Krim në familje, vëllai vret vëllanë

Elton Tafaruci

Një krim i rëndë në familje është verifikuar pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Valiasit të kryeqytetit, ku, sipas burimeve policore, vëllai ka vrarë vëllanë.

Me të marrë lajmin uniformat blu janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku kanë bërë dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Ata kanë rezultuar shtetasit Afrim Kallari, i cili ka vrarë me çifte të vëllain E. Kallari. Nga hetimet paraprake dyshohet që krime të ketë në sfond një konflikt pronësie.

Burimet shtojnë më tej se Afrim Kallari është arrestuar nga agjentët e antikrimit dhe është shoqëruar për në komisariatin numër 5.

Nga përplasja mes dy vëllezërve dyshohet se ka mbetur e plagosur edhe nëna e tyre.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *