Krimet ndaj urrejtjes, OSBE trajnon punonjësit e Policisë së Shtetit

Elton Tafaruci

Punonjës të Policisë së Shtetit nisën sot një trajnim në kuadër të përballjes me krimet ndaj urrejtjes, mundësuar nga OSBE-ja në Tiranë.

Çelja e trajnimeve është bërë ditën e martë në mëngjes nga vetë Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Rauning dhe Drejtori Policisë së Shtetit Haki Çako. Aktiviti u zhvillua në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit.

Në fjalën e rastit, Ambasadori Rauning u shpreh se Policia duhet të jetë e përgatitur për tu përballur me diversitetin dhe të kuptojë atë.

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, tha se respektimi diversitetit ka qenë një prioritet i Policisë në vite dhe ky trajnim është një ndihmë e madhe në këtë drejtim. Kryepolici Çako në fjalën e tij, vuri në dukje faktin se ky trajnim që po ndërmarrin forcat e rendit dhe sigurisë është mjaft i veçantë, pasi lidhet me një nga parimet bazë të Policisë së Shtetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *