Krimet e Rënda pranojnë gjykim të shkurtuar për “Grupin e Zjarrit” në Lazarat

Saimir Lleshi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar gjykim të shkuar për Gate Mahmutajn dhe “grupin e zjarrit” në Lazarat.

Në këtë listë përfshihen 11 persona, nga rreth 40 persona që janë arrestuar në lidhje me aksionin antikanabis në Lazarat të zhvilluar nga policia vitin e shkuar.

Pas pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar, të arrestuarit përfitojnë me uljen e 1/3 të masës së dënimit, çka do të thotë se ata nuk do të dënohen me shumë vite burg.

Ndërkohë, për pesë persona të tjerë është vendosur që procesi gjyqësor të jetë normal. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *