Sido që të përfundojë kriza në Ukrainë, është e qartë se Rusia nuk është partneri që kanë pritur Shtetet e Bashkuara, shkruan New York Times.
Të dyja vendet kanë kaluar rubikonin dhe nuk ka kthim prapa. Andaj, SHBA ka nevojë për një plan të ri të lojës për menaxhimin e Rusisë, shkruan gazeta.
E njëjta kujton se pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Amerika ka qenë bamirëse. Për t’ia kompensuar Kremlinit humbjen e statusit të superfuqisë, janë injoruar të metat e tij dhe i është dhënë një rol i madh në skenën botërore.
Kur Shtetet e Bashkuara kanë hasur në rezistencë ndaj planeve të tyre për luftën në Irak, më 2003, Condoleezza Rice ka këshilluar: Dënoni Francën, injoroni Gjermaninë, falni Rusinë!
Por, pas ndëhyrjes së Rusisë në Krime, Amerika nuk mund të falë. Ky nuk është fillimi i një Lufte të re të Ftohtë, por amerikanët e dinë se do t’iu duhet të luftojnë me një Rusi të mundimshme gjatë viteve të ardhshme, shkruan NYT.
Megjithatë, presidenti Vladimir Putin mund të ketë shkuar tepër larg. Nëse ai gjen rrugën në Ukrainë, ashtu siç edhe pret, ajo do të ishte fitore e Pirros. Por, Amerika ka avantazh në konkurrencën për pushtet dhe ndikim, që do të pasojë.
Edhe pse shumica e ambicieve të Rusisë kanë përfituar nga hutimi i amerikanëve, derisa tensionet në Ukrainë rriteshin, Kremlini nuk do të ketë shumë sukses kur të ballafaqohet me konkurrencën amerikane.
Gazeta shkruan se shqetësim kryesor i Amerikës tani duhet të jetë kontrollimi i krizës. Ajo duhet të përziejë presionin diplomatik dhe sanksionet ekonomike, së bashku me mbështetjen e saj të fuqishme për Qeverinë në Kiev.
Por, për të ndryshuar njehësimet strategjike të Putinit, Amerika duhet të vërë në dukje arrogancën e saj dhe ta bindë atë për koston e lartë që do të paguajë Rusia.
NYT sugjeron se së pari duhet luftuar vetëbesimin e tij për varësinë e madhe të Evropës dhe Azisë nga rezervat e mëdha energjetike të Rusisë. Shtetet e Bashkuara mund të rishkruajnë ligjet e tyre për të lejuar eksportet e energjisë dhe të investojë në terminalet e gazit të lëngshëm natyror për anijet që bartin karburant në Evropë.
Gazi i Amerikës do të jetë më i shtrenjtë se i Rusisë, por alternativa do ta pengonte Rusinë që të shantazhojë Evropën me kërcënime për rritje të çmimeve të gazit apo për ndërprerje të tij, shkruan NYT.
Pas Rusisë, Irani ka rezervat e dyta më të mëdha në botë të gazit dhe ai gjithashtu mund të konkurrojë me Rusinë për furnizimin e Evropës dhe të Azisë. Gazeta thotë se nëse bisedimet bërthamore e sjellin Iranin në ekonominë globale, mbajtja peng e Evropës nga Rusia do të jetë pjesë e së kaluarës.
Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Moska për të shkatërruar armët kimike të Sirisë ka qenë një arritje, por ka ardhur me koston e legjitimimit të pozicionit të Rusisë ndaj Sirisë.
Në realitet, Rusia nuk ka qenë ndihmë për gjetjen e një zgjidhjeje politike që do t’iu jepte fund vrasjeve atje. Ajo nuk e ka ndërmend të shtyjë Assadin në një marrëveshje. Dhe, pas Ukrainës, nuk do të duhej të ishte befasi nëse Siria nis e tërhiqet nga premtimet e saj për armët kimike, shkruan gazeta.
Shtetet e Bashkuara duhet të deklarojnë fundin e partneritetit me Rusinë në lidhje me Sirinë, të rrisin presionin diplomatik dhe ushtarak mbi Assadin dhe të kërkojnë vetë zgjidhjen diplomatike. Ka një precedent për bërjen e kësaj pa Rusinë; NATO-ja e ka bërë me Kosovën, kujton gazeta.
Për kohë të gjatë, Amerika ka hedhur poshtë vështirësitë e veta me Rusinë. Por, Rusia tani paraqet një sfidë të qartë për Shtetet e Bashkuara, e cila është së paku në të njëjtin nivel me Iranin dhe Kinën. Politika e jashtme amerikane duhet ta pranojë sfidën, shkruan New York Times. / REL

SHBA-te ishin ate qe nderhyn te paret ne Ukraine, duke perdorur sherbimet sekrete dhe duke financuar rrezimin e pushtetit me dhune aty. Ky eshte nje fakt qe nuk mund qe te mohohet.
Federata Ruse u kundepergjigj ndaj kesaj nderhyrjeje, duke bere edhe ata nderhyrjen e tyre ne nje vend i cili ka qene i lidhur politikisht, historikisht, ekonimikisht dhe tradicionalisht me Federaten Ruse. Te mos harrojme se Ukraina ka qene pjese e Bashkimit Sovjetik dhe se Ruset e kane lare me gjak Krimene dhe Ukrainen keto 200-vitet e fundit. Amerikanet u nxituan ne nderhyrjen e tyre ne Ukraine dhe nuk i loogariten mire gjerat. Administrata Obama ka mbledhur njerez te paafte, injorante te historise dhe arrogante ne maksimum.
Kriza e e Ukraines erdhi si rezultat i nderhyrjes se SHBA-se aty. Ukraina kishte nevoje per ca para borxh, te cilat ata qe kontrollojne boten donin qe ti jepnin me interesa te kripura nepermjet BE-se. Kur Ukraina siguroi dyfishin e ketyre parave nga Rusia dhe me interesa zero, atehere u vendos ne veprim plani B, i cili ishte destabilizimi dhe rrezimi i qeverise se Ukraines.
Bashkimi Europian nuk ka shume dore ne kete pune, ai thjesht eshte perdorur nga SHBA-ja per qellimet e tyre gjeostrategjike ndaj Rusise. Kete e justifikon edhe fakti qe BE-ja po ndjek nje strategji pa shume zhurme ndaj krizes ne Ukraine. Duket qarte se kush e filloi krizen ne Ukraine dhe se kush eshte me teper i prekur nga rreagimi i Rusise ne Krime. Vete deklarata e nje zyrtareje te larte ne administraten Obama, te ciles i ishte pergjuar telefoni, e tregon qarte se kush eshte ne mes ketu. Po te mbani mend ajo u shpreh me “Fuck EU” .
O Vlora shkollen e nates ke mbaruar qe nxjerr keto xhevahire nga goja 🙂
Jo ore mik. Eshte e verteta. Nuk do shkolle nate ajo pune.
Ka akoma komentues shqiptar qe fatekeqesisht gjykoni me mentalitetin e shekullit te kaluar mbi pushket, tanket e avionet e shekullit te kaluar te ruseve qe gjuajten para gjashte vjetesh nje tub gazi kater ore e nuk munden me i rene ne Gjeorgji ku teknologjia Amerikane ta dergon predhen ne piate te groshes e avionet e rende te telekomanduar tani munden te shkojne ne lindjen e largeme te bombardojne e te kthehen pa pilot.
Disa komentues se bashku me Putinin mendojne se ka ardhur koha e ringjadhjes te morrit te kuq te shtypur keqas ne 90ten por harroni se perendimi e kryesisht Amerika nuk ka fjetur gjume ne kete cerek shekulli. Dua tju kujtoj se shpenzimet ushtarake te Amerikes jane sa 12 vendet me te medha e te zhvilluara te marra se bashku duke perfshire ketu Rusine, Kinen, Francen, Gjermanine, Japonine, Italine.
Populli rus mendoj se eshte i vetedijshem se Amerika ka potenciale te atilla sa mundet ta zgjeroje shume detin e veriut dhe nuk do ta lejoje nje ordiner qe vjen nga tunelet e errta te KGBse qe ta marri me vete. Presidenti Obama ne takimin e G8 ne Sanpeterburg te Rusise deklaroje vjet se jane vetem pak vende qe munden ta kundershtojne Ameriken verbalisht por asnje nuk guxon ta ceki.
Fatekeqesisht duhet thene se edhe ne Shqiperi ka shenja te ringjadhjes se morrit te kuq agresiv qe kerkon te restauroje te shkuaren por te jeni te sigurte se persa kohe jemi ne krah e pse jo nen supervision e mikut e aleatit tone te madh USA nuk kane per te pasur sukses ne tentative e tyre per te rikthyer errsiren.
RUSIA NUK KA TE DREJTE TE ANEKSOJE GADISHULLIN E KRIMESE, SE NDRYSHE TE NDAHET EDHE AI ME DYSH E LE TE MARRE GJYSMEN UKRAHINA E GJYSMEN RUSIA.
NE KRIME VETEM 55% E POPULLSISE ESHTE RUSE, PJESA TJETER JANE UKRAHINAS E TURQ (TARTAR), TE CILET NUK DUAN TE SHKOJNE ME MUZHIKET E RUSISE.
JANUKOVICI E MBANTE PUSHTETIN ME DHUNE, MEGJITHEATE GJITHE RUSOFILET SHQIPETARE TE MOS SHQETESOHEN SE ATJE DO TE KETE EDHE ZGJEDHJE TE LIRA DHE DEMOKRATIKE E KESHTU QE MAMASE SE TYRE RUSI NUK DO TI BJERI NJERI ME QAFE.
Cdo veprim ka edhe nje reagim. Veprimet e paligjshme te SHBA-se ne Ukraine sollen edhe reagimin Rusise, per nje vend qe eshte te porta e shtepise se tyre. Nuk ka perse SHBA-se ti mbetet qejfi nga reagimi Rus. Kur fut hundet aty nuk te takon, detyrimisht do te kete edhe pasoja. Le ta zgjidhi krizen qe gatoi vete ne Ukraine administrata Obama. I urojme suksese!
Administrata Obama do ta zgjidhi madje me sukses krizen ukrainase per te miren e demokracine, Amerikes e natyrisht edhe per Shqiperine e shqoiptaret pasi po duket me qarte se ish komunistet nuk mundet te integrohen ne boten e qytetruar te vlerave.
Nuk qenka vetem Sali Berisha qe ju thote njerezve Komuniste. Me vjen cudi me disa prototipa, te cilet kur nuk kane ndonje argument, opinion ose mendim, hidhen ne etiketime personale duke perdorur partite, ideologjite apo nacionalizmat si justifikim. Per mua kjo eshte dobesi, megjithate cdo njeri eshte i lire qe te shpreh opinionin e tij.
Te shtoj edhe dicka tjeter, me sa di une komunistet ne diktature, kur nuk pelqenin opinionin e tjetrit te denonin per agjitacion e propagande. Hajde merre vesh se kush eshte komunist apo kush eshte demokrat ne kete turli qe quhet Shqiperi. Por me siguri ai qe kritokon Amerikanet per bemat e tyre q
Nuk qenka vetem Sali Berisha qe ju thote njerezve Komuniste. Me vjen cudi me disa prototipa, te cilet kur nuk kane ndonje argument, opinion ose mendim, hidhen ne etiketime personale duke perdorur partite, ideologjite apo nacionalizmat si justifikim. Per mua kjo eshte dobesi, megjithate cdo njeri eshte i lire qe te shpreh opinionin e tij.
Te shtoj edhe dicka tjeter, me sa di une komunistet ne diktature, kur nuk pelqenin opinionin e tjetrit te denonin per agjitacion e propagande. Hajde merre vesh se kush eshte komunist apo kush eshte demokrat ne kete turli qe quhet Shqiperi. Por me siguri ai qe kritokon Amerikanet per bemat e tyre qe dihen, duhet te jete patjeter komunist. Kjo nuk mund qe te kete shpjegim tjeter.
PËRGJIGJJUNI
Eshte e vertete se Rusia i ben presion Europes permes ”rubinetave” te GAZIT, megjithate
GAZIN , Rusia nuk e shndrron dot ne ”vodke” qe ta konsumojne ruset !……
Amerikes po i bien breket nga dita ne dite dhe kete Rusia i di shume mire
eshte per tu habitur me disa komentues ketu qe e dine shume mire qe usa nuk po le vend pa trazuar dhe shkaterur ekonomikisht dhe politikisht dhe perseri i dalin ne mbrojtje. keta ose jane naive qe nuk duan te shikojne realitetin ne sy ose jane te paguar per kete pune. fakti qe ambasadori amerikan eshte bere si kryeminister ketu duke dale pernate ne tv dhe duke dhene direktiva e verteton me se miri kete. ju bej thirje te lini komentet dhe te shkoni te punoni se nuk jane zanati juaj.
Po perpiqem te citoj znj. MERKEL e cila ja trodhi koqet Putinit duke i thene: Ne nuk mund te lejojme njerez aspak serioze qe perpiqen te NA shantazhojne (i referohet BE-se) duke hapur apo mbyllur rubinetat e gazit sipas deshires sepse kemi akorde te firmosura dhe impenjime qe duhen te respektohen me seriozitet! NE (i referohet gjithnje BE-se) keni nevoje per gazin rus, po aq sa dhe vete rusia ka nevoje per tregun e BE-se (pra per te shitur gazin e saj) dhe duhet te kemi bashkpunim dhe PARTNERITET (jo supremaci apo arrogance nga pala ruse).POR shton akoma MERKEL nqs do hasim ne kto lloj presionesh e shantazhesh UNE do te bej cmos qe GJERMANIA (qe eshte konsumatori me i madh i gazit rus) te mos varet aspak nga gazi rus! Pra thene shqip RUSSIA ka nevoje per tregun evropian te gazit se perndryshe ngordh edhe vete ! Jo me kot sot GJERMANIA eshte lider ne kerkimet e energjise alternative dhe ne pak vite do ja dale mbane!
Ore Vlora dhe te tjere.
Si shqiptare qe veme mbi cdo gje interesat e Shqiperise, te gjithe ne duhet ta shikojme ate konflikt si ne prizmin nderkombetar dhe te te drejtave te njeriut ashtu dhe ne prizmin e interesave tona kombwtare.
Nga pikepamja e interesave kombetare te Shqiperise cdo rimekembje e perandorise ruse nuk eshte ne interes te Vendit tone. Ju te gjithe duhet ta dini se po te lihej ne dore te Rusise caktimi i kufijve ne Ballkan sot nuk do te kishte Shqiperi. Nw konferencen e ambasadoreve ne1912 -1913 Rusia dhe Franca pranonin vetem nje miniShqiperi per Esat Pashen dhe Stalini jo vetem qe pueste sec eshte kjo Shqiperi por i tha Kardelit ta gelltisni (nado gllatit Allbanjii). Me pare akoma me traktatin e Shen Stefanit Rusia do te krijonte nje Bullgari te madhe qw do tw pwrfshinte thuajse tere trojet shqipfolwse.
Ju mund te keni ndonje nostalgji ose simpati per Rusine dhenw kwtw nuk ka asgje te keqe. Problemi eshte se qendrimi i Rusise ndaj fatit te shtetit (le pastaj te kombit te bashkuar shqiptar) ka qene eshte dhe do te mbetet armiqesor ndaj Shqiperise. Dhe kjo jo sepse ruset jane te keqij ,por sepse interesat strategjike te fuqive te medha jane afatgjata e te pandryshuara. Aleatet nder fuqite e medha nuk i zgjedhin vendet e vogla por jane paracaktuar nga interesat e atyre fuqive.
Ne kete kuptim,aleati i natyrshem i Shqiperise per fat te mire eshte e vetmja superfuqi e kohes, Shtetet e Bashkuara dhe aleate e pwrhershme ne Europe eshte Gjermania (per pak harovaedhe aleaten e madhe strategjike, Greqin).
Edhe dyfjale per luften ne Ukraine. Ukraina eshte nje vend i pavarur si dhe Shqipwria dhe Rusia nuk ka ndonje te drejte morale asligjore te pushtoje Krimene. Bashkimi i Ukraines me Rusine 350 vjet mw parw ishte aneksim i saj nga Rusia si dhe i te gjithw popujve te Kaukazit dhe Azise qendrore. Rusia dihet qe ka qene nje burg i popujve qe mbahej me diktatorine e careve dhe ate te komunizmit. Ajo prape sot mbetet etille (kujto cecenet, Dagestanin,tataret,,bashkiret etj.
Te kesh nje sistem politik Socialist e komunist ne fuqi,nuk ka se si mos veprosh ashtu sic veproj Russia,sepse vetem ashtu ndertohet Komunizmi e socializmi ashtu sic ndertohet sot Kapitalizmi ku interesat Russe Europiane e ato Amerikane ndajne shapin nga sheqeri!
Viktima ka ne cdo sistem politik,qofte tashme ate kapitalist, ku shum e shum qytetare, humbin kapitalin,ne nje fare menyre!Fakti eshte se Amerika ka printuar aq e shum $ sa i ben popujt e tjere te bien viktima, qe dikush do ti paguaj ter keto borxhe per tu mbajtur edhe ju Emigrantve qe beni tellallin e Amerikes!
Eshte e vertete. Kjo bote eshte ngritur mbi borxhin dhe fajdexhinjte, te cilet e kontrollojne ate nepermjet kapitalit dhe te mbeshtetur ushtarakisht nga ata qe i kane ne dore gjerat dhe mundesite. Bota rrotullohet mbi nje borxh perpetual, nga i cili shume pak veta dalin te fituar. Ky eshte sistemi, por pak njerez e kuptojne kete. Borxhi ze borxhin dhe nje dite ja beh fajdexhiu te dera dhe te shet per skrap.
Po cfare jane interesat e Shqiperise? A nuk te duket cudi qe ende edhe sot pas 100-vitesh pavaresi jemi vendi me i varfer ne Europe pas Kosoves? A nuk te duket cudi se si ka mundesi kjo gje ne nje vend me burime natyrore te jashtezakonshme, me nje potencial zhvillimi dhe popullsi te re ne moshe, te jete nje i vobekte qe e marin per dore te tjeret per lemoshe? Une jam Shqiptar dhe e dua vendin tim, por jo keshtu! Kjo nuk eshte Shqiperia qe donin te paret tane. Kjo nuk eshte Shqiperia qe duam ne per femijet tane. Nuk e ka fajin Rusi apo UFOT per kete gje. Duhen pare me thelle gjerat dhe ne te bejme bilancin tone si nje shtet qe kemi deshtuar per tu bere i tille. Nuk do te vije as Amerika, as Anglia dhe as Rusia qe te rregolloje shtepine tende. Ne fund te fundit edhe ata shikojne interesat e tyre dhe mire bejne. SHBA-se as qe nuk ja ndjen per Shqiperine, asaj i interesojne vetem mercenare te cilet duhet qe ta ndihmojne per interesat e tyre afatgjata gjeostrategjike. Ata te hedhin nje kocke qe ta lepish, por deri sa ta kuptosh se per cfare, me ne fund ju ke borxh edhe shpirtin.
Fitore e PIRROS!!!???….Une di qe ky fitoi betejen,por humbi ushtrine,sic tha dhe vete,dhe s’po kuptoj ku ngjit ky titull….ka njeri t’ma spiegoj ?…..
Ndoshta ai qe ka shkruar artikullin do qe te thote se eshte nje fitore qe do ti kushtoj shume Rusise, ashtu si i kushtoi edhe Pirros qe humbi ushtrine.
Sistemi financiar boteror i huase dhe i blerjes nepermjet borxheve, qe manaxhohet nga Federal Reserve ne Washington dhe qarqe oligarke ne Angli, nuk e pati mundesine qe ta blej Ukrainen dhe ta bej ate vasale nepermjet borxhit, te pakten per momentin.
Nderhyrja e Rusise ju a prishi pak planet afatgjata ketyre. Ata nuk kane me garanci qe te japin nje borxh ne nje vend i cili nuk ka mundesi qe te mbroj integritetin e tij, nderkohe qe nje vend i fuqishem ushtarakisht dhe kufitar me Ukrainen si Rusia, nuk eshte nen kontrollin e tyre.