Prokuroria për Krimet e Rënda ka rihapur dosjen për vrasjen e ish-deputetit socialist, Fatmir Xhindi. Gazeta “Shqip” shkruan sot se prej më shumë se dy muajsh, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është riaktivizuar një grup i ri hetimor për vrasjen e deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. Hetuesit janë duke vlerësuar me vëmendje të gjitha provat e mbledhura nga viti 2009 e në vijim. Burimet bëjnë me dije se grupi i përbërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ekspertë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka parë me vëmendje personat që kanë dëshmuar për vrasjen, kanë analizuar skenën e krimit, por pa mundur që ta rindërtojnë plotësisht atë nga e para. Gjithashtu, organi i akuzës ka analizuar nga e para të gjitha provat e gjetura në skenën e krimit, ku më 2 maj 2009, Fatmir Xhindi u vra pranë banesës së tij në Roskovec të Fierit.
Hetimet po vijojnë me marrjen në pytje të personave që kanë dëshmuar në vitin 2009. Në grupin e dëshmuesve besohet se janë edhe 20 persona që nuk janë banues në zonën ku ndodhi krimi, por kanë qenë si “vizitorë”, apo kalimtarë atë natë. Gjithashtu, sipas gazetës një provë me vlerë që prokuroria ka në dorë, është gjetja e një karikatori pranë vendit, ku u vra Fatmir Xhindi. Duket se atë kohë, policia nuk kishte bërë këqyrjen e saktë të skenës së krimit, duke lënë aty karikatorin. Ai është gjetur nga Ilir Xhindi, vëllai i deputetit të vrarë, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Nëse karikatori do të ishte gjetur natën e krimit në të mund të ishin gjetur gjurmë gishtash. Objekti i gjetur iu nënshtrua ekspertizës së policisë. Fakti që ai ka qëndruar për një kohë të gjatë në natyrë është dëmtuar nga agjentët atmosferikë, duke fshirë gjurmët. Burimet thanë atëherë se karikatori ishte i veshur me një shtresë të tillë që shkaktohet nga balta, shiu dhe nga ekspozimi për një kohë të gjatë në diell. Për të bërë një ekspertizë më të thelluar, Instituti i Kriminalistikës në Tiranë vendosi që ta dërgojë në Angli. Pavarësisht kësaj, hetuesit nuk arritën të gjenin ndonjë provë me vlerë për dokumentimin e çështjes.
Ka qene marakli te shetis neper zone,pa pysni nje here zonen .
Po te pyetet gjithe zona,sipas Mark uk,mundet te krijohet shume mjegull.Me mire,per te kursyer kohe, te pyetet vetem Sali Berisha.
Tani qe vdiq vrasesi ???? Sot ka te 40-tat me duket 😀
Pyesni një person nga Kurjani që ka nenen malazeze,e cila kishte lidhje me Pashallëkun, por atë kohë malazezja nuk jetonte me se djali i saj i kish prere koken,hedhur ne pus dhe denuar 17 vjet!Por kur Xhindi u vra,vrasesi i nënes ishte gjallë dhe me shume fame në zone…A ka lidhje ai me Shkelzenin si te dy me nene malazeze,dhe pse u perfol Olldashi me vrasesin e të ndierit komisar në Shijak nga Xhakja,mik i te ndjerit Olldashi,por mundet dhe i malazezit nga Kurjani,ku Xhindi kishte tokat dhe kish qene mesues!Sigurisht hipoteze e re nga nje hetim privat qe gjen lidhje malazeze ne vrasjen Xhindi…por ende ne zhvillim!
Korrigjim:fraza ,”vrasesi ishte gjallë”eshte lapsus,duhet lexuar “ishte i liruar nga burgu…”Falje,per nxitimin atyre qe lexojne kete piste te pahetuar fare!..
Vraseist e Xhindit i din Patozi. Pse hesht ai rrote m…ti
artur: Shko e merre ne pyetje.Mund te behesh fare lehte pr
okoror vetem te jesh militaruc i PS.