Më 23 korrik 2019, nga hetimi pasuror, Policia e Shtetit, bashkë me Krimet e Rënda, Prokuroria e Posaçme SPAK, u sekuestruan vëllezërve Çala pasurinë me një vlerë rreth 500 mijë euro, kryesisht pasuri të patundshme, në prona biznese e godina banimi.
Kësaj pasurie aktualisht sipas ligjit dhe kompetencave të SPAK dhe OFL me aktin normativ, do i shtohen edhe sekuestrimet e kryera sot, si vila në Qerret, 150 mijë eurot, trualli, motorët dhe makinat luksoze. Aktualisht do hetohet nëse vëllezërit ishin duke planifikuar ndonjë tjetër grabitje në vilën e tyre.
a.q/dita
