Ditën e djeshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi se SPAK do të ngrihet brenda muajit nëntor.
8 prokurorët e parë që do të emërohen në këtë strukturë, do të hetojnë rreth 170 dosjet më të forta të ndodhura në organin e akuzës, nga 590 që janë në total.
Numri voluminoz i dosjeve ka bërë që prej më shumë se një jave, drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda të nisë inventarizimin e tyre, të cilat tashmë do të kalojnë në duart e 8 prokurorëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Dosjet që do të hetojë SPAK-u, kanë të bëjnë me ato vepra të rënda kriminale, e kryesisht ata persona që i kanë kryer këto vepra në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Disa nga dosjet më të nxehta dhe që priten të hetohen nga SPAK janë, “Dosja 339”, e goditjes së 4 grupeve kriminale midis tyre edhe “Avdylajt” e Shijakut, përgjimet e të cilëve nxorën në hap edhe emrin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos. Trafikimi i 613 kg kokainë, si dhe ai i 137 kg kokainë.
Dosja e grupit “Bajri”, si dhe dosje të tjera për falsifikimin e letërnjoftimeve, apo të cilësuar si dosjet e klandestinëve.
Po ashtu, një tjetër dosje që SPAK do të hetojë është edhe arrestimi i 18 personave dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim, zyrtarë e ish zyrtarë të Kadastrës në Durrës, të akuzuar se kanë tjetërsuar 68 mijë metër katrorë tokë në Kepin e Rodonit, duke vepruar si një grup i strukturuar kriminal.
Ndërkohë, një tjetër prioritet që ka për detyrë SPAK është edhe vendimarrja për izolimin ose jo të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë në kuadër të sistemit “41 Bis”.
Ashtu siç e shikon edhe ligji, drejtuesi i SPAK duhet të hartojë edhe listën me emrat e personave të cilësuar me rrezikshmëri të lartë që do të izolohen në burgjet shqiptare.
Mësohet se lista përmban të paktën 270 emra, të cilat janë persona jo vetëm të dënuar me vendim të formës së prerë, por edhe ata të hetuar për një sërë veprash të rënda penale.
j.l./ dita

Nje pordhe ne uje, nese keto dosje qe permenden ketu
bejne pjese me “Krimet e Renda” ! A e dini Ju Zoterinj se
kush bejne pjese ne Krimet e Renda ? Fillohet me bash-
kryetaret e MAFIAS SHQIPTARE qe tash afro 3 dekada
e kane vjedhur,plackitur,perdhunuar,vrare….e c’nuk i kan
punuar ketij populli dhe kete e perben binomi siames
Berisha- Mete, kryemafiozet e kryekriminelet e te gjitha
kohrave pergjate afro 30 vjeteve. Me pas vijne me radhe
Basha,Llalla, Vasili, Xeni e Gida, te SALIUT,etj.etj. duke
perfunduar deri te Rama e Co. Tri bandat qe e heqin ve-
ten “Parti politike” duhet rrashuar nga faqja e dheut dhe
ketu e kam fjalen per kupolat politike te ketyre tri Banda-
dave ….! Keto Jane dosjet qe duhet te vihen ne krye te
axhendes se SPAK-ut dhe BKH-s .Ato dosjet qe permen-
den ketu jo se nuk kane rendesi por nuk perbejne thelbin
e ceshtjes per te cilat u promovue Reforma me Drejtesi.
“Peshqit e Medhenj” , Zoterinj, “Peshqit e Medhenj” ! Dhe
JO CIRONKAT ?! Juve Zoterinj I largoheni si djalli nga
Temjani emrave te Medhenj .
Mbreme pashe dy emisione qe me ngjallen nje neveri de-
ri me vjellje. Dy kontraste. Ate te Blendi Fevziut ku te gjithe analistet dhe I fituari K/minister,te gjithe lihnin si
qent e rrugeve te Tianes dhe tjetrin EMISION e drejton-
te Arian Cani qe kalonte tere embelsi si vete mjalti.Ketu
fjalen e kishte ish-kryemafiozi e Kryekrimineli I Shqiperis
vete Dora SALI VICIDOLI……! Eshte per te ardhur keq
se si jane katandisur disa gazetaruce te ketyre emisione-
ve, pa pike dinjiteti,pa skrupull,servile deri ne peshtire. I
krekosuri Blendi qe sillet si PADRON ne emisionin e tij
per disa,kur vjen Sali Efendiu ne studion e tij behet si
Pule e Lagur, e “Kendez pa Pupla” ….Te neveritshem be-
hen neper studio,pa pike dinjiteti,tipat si Sonila e Begettit,
Bejtja,nje gallof qe formojne pende me A. Zhein, Krasta e
Peka qe e matin veten me “hijen e mengjezit”, nje fare
Collaku e Shkullaku qe pasi Jane shperblyer paraprakisht
nga SHQUPI ne Euro ,vetem ne Euro dalin ne ekranit dhe vjellin vrer edhe per nje “qime ne qull” dhe nuk sho-
hin traun ne syte e tyre.
Shyqyr qe ne kete “Kazan te Madh Mediatik” kemi edhe
gazetare dinjitoze qe e shohin me objectivitet realittetin
shqiptare me “hije-dritat” e saj si Sokoll Balla, V. Malaj,
B.Islami, M.Bazaj, Sh.Murati, A. Thano,A. Duka, XH.
Shehu, etj.etj. te cilet me penen e tyre te arte na japin
shprese dhe kurajo per perspectiven positivist te ven-
dit tone…..!
Konkluzioni: Dosjet e Para : Peshkaqenet e Medhenj,Zo-
terinj te SPAK-ut….!