Rinasi/ Krimet e Rënda nisin marrjen e dëshmive, të parët drejtuesit e Aeroportit

Leda Hysa

Prokuroria për Krime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Gjatë javës që vjen, mësohet se do të thirren për të dëshmuar drejtues të Aeroportit, ku do të japin shpjegime në lidhje me ngjarjen dhe masat e sigurisë.

Në kuadër të hetimeve të kryera deri më tani, mësohet se grupi hetimor ka administruar dhe bërë këqyrjen e dokumentacionit dhe praktikës së ndjekur në Aeroportin e Rinasit atë ditë, por edhe të praktikës së zakonshme.

Prokuroria është duke kryer hetime paralele për ngjarjen, nga njëra anë, për zbardhjen e grabitjes, vrasjes së grabitësit Admir Murataj, si dhe për të parë nëse ka pasur shpërdorim detyre nga persona që kanë pasur përgjegjësinë të sigurojnë mbrojtjen e një prej hapësirave me rëndësi të veçantë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ehuuuuu….tani u harrua ai muhabet. Me qe ra fjala per muahabete te vjetra, cfare u be me korrupsionin e unazes ? S´e c´kam nje parandjenje te keqe edhe per stadiumin Arena Kombetare…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *