Kryeqyteti i Tiranës ka për kryetar njeriun, që do t’ i rrënohet pallati sepse është ndërtuar në mënyrë kundërligjore. (Ndoshta kur lexoni këtë artikull, pallati do të mund të shihet vetëm në internet.) Nga ballkoni i atij pallati gati gati njeriu mund të kërcej në det. Nuk shkaton habi vetëm ndërtimi i paligjshëm, por pyetja e madhe është kjo: Si mund të fitojë një politikan aq shumë, sa të ndërtojë një pallat të tillë? Edhe atë, brenda pak viteve. Çudia nuk përfundon vetëm tek ndërtimi kundërligjor, e as tek shuma e investuar, tmerri qëndron tek zyra që ai drejton dhe dëmin që i shkaton asaj zyre.
Edhe këtu nuk përfundon çudia shqiptare: Zotriu në fjalë nuk është një bos i një fraksioni të ndrangetës kalabreze, kamorrës së Napolit, apo mafias siciliane, ai zotëri është edhe kryetar i një partie politike në Shqipëri; kryetar i Partisë Demokratike. Anëtarët e kësaj partie, janë një masë boshe, një kope apo kanë edhe mundësi gjykuese? Si mund të mbetet kryetar partie një njeri që ka shkelur ligjin? Si mund të mbetet kryetar i Tiranës, shef i asaj administrate, njeriu që ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar? Si mund ai njeri t’ i drejtohet popullit pa u skuqur? A është ai në gjendje të kuptojë dëmin që i shkakton Partisë Demokratike, qytetit të Tiranës dhe imazhit të politikës shqiptare, brenda dhe jashtë?
Çfarë kuptojnë me demokracinë anëtarët dhe ithtarët e Partisë Demokratike? Pozitën dhe pasurimin prallor brenda pak viteve? Legjitimimin e thyerjes së ligjit, pasurimin e pakusht dhe të paskrupullt? Nëse ajo anëtarësi nuk është një turmë e palëvizshme dhe e retarduar, atëherë ajo duhet ta dijë se në demokraci, mund dhe duhet të rrëzojë njerzit që dëmtojnë demokracinë, administratën shqiptare, shtetin shqiptar, atdheun. Ajo duhet ta dijë se detyrë e saj sipërore është të rrëzojë apo zgjedhë njerëz që drejtojnë partinë: Njerëz me dinjitet. Njeriu nuk mund të ndërrojë prindin, por politikanin në demokraci e ka obligim dhe urdhëresë. Pse ajo anëtarësi sillet ndaj njerëzve që udhëheqin atë, me aq respekt dhe frikë, sikur të ishte Enver Hoxha ai që udhëheq ata?
Pse ajo anëtarësi nuk kujdeset për shembëlltyrat politike, për pastërtinë e tyre që drejtojnë partinë? Çfarë diference cilësore mund të konstatojnë në mes një politikan, që then ligjin dhe në mes një mafiozi që shkel ligjin? Si mund të dërgohet nesër Lulzim Basha në ndonjë takim në botë, kur politikanët e jashtëm nuk e perceptojnë më si politikan?
A i ka mbetur popullit një gram dinjitet, një gram fuqi sa të ngrihet në këmbë dhe ta largojë nga kryeqyteti shqiptar, sepse dëmi është tepër i madh nga një politikan, aq i madh sa nuk mund të durohet në një shtet demokratik. Si mund ai të hap zyrën e kryetarit të Tiranës, gjersa pallati i tij shembet? Si mund ai të shikojë në sy bashkëpunëtorët e vet? Si mund ai nesër të kandidohet për kryeministër, kur ai pallat do t’ i mbetet gjithmonë si pjesë e identitetit të tij politik?
Një shoqëri emancipuar, e ngritur mund të quhet ajo, kur rrëzon nga skena e vet politike, njerzit që nuk mund të dallohen nga kriminelët. Ajo ka për detyrë ta bëjë këtë. Ku është tani ai popull i vetëdijësuar dhe i trishtuar nga helmi, që nuk revoltohet dhe nuk ngrihet për ta rrëzuar Bashën? Ku është ajo shoqëri civile e festuar si iluministe?
Dëmi i imagjinuar nga helmet kimike, është më i vogël se sa drejtimi i një partie nga njerëz që urrejnë shtetin e vet, atdheun dhe e shfrytëzojnë për pasurimin vetjak. Këta njerëz zakonisht janë të gjendje të shesin edhe territore apo detin. Dëmi do të jetë tepër i madh sepse rreth vetes grumbullojnë një klikë kiminelësh, që heshtin për të mbuluar të bëmat e veta. Kur kjo gjendje stabilizohet, zgjat disa dekada deri tek profilimi apo ndryshimi i strukutrës në atë parti. Ndoshta edhe kurrë, por shembet dhe lindin tjerat.
Ka disa njerëz të ditur, të urtë në PD dhe po dëmtojnë veten duke mbetur aty. Asnjë anëtar i PD nuk mund të mos konsiderohet fajtor, gjersa ai mundëson drejtimin e partisë nga njeriu, që nuk mund të indetifikohet vetëm si politikan. Si mund të mendojë dikush se është intelektual i madh, humanist, gjersa ka për kryetar të vetin një njeri me këtë histori të turpshme për shtetin ligjor? Në komunizëm heshtja shpëtonten njeriun nga burgu ose vdekja. Në demokraci heshtja është e barabartë me përkrahjen e krimit dhe njësimin me të. Politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë dëmtuar aq shumë rendin demokratik, sa populli me nostalgji kujton rendin e Titos dhe Enver Hoxhës. Kjo është gjendje patologjike. Kjo është sindroma e kushtëzuar i Stokholmit.

Bukur z. Naser aliu? Por ndersa për mua kjo analizë vlen, te jeni i sigurte se për antarsinë aktuale nuk vlen. A vlen argumenti për injorantet? Nuk vlen. E kjo parti përbehet nga keta,nga hajdutët dhe nga kriminelët. Provoje te “hedhesh grepin “ne pd dhe peshku qe do te bjerë në “rrjetën” tuaj do te jetë nje nga peshqit e tri kategorive që përmenda!? Ndonje peshk jashte ketyre kategorive rri larg dhe e bashkon me pd vetëm ndonje brengë e se kaluarës. Por edhe keta po ikin. I nderuar naser ! Kini goditur nje plagë pd-iste që do shumë kohë për kurim! Sigurisht n.q.s ilaci ka efekt mbi hajdutet dhe kriminelët? Dini gjë nëse ky ilac eshte shpikur? Nderime gazetar i këndshem!
VR!!! Bukur z. Naser aliu? Por ndersa për mua kjo analizë vlen, te jeni i sigurte se për antarsinë aktuale nuk vlen. A vlen argumenti për injorantet? Nuk vlen. E kjo parti përbehet nga keta,nga hajdutët dhe nga kriminelët. Provoje te “hedhesh grepin “ne pd dhe peshku qe do te bjerë në “rrjetën” tuaj do te jetë nje nga peshqit e tri kategorive që përmenda!? Ndonje peshk jashte ketyre kategorive rri larg dhe e bashkon me pd vetëm ndonje brengë e se kaluarës. Por edhe keta po ikin. I nderuar naser ! Kini goditur nje plagë pd-iste që do shumë kohë për kurim! Sigurisht n.q.s ilaci ka efekt mbi hajdutet dhe kriminelët? Dini gjë nëse ky ilac eshte shpikur? Nderime gazetar i këndshem!
Demin me te madhe e beri PDja kur te mori ty si dhenes te saja…nje doganier nga me hajdutet por edhe nje informator i te gjitha klaneve kriminale italjane….o Naser Aliu ( Gjergj Thanasi )….
dhe veprimi me i sakte qe ka bere ministria e mbrojtjes ka qene perjashtimi i kolonel Pellumb Zaimit si nje nga me te paaftet por edhe nga me ngatrrestaret qe nuk le njeri pa e share……mos e turperoni gazeten me keta njerez ……
Çfarë flet ti o kosta pd-isti. Në cdo koment tendin ka smirë e urrejtje. Kam evidentuar cdo komen t tëndin ketu ne usa, kam dhe email-in tend dhe duket qarte o ushtarak i deshtuar e smirezi qe ti vetem urren e vjell mutësira. Deshtak psikopat! Naser aliun por dhe pellumbin e njoh si koleg jane shume lart mbi ty . Nuk i arrin dot kurre. Po vazhdove me keto bajga do te ti mbledh te gjitha komentet dhe bashke me emrin tend te vertete do t’ja u dergoj te gjitha gazetave ne shqiperi të të demaskojne si shpifes antishqiptar. Fakte ke dhene plot ne komentet e tua te qelbura. Pse nuk i del naserit dhe pellumbit me emrin e vertete apo si mi gjirizesh aty ke qejf te rrish. Te fala s.buçkës dhe shefit ekselent te shikut paralel te s. Berishes e xh. Gjunkshit!
…..??????……!!!!!!……por une e di pseudonimin tende…..
Sa të paska djegur komenti i pëllumbit mor kosta gjynafqari! Ka hedhur gregin ky zotnia ne pd dhe ka kapur…e dini kë? Kostën mor kostën! E ka ngrënë grepin menjeherë. Qënke peshk budallë ti kosta? Nuk bon për të qen peshk i detit te durrsit. Ne durrsaket kena peshq te squt ne det. Po me gjergj thanasin e durrsit pse e ke krujt ? Të djeg kontrabanda e armëve më duket. S’bon kshtu kosta. Ke hangër mut kot vallahe! Na shkrine fare kosta komentuesi . Si re kaq shpejt mrena or taj?
…asgje me shume nuk je se nje……durrsak tarallak….
Kosta e ka kap peshkun në lanë aty ke ura e elbasonit!!?? Aty jane garrumbull se vijn mutnat e pd nga shqupi.