Krime kundër njerëzimit në Siri

Saimir Lleshi

Në Siri ndiqen politika të shfarosjes. Këtë konkluzion nxjerrin hetuesin e Kombeve të Bashkuar, sipas të cilëve mijëra të burgosur kanë vdekur në burgjet e Sirisë për katër vjet e gjysmë që kurse shpërtheu konflikti.

Komisioni i Hetimeve i OKB-së i ka përshkruar vrasjet si pjesë e politikës shtetërore të “shfarosjes”, e cila përbën krim kundër njerëzimit.

Në raportin e publikuar sot, komisioni në fjalë i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë sanskione kundër zyrtarëve sirianë, përgjegjës ose bashkëpunëtorë në vrasje, tortura dhe zhdukje në paraburgim, si dhe të nisë procedime në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime, me seli në Hagë.

Komisioni i Hetimeve i OKB-së nuk ka përmendur asnjë emër konkret.

Dhjetëra-mijëra njerëz po mbahen nga qeveria pa kohë të caktuar, ka thënë paneli i ekspertëve të pavarur.

Ky i fundit po ashtu ka thënë se ka dokumentuar ekzekutime masive dhe torturim të të burgosurve nga grupet militante Al Nusra dhe Shteti Islamik. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *