Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Orikum të Vlorës mbrëmjen e kaluar. Një burrë ka vrarë bashkëshorten, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e tretë.
Sipas të dhënave të para, Shkëlqim Çeliku, 34 vjeç, ka vrarë të shoqen, Manushaqe, 33 vjeç, pas një debati për motive xhelozie.
Mësohet se burri e ka kryer krimin duke e goditur të shoqen me mjete të forta. Ai është larguar menjëherë nga shtëpia, ku ka lënë pa jetë bashkëshorten së bashku me fëmijën që mbante në bark.
Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim 34-vjeçarin, ndërsa pritet të dalë në një konferencë për shtyp, ku do të jepen detaje të mëtejshme për krimin e rëndë.
katastrof ne shqiperi