Krimet e Rënda bien në gjurmët e një tjetër grupi kriminal për shpërthimet me eksploziv

Dita

Një tjetër grup kriminal duket se ka vepruar krahas Julian Sinanaj në Shqipëri për vendosjen  e lëndëve eksplozive.

Rreth 9 atentate me tritol, mes të cilave 3 në Shkodër dhe 2 në Durrës janë kryer nga persona të paguar nga 20 deri në 25 mijë euro.

Dy vrasje dhe një e mbetur në tentativë, janë krimet e fundit që kanë mundur të zbardhin dhe mënyrën sesi funksiononte grupi.

Kristi Pine, 24 vjeçari i cili u arrestua ditën e dielë nga Policia e Tiranës ka zbardhur edhe dilemat sesi dhe kush i porosiste atentatet me eksploziv, raporton Ora News.

Urdhrat vinin nga qelitë e një prej burgjeve të sigurisë së lartë, ndërsa prokurorët i kanë ofruar atij statusin e bashkëpunëtorit. Alfred Qefalia, është personi i dytë ndaj të cilit ekzistojnë të dhëna se ai ishte personi që dyshohet se montonte bombat e tritolit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *