Krimba me gjatësi deri në dhjetë centimetër, që hahen të skuqur apo të grirë, për një shëndet më të mirë, për të mbrojtur sistemin imunitar dhe për të plotësuar proteinat që mungojnë në dietën ushqimore të kinezëve.
Sipas gazetës Shanghai Daily, janë me miliona kinezët që besojnë se këta krimba janë aq të dobishëm për shëndetin, sa ua japin fëmijëve të tyre për t’i ngrënë çdo ditë.
Krimbat që për kinezët janë “magjikë” gjenden në rrënjët e shkurreje të quajtur Yunshi.
