Krimet e të sëmurëve mendorë

Dita

Vrasja e efektivit të FNSH Ardian Kodra, risolli dhe një herë në vëmendje problemet që ka policia në operacione të tilla, por dhe rrezikun që vjen nga persona që vuajnë nga shëndeti mendor. Ky është rasti i dytë pas atij të tetorit të vitit 2015, në Oblikë të Shkodrës, ku humbi jetën komandanti i FNSH, Simon Gjeta.

Në një situatë të njëjtë me atë të një dite më parë, Gjeta u qëllua nga 52-vjeçari Ruzhdi Arishta i skeduar me probleme të theksuara mendore. Pas gati 10 orësh shkëmbimi zjarri me policinë, Gjeta u ekzekutua në banesën ku ishte fshehur, raporton Vizion Plus.

Vetëm pak kohë më parë në Palasë të Vlorës, një tjetër i sëmurë mendor Jorgo Zani, i preu kokën kushëririt të tij 12- vjeçar. Shkaqet mbeten ende të paqarta, por Zani prej kohësh njihej si problematik, madje ishte kuruar dhe në Greqi.

Por krime të kryera nga të sëmurët mendorë nuk janë vetëm këto.
Më 31 mars të vitit 2011, një fëmijë 10-vjeçar u qëllua disa herë me lopatë nga Hysen Senka në Berat. Ngjarja që tronditi opinionin ndodhi në fshatin Donfros. 10-vjeçari kishte shkuar tek daja e tij dhe ndërsa po luante me fëmijët, u godit nga 26-vjeçari Senka.

7 prill, në Durrës gjatë vitit 2013 një 51-vjeçar me probleme mendore vrau nënë e tij se nuk i jepte paratë e pensionit. Krimi i rëndë brenda familjes ndodhi në fshatin Kullë të Durrësit, pas një debati mes Lefter Pashajt dhe nënës së tij Merjeme. 51-vjeçari e goditi nënë e tij me ngrohësen që përdornin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më 14 gusht në Dukat të Vlorës, 45-vjeçari Xhezar Hysa, vrau një e plagosi një tjetër. Më pas policia tha se ai vuan nga probleme mendore.

4 mars, një vit më pas në laç një i sëmurë mendor vrau dy vëllezër brenda në një lokal dhe pasi doli jashtë qëlloi me breshëri automatiku e plagosi dy kalimtarë të rastit. Pak para se të qëllonte Altin Piroli 27 vjeç pretendonte se ishte Jezu Krishti.

As kryeqyteti nuk do t’i shpëtonte ngjarjeve të tilla. Më 1 pril të një viti më parë Simon Prifti, vrau me kazmë babanë e tij 82-vjeçar me të cilin banonte në një shtëpi. 47-vjeçari u arrestua tepër vonë, ndërsa babai i tij kishte denoncuar disa herë dhunën e ushtruar nga djali i tij i sëmurë.

Këtë vit, në fshatin Rrashbull të Durrësit, Arben Kabashi i njohur si njeri me probleme mendore rrëmbeu një 11-vjeçare dhe e mbajti peng në banesën e tij. Policia ndërhyri dhe mundi që ta shpëtojë vajzën.

Share This Article
3 Comments
  • Ne kesoj raste diktatura cudiberese u iniektonte te semureve agresive nje shiringe qe quhej abses.I semuri nuk vdiste por qendronte si i ngrire,pa impulse agresive.Ne duhet t`jua mesojme?Po si lidhet gomari e dini?Shoke te policise,ne vend te pistoletave TT,duhet te mbani pistoleta neuroparalizuese,qe mund t`i perdorni vend e pa vend.

  • Projekti spanjoll,irlandez,neo-Zelandez-“Rekuperimi i te semureve mendore prane Komunitetit”-i dha frutet e veta.100 qytetare te rrahur,dhunuar,masakruar.4 femije te vrare,masakruar,pa koke,pa gjymtyre,10 qytetare te vrare,te zhdukur pa nam pa nishan,4 police te vrare ne krye te detyres-deshmore te Atdheut.200 te cmendur ,te lidhur me zinxhire ne stalla,haure,dhoma me qera,dhjetra te semure te vetevrare.
    Ky projekt qe nisi me iniciativen e shoqates psikosociale ICDF,ndertoi ne disa qendra te Shqiperise kampingje per te semuret mendore me dreke dhe pa dreke,sic ishte qendra”Balashe” ne Elbasan,Skicofrenet Sali Berisha dhe Edi Rama(qe dihet se jane kuruar me terapi intensive ne spitalin 5) u bene presidente dhe kryeministra.te cmendurit promovuan qendra bamirese,qendra kulturore,menxa pa leke,fjetore me dysheke,pa dysheke.Sociopati Edi Paloka u be kryetar i nje grupi parlamentar,Sexopati Ylli u be minister,Qaniu u be gjykates,Shukriu u be kryebashkiak.Por edhe shume individe te tjere nga radhet e te semureve mendore u bene Bisnesmane,deputete,profesore prane komunitetit si :Sadri Abazi,Josefina leshi,Eduard Ndocaj dhe shume e shume te tjere,qe po te ishte shteti normal do ishin prapa hekurave te spitalit psikiatrik.

  • Afishojeni edhe komentin e dyte,se ku ka ngecur!Eshte shume me interesant.E kam ndjekur Projektin irlandez-espanjoll,qe tronditi 12 vjet me pare mjekesine tradicionale te semundjeve mendore dhe boshatisi spitalet psikiatrike drejt qendrave sociale,por qe perfundoi nje verre ne uje.Perfundimi eshte police te vrare,banore te vrare,rrahur perdhunuar dhe te semure mendore qe mbahen lidhur si kafshe ne shtepi.Kjo analize e imja nuk mund te vidhet,sepse jam vete botues dhe plagjatura tek une nuk shkon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *