Duke marrë shkas nga dy krimet e fundit në familje, me autorë të moshuar dhe viktima bashkëshortet e tyre, sociologët e konsiderojnë si një fenomen që buron nga konfliktet e një modeli familjar paternalist, i cili duhet riparë nëse funksionon apo jo.
“Ata nuk pranojnë të lëshojnë territorin e pushtetit maskilist që kanë pasur mbi femrat, të çdolloj kategorie, qoftë gruaja, nusja e djalit, vajza, mbesa etj.. Kjo bën që ata të mendojnë se duhet të sundojnë ende”, thotë sociologu Gëzim Tushi.
Për këtë vit, statistikat evidentojnë vetëm një femër si autore të krimit në familje, ndërsa në 7 raste të tjera, krimet janë kryer nga meshkuj që kanë vrarë prindërit, bashkëshorten apo gjyshen.
“Maskilizmi është ende dominant në shoqërinë shqiptare dhe kjo bën që gratë të ndihen në njëfarë mënyrë të nënshtruara apo të poshtëruara në shoqërinë tonë. Madje ato janë të rrezikuara për t’iu marrë jetën bashkëshorti i tyre xheloz, patriarkal, sundues, që e kërkon femrën të jetë shërbëtore të vetën në të gjitha rastet”, tha më tej Gëzim Tushi.
Por psikologia klinike Besarta Taçi konsideron si rrënjë të problemit mosrespektimin e lirisë së individit, që sjell më pas mosmarrëveshje që mbivendosen, derisa kthehen në patologji. Por rezulton se shumë pak qytetarë pranojnë të trokasin në derën e një psikologu për konfliktet në çift.
“Pacientët shqiptarë arrijnë të kërkojnë ndihmë vetëm kur janë në një fazë përfundimtare, në një fazë tejet të vështirë dhe komplekse, e jo në një fazë të hershme kur është shumë e thjeshtë të ndërhysh edhe nga pikëpamja psikoedukative. Pra ndërhyrjet janë terapeutike e jo mbështetëse, por që fokusohet totalisht te zgjidhja e problematikës shëndetësore që paraqet personi”, shprehet Besarta Taçi.

Ju mund te arrini deri aty sa te shihni edhe pasojen e ktimit ne familje po kurr nuk mund ta shihni shkakun qe ka qu ne kete shkall. Libri qe keni studju e sherbetoret e kujt jeni i cili ju paguan nuk ju lejon qe te shihni te verteten
E dini se dikush ka vjedh dinjitetin e njeriut e per pasoje ky njeri nuk din me dasht, nuk di te respektoj nuk di te shpresoje. Shpresa asht menyra e te pasurit e atyre gjerave nuk jan po qe me shprese mund ti keshe. Te gjithe keto qe kryjne keto kime jan vellezrit e motat e secilit. Pra nuk kan ardhe nga nje planet tjeter e jan tu na nxi faqen ne faqe ” bardhve”. E keqja qe banon ne to i ban qe ta dorzojne vullnetin e tyre e te behen sherbetor te saj. Kure dorzohet vullneti athere hum vetdijen dhe kryhet veprime qe nuk kontollohen. Ilaqin qe do shoqeria per te mos ndodhur te tilla ngjarje e jep me nje treguar te gisshtit se shih qka bani njani a tjetri. Meqense shteti nuk mund te siguroje nje jete dinjitoze qytetarve te vet atehere na del se keta jan llumi i shoqerise , jan maskilista nuk e pranojne pushtetin feminist etj……. Vetem me dashni , vetem duke dashur njani tjetrin, vetem duke i a mjeku plaget njani tjetrit, vetem duke nxjerr ne pa vlerat e mira te shoqerise . vetem duke siguruar nje jete dinjitoze per secilin atehere do te zhduken keto fenomene e mjer per ji o psikoloog se nuk do te keni pune duke u tallur me fukarallekun e tjetrit.
O JU Q…… GRATE, VAJZAT E CFARE KENI NE FAMILJE.
CFARE LIDHJE KA KETU FAMILJA ATERORE.
O INJORANTER, A E KUPTONI SE CFARE PO
BENI???????!!!!!!!!!!
KJO FAMILJE ESHTE AJO, FALAS SE CILES, NE
KEMI RUAJTUR ATO PAK GRIMCA MORALI NE
JETEN TONE.
SHKATERRIMI I FAMILJES SHQIPETARE
ESHTE I QELLIMSHEM DHE SHKON NE VIJE TE
DREJTE ME ZHVILLIMIN E MUNGUAR EKONOMIK
DHE MIREQENIEN MIZERIE.
Dakort plotesisht me ju Arben, ne kete rast.
Eshte diversioni politik, shoqeror e kulturor i sotem, i cili ka vrare moralin e shoqerise shqiptare e ka bere te fitoje antimorali, anti familja, krahas problemeve te renda ekonomiko-shoqerore.
Por ky nuk eshte vetem fenomen shqiptar.Ne Itali çdo dite, prej vitesh ndodhin ne familje dhe ne mes te rinjsh, pa krijuar akoma familje, fenomene te tilla monsruoze.
Kjo eshte pjelle e kesaj kohe te veshtire qe po kalojme sot.
Zgjidhjen e analizen mund tia beje dhe filozofi i shquar prof dr Tarifa i riu, se eshte shume i zoti ne
de & ligjimitetet e fenomeneve
Konklyzione te gabuara. Te analizosh kete fenomen duhen pare shume gjera dhe duhet pyetur:a duhet te egzistoje familja ashtu si eshte krijuar apo duhet te ndryshoje? Pra analiza duhet ti behet familjes. Ata qe bien dakort per ta krijuar, a duhet te kene nje “kontrate” mirebesimi tek njeri tjetri apo e bejne ate formalisht e pastaj ndodhin keto gjera. Mire shteti se ka ligje dhe po theve kontraten me te, te ndeshkon, po familja si celula e pare e shoqerise saj çfare duhet te kete? Pra, familja eshte krijuar historikish si neveoje e nje bashjetese dhe ka rrenjet ne shekuj qe erdhi pas lirise kafsherore me instikte dhe reflekse te kondicionuara, ndersa sot, mbas gjithe asaj eksperience historike te vertetuar a eshte e deformuar. A duhet ta ndertojme familjen si thone sociologet sot apo sipas rrjedhes se saj. Po keta sociologet a kane familje dhe si e kane. Mos valle flasin ndryshe dhe veprojne ndryshe vete? Dhe pse ndodh kjo. Se sot ka nje fenomen absurd: te meson si ta ndertosh familjen, ai qe nuk ka familje, te meson si ta edukosh femijen, ai qe s’ka femije. Pra keta “edukatore” s’kane asgje nga jeta e tyre qe te jene te bindur per ate qe thone dhe njekohesisht te ndihmojne shoqerine praktikisht. Dhe te shkojme tek tema. Cili duhet te jete raporti burre grua ne familje dhe me femijet. Ka mase, se ne kete ndynja s’ka asgje pa mase dhe masa percaktohet ne interes te paleve , me mirekuptim dhe si shembull nga trashegimia qe eshte provuar. Nuk behen gjerat me nje te rene te lapsit te Gezim Tushes apo asaj zonjes, te me falin se emerat e atyre lexova, qe vrasjet vijne nga paternalizmi. Po dikush duhet te jete ne krye se dhe shteti ka nje ne krye. Problemi eshte se sa di te harmonizosh marrdheniet brenda. Eshte teme e gjate, aq sa teorike dhe praktike sa koha qe ka kaluar njerezimi, por ate qe mesoi dhe provoi kerkon ta shperbeje menjehere. Duhen aq vite sa kane kaluar per ta shperbere ne qoftese se e keni menduar keshtu.