Një 43 vjeçar banues në fshatin Zharrëz në Patos është vënë në prangat e policisë së Fierit për plagosjen e nipit të tij.
Ai akuzohet sa ka goditur me mjete të ftohta në supë 14 vjeçarin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 Kodit Penal.
