“Krimeja nuk ka asgjë të përbashkët me Kosovën”

anazapta

Rrasti i Kosovës nuk mund të përdoret si argument për zhvillimet në Krime të Ukrainës, duke qenë se asnjë nga zhvillimet që i kanë paraprirë pavarësisë së Kosovës nuk kanë ndodhur në Krime, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-diplomati amerikan, Louis Sell.

Sell ka punuar për vite të tëra në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, pastaj në Rusi dhe Ballkan.

“Sinqerisht, analogjia me Kosovën thjesht nuk pi ujë, as në kuptimin ligjor, e as në atë faktik. Gjëja më e rëndësishme që duhet përmendur këtu është shkalla e persekutimit të popujve në këto dy vende respektive. Ndërhyrja ndërkombëtare në Kosovë erdhi në vitin 1999, shumë vonë sipas mendimit tim, por vetëm pasi që Kosova iu nënshtrua një dhunë 10 vjeçare nga Milosheviçi, i cili atëbotë rrënoi autonominë e Kosovës në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme në vitin 1989. Dhe pastaj, më 1999, filloi fushata e spastrimit etnik dhe gjenocidit, për të përndjekur popullatën shumicë shqiptare jashtë Kosovës. Dhe vetëm atëherë, NATO-ja ndërmori një ndërhyrje të vërtetë humanitare, e cila detyroi forcat serbe të tërhiqeshin. Dhe pasi përfundoi e gjithë kjo, NATO nuk e okupoi, dhe as nuk e aneksoi Kosovën. Në Kosovë u vendos administrata e Kombeve të Bashkuara. Asnjë nga këto që përmenda nuk ka ndodhur në Krime. Në Krime, popullata ka jetuar në një atmosferë pak a shumë harmonie. Nuk ka pasur shtypje të përmasave të mëdha, dhe as të përmasave të vogla. Ka pasur disa periudha kur grupe të ndryshme janë trazuar për shkak të marrëdhënieve të caktuara me Ukrainën apo me Rusinë dhe ato shqetësime janë zgjidhur me marrëveshje pikërisht në mes të Ukrainës dhe Rusisë.

Popullata ruse në Krime nuk ka qenë në asnjë mënyrë e kërcënuar nga ngjarjet në Krime. Çdo pretentim se diçka e këtillë ka ndodhur janë është i rremë”, thotë ai.

Share This Article
1 Comment
  • POR, KJO DIHET OR MIK, NUK PO I ZBON NJERI NGA SHTEPITE RUSET E KRIMESE, NUK PO U PERDHUNON NJERI MOTRAT, GRATE E NENAT, NUK PO HAP NJERI VARRE MASIVE PER RUSET E KRIMESE.

    QYSH TE SHKON MENDJA SE MUND TE JENE NJESOJ!!!!??????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *