Krimet zgjedhore, në pranga tre persona

J L

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë, të akuzuar për vepra penale kundër procesit zgjedhor.

Në njoftimin zyrtar, Policia përcakton se tre të arrestuarit janë nga Babrruja, ndonëse është një njësi administrative e Bashkisë së Tiranës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në prova, për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, arrestuan në flagrancë 3 shtetasit: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja. Gjithashtu u shpallën në kërkim 3 shtetasit: L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale”, njofton policia.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Duket qe DITA ka filluar te futi uje…Pse nuk jepni identitetin e plote, apo ju dhimbsen keta halabaket e Lul hajdutit…??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *