Krimet e Rënda ndryshojnë masën e sigurisë për një nga anëtarët e grupit “Bajri”

Leda Hysa

Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për një nga pjesëtarët e të ashtuquajturit Grupi “Bajri” nga Shkodra.

Krimet e Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Emrah Plakun.

Gjykata ka urdhëruar që ai të mos largohet nga banesa e tij në Shkodër dhe të mos komunikojë me askënd përveç pjesëtarëve të familjes.

Ky i fundit u arrestua me 6 shtator  të viti të kaluar në qytetin e Shkodrës dhe me vendimin e sotëm, atij i ndalohet në mënyrë kategorike që të largohet nga shtëpia e tij në qytetin verior.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *