Një megaoperacion në të gjithë vendin është zhvilluar nga Krimet e Rënda dhe Policia e Shtetit.
Deri tani bëhet fjalë për 45 të arrestuar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Sarandë, Lezhë, e Delvinë për trafik emigrantësh e kalim të paligjshëm të kufirit.
60 në total është numri i personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti. Paraprakisht raportohet se mes tyre ka edhe zyrtarë policie, punonjës në pikat doganore.
Bëhet me dije se operacioni ku kanë marrë pjesë dhe agjentë të Interpolit, po shkon drejt fundit ndërsa për emra dhe detaje të tjera pritet njoftimi zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit.
o.j/dita
