE PO NA KAFSHON GOMARI, TI THUA MBASE JAM NE ENDERR
Është projekti allbania uropiane, histori suksesi
Antisociali në fakt është shumicë në këtë vend. Edhe në jetë edhe në rrjetet sociali.
Anti-Socialin e krijoi ai qe e zhveshi njeriun nga gjithcka e tija, Enveri. Tani po paguajme faturen me interesa.
Z.Shyqyri Dade: Këto leksione të mira duhet të ishin bërë për çdo ditë që pas 90-tës në çdo institucion:Kopësht,Shkollë,Lagje,Fshat,Rini,Parti,Grua..etj.Tashmë e ka marrë fetra uratën.Shoqëria është përçarë në Partiçka që dëgjohet vetëm njëshi,i cili mund ti çoi në L3B,Siç kërkon Sb
-LIRIA DEMOKRACIA u kuptua & zbatua në mënyrë spontane,Dashakeqe,Kriminale-Më vjen keq që ju nuk flisni TROÇ,nuk nxirrni EMRA.Ata janë konkret.
-Në barrën e “druve të zjarrit”, që në fillim u fut shkrepsja për të djegur vëndin sipas porosive agjenturore.Teoria për të shkatërruarë çdo gjë komuniste të 45 viteve u zbatua në praktikë nga S.Berisha,A.Hajdari e G.Pashko,etj,si në asnjë vënd tjetër në botë.Kështu,Pasuria e popullit mbi 350 mild.$ u vodh,Plaçkit,Shit,Tjetërsua..deri te firmat piramidale duke e lënë popullin pa brekë në prapanicë.Dhe të gjitha këtë u bënë nën drejtimin e një PERSONAZHI FAMKEQ,Sb që nga pas i shkonte Biberoviç-Elezoviç-Rayrsoni.. !
-Ndonse nën sundimin e tij janë vrarë mbi 20.000 njërz,Ai nuk do tja dijë për asgjë.Përfshi dhe Amerikën.
-Vëndi do shkoj akoma hapa pasë,Pasi tek ne nuk funksionon DREJTËSIA e kapur prej Sb që në 1992.
-Dhe fatkeqsia qëndron se konfliktuali,Hajduti,Vrasësi Sb..kërkon të vijë përsëri në pushtet,Duke i nxjerr kockat nga varri edhe të vdekurve,Sikur ja bëri Enver Hoxhës.
-Zoti e shpëtoftë Shqipërinë.
-FLM DITA,SH.DADE
O Ethem, po si mbete tere jeten idiot? Po si nuk mesove nje gje te re , po vec vertitesh si pllake e thyer gramafoni? Debil! O po te qifsha Enver Hoxhen me gjithe juve qe ju ka mbet sahati ne kohen e malukatit.
“Osh I shkathet dreqi!” Njeriu I ri demokrat berishist e konceptoi demokracine si Liria per te vjedhur pronen e tjetrit, pronen publike, dhe buxhetin e Shtetit ose Taxat publuke!
Bacteria e njeriut te ri eshte e jashtezakonshme!
Ashtu eshte, bacteria e njeriut te ri eshte mutacioni delta i njeriut te ri te meparshem.
“SHTIGJET E PASHKELURA” TE SHQIPERISE KALUAN NGA…
“Njeriu i ri” i Demotiranise në “ Njeriun faqezi” te Demokusarise apo Demosalise!
Nje perparim i vrullshem në theqafjen nga keq në edhe me keq se keq.
Eshte koha per tu zgjuar …
Nje analize e shkelqyer faktike me kambana jo vetem shoqerore, sociale e Z. Dade.
Or tej karaduz I Deges, kujt I ankohesh mor jaran se ne Kohen e demotiranise Enverit I ke ra botes pash e m’pash dhe punove ne fund ne fole pellumbash ne ATSH dhe ne Kohen e Demosalise bon palle ariu ne Amerike ?
.Ja qijsha nonen Enver Hoxhes qe ju mori ju kafshet soqiale te tropojes dhe ju pruri truma truma ne Tirane , qe I vute zjarrin atij vendi…thuej miletit sa mijra here e ke kenduar kete kenge te demotiranise sateme
Plot pese shekuj nana priti
Skenderbeut nji vella ia rriti
legjendar n’lufte e n’liri
Enver Hoxha emni i tij
gjysem shekulli kombin pate
lum si shqipja qe e pat djale
tan’ Shqipnia per ket emer
me dy sy e me nji zemer
u shkreh ne vaj, vaditi token
shpi per shpi e ne çdo voter
per ket’ vdekje t’burrit dheut
qau dhe shpata e Skenderbeut
TI JE MALKIM I VETVETES
LEH SHUME DHE KAFSHON TRURIN TEND PA LENDE BJEHIRI O MALLIM I VETVETES !
Ne fakt vargu i fundit eshte:
“Zuni ndryshk dhe shpata e Skenderbeut”
Shenjtori Shyqyri me disa qaramane komentues ku do permendja ate te “ nje qytetariobjektiv” jo vetem ja vene fajit popullit te keq shqiptar sot por dhe ai “objektivi” ja fut socialeve te koes Enverit.
.
Besoj se shkaku kryesor vjen nga PAPUNESIA sepse ne 1991-1992 sic thote dhe nje komentues me lart u prishen gjithe veprat “komuniste” ..Pasuria shteterore e shiteshme me gjithe armatimin ne 1991 llogaritej mbi 250 miljard dollare…ku shkoi Ju kujtohen shtepiat ne pallate qe u shiten te njerzit e thjeshte me letra me vlere qe shkuan nga 100% ne 5% e me rradhe..
.
Pse Njeriu I Zi Shkelzen Berisha shkaktari kryesor I Gerdecit,vjedhesi I miljarda dollarve te armatimit me Mediun e deri te Majko jane jashte dyerve te burgut ?
.
Le te me thote kushdo qofte nga keto komentuesit shenjtore te Dites apo nga kushdo minister te Ramutit apo Sali Kakes (kur ishte ne pushtet) Sa nafte,krom,baker nxirret per nje vit ( lexo per 30 vite) ne Shqiperi dhe sa para futet et shteti “antisocjaleve” te Dades…..E paperfilleshme..
.
.
Pra pas 1992:
A-u prishen gjithe uzinat dhe nderrmarjet se do vinte CEKU BARDHE I Saliut dhe gamor pashkos
B-Investimet e CEKBARDHEVE TE EURO-AMERIKES jane Zero
C U dhane ne koncesione rreth 90% e ndermarjeve prodhuese & sherbime etj
Pra thjesht Shqiperia po trajtohet nga Miqte Pordhendimore si vend I dores katert,me keq se kolonite klasike dhe njerzit si Farm Animals..
.
.
Me ndryshe…Puna e beri njeriun NJERI…PRA KALUAM NGA PARTIA E PUNES ENVERIT NE PARTINE E SUMES TE RAMBARISHMETKIMBASHMATHERFUCKERIT
Qe ne titull autori na ve para njeriun e ri te ketyre 30 viteve. Por pa dashur apo si vezhgues llogjik, terheq nje paralele me njeriun antisocial te para 30 viteve.
Me dy fjale: njeriu antisocial eshte njeriu qe perçmon njeriun. Kjo eshte diagnoze e nje te semuri me çrregullime te personalitetit antisocial.
Ne ate sistem, poshte ne masen e njerzve, njeriu antisocial ishte ai qe shkonte nga nje qytet ne tjetrin dhe deshmonte per nje person qe nuk e njihte fare. Njeriu anti social ishte ai qe hapte syte tek buka qe kishim mbeshtjelle me gazete, se mos kishim perdore edhe portretin e udheheqesit per amballazh. Njeriu antisocial ishte personi qe ngriti alibi dhe akuze ndaj meje sikur une kisha nderment me u arratise. ( Permenda fjalen person sepse po ta quaj kafshe, i rris vlerat. Kafsha nuk eshte as antinjeri, as antikafshe) Por kjo ishte fusha e ushtrimit te ligesise tyre. Hapsire tjeter nuk kishin. As per te vjedhur, xhvatur, grabitur, per te perdhunuar apo vrare tjetrin as qe behej fjale.
Sot, autori njeriun antisocial e sheh si nje dukuri shoqerore. Teorikisht, a ka mundesi kjo? Ka dhe nje spjegim. Njeriu antisocial vuan edhe delirin e madheshtise e te sundimit mbi te tjeret. Nje i semure i tille, i cili vuan nen konfliktin e pavetedishem te nevrozes te pushtetit, nese ka pak inteligjence arrin te behet i pushtetshem, sundues. Armet “llogjike” te tij jane genjeshtra, shpifja, manipulimi dhe kercenimi e dhuna per ata qe i behen pengese.
Nese realiteti social eshte kaq i semure, do te thote qe ne, ne keto 30 vite, kemi patur mbi krye njeriun antisocial, kemi patur “Psikopatet ne pushtet”. Me falni per etiketimin psikopatet ne pushtet, por permenda si homazh titullin e librit te Xhon Ronsonit, “PSIKOPATET NE PUSHTET”
Bravo PORDHE DIBRE,se i ke rene ne te!
Dukesh,qe nuk ha mut kot!
@Rebus, nuk kam asnje ngasje te brendshme me hy ne debat me persona qe nuk i njoh. Nje debat i tille, shpeshe ndertohet mbi shtysen egocentrike “kush je ti e kush jam une”, gje qe shpie, pa dashje ose si natyre, ne “lagjen” e njeriut antisocial. Ne kete rast po nderhyj sepse replika, per vete menyren se si eshte ndertuar, me prezantohet me emer e mbiemer, A.B. AB, bukur u ” hakmorre”…. Une kam qeshe, sapo e kuptova qe je ti. Tani qesh dhe ti. Jemi njerez de. Njerez njelloj e qe ùdhetojme ne detin e pandashem te marrezive e te mencurive tona te pretenduara.
Nje vend qe nuk prodhon asgje eshte i detyruar te dorzohet se do marre borxhe dhe do kaloje ne falimentim qe tashme ka ndodhur…ky eshte burimi I gjithe antisocjaleve por jo e keqja me e madhe..
.
Anti socjalet me te medhenj jane miqte tane qe nuk kane investuar nje kokerr leku per zhvillim ekonomie me klasa politike qe jane kthyer si Dildo per tja future atij populli INVESTIMI ME I MADH jane miljardat e Sorrosit per te nxire “kamunizmin” me OQIRAT dhe berishat me ramaxhinjte
.
Le te me kundershtoje kush ??
Enveri te vriste me ligj nese dilje kunder me propogande apo terrorizem por kurre nuk la njeri te vdiste ne rruge qofte dhe I perndjekur.
.
Eshte horror rasti I se ndjeres Sofie Qendro ne Durres qe e vrau shteti Berishes me permbaruesit e ca firmave te tropojes dhe PS merrej me pastrimin e kolltukeve te zyrave.
Njihunu me nje vrasje nga shteti i Berishes dhe indiferenca e Rames:
DURRËS, gusht-tetor 2013 (ditet e fundit te mortjes berishe ne pushtet dhe kolltukizimi Rames)
Ajo vdiq dje, më 5 tetor 2013 nga mjerimi rrëqethës i ekspozuar në qendrën administrative të qytetit turistik. E ndjera Sofi Qendro ishte 86 vjeç, një nga viktimat e nxjerra nga banesa me përdhunën e ligjit për rikthimin e shtëpive ish-pronarëve. “Dyrrah”-u po boton tri shkrime të gazetarëve të njohur durrsakë Klodiana Haxhiaj, Vali Qyrfyçi dhe Gjergj Thanasi që hedhin dritë mbi ngjarjen e trishtuar.
Qysh më 30 shtator 2013 paralajmërohej: “A ka shpresë për Llazin dhe tezen e tij 86-vjeçare? Vështirë! Shoqëria shqiptare karakterizohet nga një hipokrizi e skajshme dhe cinizëm i pafund.
Nja tre vjet më parë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe disa media të njohura sulmuan ashpër Bashkinë e Durrësit dhe të Tiranës për barbarinë e treguar në vrasjen e qenve rrugaçë. Të tilla OJF nxituan të aplikojnë pranë ambasadave të huaja për fonde për ndërtim stela qensh komunalë të paktën në qytetet kryesore të Shqipërisë.
Lavdi zotit qentë e rrugëve në Durrës sot janë shëndoshë e mirë dhe shëtisin me tufa edhe në qendër të qytetit, madje në të njëjtën lulishte, ku “banojnë” dy të mjerët personazhe të shkrimit tonë. Qentë në këtë rast gëzojnë të njëjtin standard me dy qenie njerëzore!”
Gruaja e pastrehë vdes në lulishte
Lëmoshat e dhëna nga qytetarët nuk e shpëtuan nga ferri 87-vjeçaren Sofie Qendro, e cila së bashku me nipin e saj 67-vjeçar prej 6 javësh kaluan ditët dhe netët ashtu kruspull në një stol para Bashkisë së Durrësit. I ftohti i ditëve të fundit çoi drejt vdekjes të moshuarën, e cila dje mbërriti në gjendje kome në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.
As lokalët dhe as biznesmenët e këtij qyteti nuk e vunë dorën në zemër për të gjetur një strehë për pleqtë e pafat që u përzunë pas 70 vitesh nga shtëpia e ish-pronarëve ku ata banonin. Edhe apeli i bërë afro tre javë më parë nga “Gazeta Shqiptare” për dramën e dy të pastrehëve ra në vesh të shurdhët. ..
Shoqëria shqiptare karakterizohet nga një hipokrizi e skajshme dhe cinizëm i pafund. Nja tre vjet më parë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe disa media të njohura sulmuan ashpër Bashkinë e Durrësit dhe të Tiranës për barbarinë e treguar në vrasjen e qenve rrugaçë.
Të tilla OJF nxituan të aplikojnë pranë ambasadave të huaja për fonde për ndërtim stela qensh komunalë të paktën në qytetet kryesore të Shqipërisë. Lavdi zotit qentë e rrugëve në Durrës sot janë shëndoshë e mirë dhe shëtisin me tufa edhe në qendër të qytetit, madje në të njëjtën lulishte, ku “banonin” dy të mjerët personazhe
Jo more socjali dixhital se nuk e vrau shteti i Berishes por bashkia socialiste e Durresit.Berisha megjithmend eshte i poshter por ti po vepron sikur te jesh qeveritar dhe kerkon te justifikohesh njelloj si ata se fajin e ka Berisha per ç’do gje.
zoti vlonjat
Fajtori nr-1 per te ndjeren Sofie ishte Kryekrimineli Berisha qe me falangat e tij te Grupit Qiftelise nxorri ne rruge te madhe qindra familje ne rruge ne kundershtim me ligjet me elementare ne periudhen gusht-30 shtator 2013 qe ishin dhe muajt e fundit te qeverisjes bishes se LUGUT TE ZI TE TROPOJES
.
FAJTORI NR 2 DHE AKOMA M E I LIG ESHTE edi rama
qe tradhetia e tij e madhe e pare ishte BETIMI I TIJ SE DO ANULLONTE GJITHE VENDIMET ILEGALE TE QEVERISE BERISHA 2 perfshi shtepine qendrore dhe keto fakirat..
Fakti qe Rama nuk permbushi asnje nga kauzat e votuesve te 23 qershorit 2013 3 b3n ate bashkriminel me berishen qe i ky i fundit ka reealisht Kartabjanke Paprekshmeria nga sherbime inteligjente perendimore ..ect
Sidoqofte eshte e pasakte thenia juaj per Berishen si te poshter…Ai eshte serial killer dhe eshte faji i miqev marikane qe akoma mbajne ne fuqi thenien ogurzeze te arvizuskes qe i tha burre shteti dhe kur gjaku ne bulevard nuk ishte thare akoma
“Njeriu Anti-Social” ne Shqiperi nuk eshte se erdhi me ardhjen e sistemit pluralist, ai ishte prezent qysh me pare, por kushtet e rrethanat e meparshme nuk e lejonin te demostrohej, te shfaqej hapur. Nje pjese e mire e shqiptareve qe sot e “tregojne vehten” se cilet jane, ishin te tille edhe me pare, ata apo edhe parardhesit e tyre, formalisht perpiqeshin te dukeshin normale, realisht ishin dhe jane qenie qe eshte frike ti quash njerez.
Pra, duke parafrazuar shprehjen e famshme te Gjergj Kastriotit kur mbrriti ne Kruje, ne menyre figurative, Sistemi pluralist duke ju drejtuar shqiptareve ( sigurisht jo te gjitheve ) do tu thonte : “Njeriun Anti-Social nuk jua solla une, ate e gjeta ketu midis jush”.
Te qenit i njerezishem apo llum, harbut, funderrine percaktohet nga niveli i ndergjejes sociale, nga kultura e nje komuniteti. Boll te shohesh se si eshte organizuar jeta ne Europen Perendimore, USA, Kanada e vende te ngjashme me to dhe si jetohet ne vende te tjera te botes Azi, Afrike etj. kuptohet qarte diferenca, jane “planete” krejt te ndryshme, ajo duket qysh nga gjerat e vogla, ne dukje te parendesishme, deri tek ato me te rendesishme.
Ne vendet me kulture perendimore gjerat nuk jane formale, “per te zene syte”, por jane reale, te qenesishme. Kjo eshte diferenca midis njerezve dhe anti-njerezve.
po pse, e ke dh..jere ket her o, eurofilli,
ti shquhesh per objektivitet;
ja qe enveri e mori nga ducja dhe hitleri .
ata per inat te ha-me(u)tit, zogut .
kiy i fundit nga turku . turku nga mongolet, mongolet nga shpellaret
ose pellazget (jo “tonet”) deri tek –homorektus .
Shoki e ke kexu gabim. Une thashe kush e krijoi. Anti-sociali i pare natyrisht eshte i pari i vendit, Presidenti.
Nje njeri pa prone s’ka c’i duhet socializimi. Nje njeri qe ne shtrat nuk ka gruan e tij por Veshin e Partise nuk ka me ke te socializohet. Kur ka frike nga gruaja dhe femijet si mos behesh anti-social?!
Edhe per “antisocjalin” bejme si bejme se dhe bota ( e ashtuquajtur demokratike) qe ne e mbivlersojme nese do ti heqim petet lakrorit kane dhe ato te zezat e tyre vecse I hedhin regullisht deodorannte dhe e kamuflojne.
.
Me renda eshte se ME NER ME THANE I ZOTI FOLTORE-NEVOJTORES ZOMBIE BERISHA ka qene jo vetem antisocjal por dhe anti-njerzor e thene ndryshe kafshe me kollare.
.
Jane qindra raste qe ky tropojano-pitek eshte treguar ANTI-NJERZOR deri KANIBAL ..po zgjedh vetem 2 raste;
.
Kujt I kujtohet greva e te perndjekurve politike fix para 9 vitesh ku u dogjen ne 3 nendor si murgjit e Tibetit Lirak Bejko vetem nga poshtrimi qe I beri Kanibali Berishe ?
.
Kujt I kujtohet deklarata e shokit Salih qe tha te studio Sokol Balles ne 6 mars 2018 PO..kemi vrare ne 21 janar 2011 sipas kanunit leke dukagjinit dhe do vrisja edi ramen me doren time nese kalonte prane kulles k/m
.
Pra zoti SH.D po te pyes publikisht
Pse grin sallate akademike per shqiptare antisocjale kur ne kemi patur KRYMINISTER President dhe tani roje foltore nevojtore nje ANTINJERZOR DERI NE KANIBAL
.
Fakti qe ky antinjerzor kriminel dhe kanibal ..eshte e dokumentuar qe eshte konglomerat I sherbimeve amerikane-serbe te viteve 80-90 dhe sot po keto faktore po e mbrojne duke u tallur me non graten dhe gallaten e kimit na ben te besojme se Antisocjalja me e madhe k aardhur nga miqte tane me Usaliun e tyre ..
Pse ndodhi ? Ķush e urdheroje? Kush e organizoje.?Ne edukaten fetare iu mesohet njerezve se Perendia sheh dhe kontrollon , Ai eshte kudo, askush nuk mund ti shpetoje , ndeshkimit nese thyen rregullat dhe shkel 10 urdheresat e Zotit. Mos vidh , mos bej deshmi te rreme, mos kurvero , mos tradheto besimin e tjetrit, mos deshiro gruan e tjetrit, mos kerko pjese aty ku nuk ke kontribuar, mos i merr jeten tjetrit(mos vrit) mos i bej tjetrit ate qe nuk deshiron qe dikush te ta beje ty. Garanti i zbatimit te ketyre rregullave proklamohej derjtesia hyjnore, Zoti . Ne masen e madhe te njerezve kishte nje efekt vetkontrolli dhe vetfrenimi persa kohe fuqia e fese ishte percaktuese ne jeten e njeriut. Ne Shqiperi ne kohen e socializmit rolin e garantit kundra vjedhjes , perdhunimit , grabitjes , mashtrimit , imoralitetit, nuk mund ta luante me feja qe u mohua nga ata qe udhehiqnin vendin. I kudondodhur , i kudo gjendur , i gatshem per te ndeshkuar ishte sigurimi i shtetit, . Puna ishte se diktatura vertet nuk i lejonte vjedhjet , grabitjet , perdhunimet, pervetsimin e pasurise publike, vrasjen , gjakmarrjen, por nuk ndalej me kaq. Maskronte edhe kundershtaret politik. Me renien e sistemit vetet hoqem qafe persekutimin politik por ra gjithashtu edhe garantuesi i mosvjedhjes , moskurvërimit, mosgrabitjes se prones publike ose te perbashket siç thuhej atehere , mos vrasjes. Boshllekun e lene nga sigurimi i dikurshem nuk e mbushi as feja , e cila s’ka fuqine e dikurshme as kodi moral i brejtur ne vazhdimsi, pa meshire nga konsumizmi aq i domosdoshem per ekonomine e tregut. Shoqeria njerzore qe te mund te jetoje ne paqe i duhen me pa tjeter rregulla dhe kode kufizuese te lirise se individit . P.sh . Pse nuk u dashka te shkoj me gruan e shkokut, komshiut ? Pse duhet t’ia mohoj vetes kete kenaqesi ? Kodi moral eshte ne kete rast kufizues i liris se individit. E njejta llogjik mund te perdoret edhe per pasurine e tjetrit deri dhe per jeten e tjetrit. Duke u kthyer tek pyetja kush e lejoje degradimin e shoqerise ne situaten ku jemi sot ? Etja per pasuri , etja per pushtet, etja per para , deshira e pa fre per te pasur gjithçka dhe tani e nxitur nga industria e rreklamave ,nuk eshte vetem problem shqiptar . Paraja eshte vlera e vetme , morali i vetem , Zoti i kudo ndodhur , njesia matese e te gjitha vlerave .
Shkrimi paraqet realitetin e vendit por,pa nxierr konkluzione.Fajin ua hedhim te huajve dhe ne asnjehere nuk kemi faj.Ai qe e rregullon shtepine eshte i zoti i shtepise e jo gjitoni.Ne ate paraqitje qe shprehet ne shkrim shohin ti bejne edhe qytetare qe banojne jashte Shqiperise.Te ben pershtypjeqe keta shqiptare kur shkojne ne plazh nuk i lene plerat e bera ne vend por i hedhin ne vendin e caktuar,kurse kur vine ne Shqiperi i lene aty vend e pa vend.Enjejta gje per sa ngrihet ne shkrim.Me pyeti nje shok per mbajtjen e maskes gjate pandemise brenda vendit e jashte vendit.Ju pergjigja:Ne Shqiperi ka ndonje me maske kurse ketu ne Europe ka ndnje pa maske.Ky eshte ndryshimi.Njeriu social nuk behet me aman e te keqen por me ligj.Ne qoftese do te kesh rregull duhet te zbatosh ligjin.Kur del nje ligj,ai duhet te zbatohet.Eshte e pa arsyeshme qe polici e gjobit qytetarin per shkelie te tij dhe qeveria per populizem i fal.Ligji per agjitacion e propagande ishte ligji me antinjerezor qe mund te kete egzistuar por,ishte ligj qe zbatohej.Sot shkruhen ligje vetem per ti treguar te huajve se sa “demokratik” e kemi vendin.Te huajte bejne sikur na besojne e nderkohe tallen me ne,se ne krye te partive politike qe kane drejtuar e drejtojne kemi populiste qe mendojne vetem per kariget e tyre.
Mese e vertete njeriu antisocial eshte i kudondodhur por sidomos ne foltoret e Salehut ku si Dulles i kushtojne vargje e vjersha ,i kap frymezimi dhe bejne disa shkaravina per t’i bere qejfin Salehut,e krahasojne me Skenderbeun,duke u perbetuar se do t’a ndjekin dhe me kallash vetem Ai t’ju prije…etj,etj,Dhe pas 30 vjet demokraci presin t’aj u sjelle pushtetin dhe demokracine nje pensionist 78 vjeçar i cili dhe pse i ka patur te gjitha mundesite te beje mire per kete popull te vuajtur vetem se e ka grabitur,shkaterruar,vjedhur deri ne palce me “Piramidat”dhe duke mbjelle vellavrasjen ne ’97 ku u vrane me se 4000 vete.Dhe te gjitha keto dihen megjithate ka te verber dhe injorante,hajdute,apo ish burgaxhinj,te rene nga kariget per korrupsion apo vjedhje pra me nje fjale antisociale te cilet jane gati te bejne çdo gje …Dhe me keqardhje arrijme ne kostatimin se me keta njerez ky Komb nuk behet dhe do te vuajme akoma per shume kohe injorancen e shoqerise tone duke privuar pa te drejte te ardhmen e femijeve tane pa menduar sadopak per ta.Pas 30 Vjetesh “NA PRIJ O SALEH” çfare marresie qe n’a zhyt ne pesimizem dhe ne depresion te krejt shoqerise.(Ps po komentoj per ata persona qe jane normale dhe prane njerezores)
Teme qe meriton ma shume se kete shkrim e keto pergjegje ne forum , shumica idiotese!
Po nuk do behet nga ato ne Shqiperi se nuk munden me u ballafaquar shqipet me te kaluaren e tyre aq traumatike e aq kriminale! Prandaj e Keqja do vazhdoje edhe ma shume!
Antisociali Shqiptar eshte urrejtja qe mbizoteron te gjitha ndjenjat kafsherore te Shqiptarit berishian! Urrejtje midis nesh,percarje,lufte,vrasje,spiunllek,karrierizem,servillek, me ndihmoni me gjeni disa fjale te tjera ne shqip per te karakterizuar shqiptaret! Jemi te gjithe njelloj te poshter si Saliu dhe PD!
Ti o Lopa nga Slabinja, qe kur te liruan nga kooperativa e Enverit te ka dale mendja ne bythe,