Krimi ekonomik duhet ndëshkuar!

anazapta

Sfida e Rilindjes për të permirësuar imazhin e rëndë të Shqipërisë,mbytur në borxhe dhe falimentim, nuk mund të realizohet pa nxjerr shkaqet dhe ndëshkuar autorët! Sfida është tepër e rëndë,por Rilindja nuk ka mundësinë e duhur të përballet pasi dihet edhe pse nuk është shkaktare e kësaj gjendje, ka mijra fije të lidhura me bandën kriminale PD!

Duhet vetë Sovrani të përvesh llërët dhe ndricojë trurin,për të ndryshuar sa më parë gjendjen katastrofike! Dhe kjo arrihet duke berê Revolucion demokratik francez,pa koka të prera ish qeveritaresh në gijotinë, por duke ngritur e zbatuar GIJOTINËN e ligjit!…Vetëm kjo është zgjidhja që duhet ta sjellim për një Shqiperi tjetër, të re, demokratike dhe me SOVRAN të pasur!

Bode dhe kryedrejtuesi i tij kriminal duhet të përballen me Gijotinën ligjore; pasi dëmet,si shihet janë të tmerrshme! Rilindja dërdëllit akuza të drejta, por nuk ndryshon dhe nuk ndëshkon fajtorët! Ndaj nuk duhet besuar fjalëve,por veprave, ndryshimit që nuk mund të vijë perderisa qeverija e mëparshme ka rrënjë kanceroze në pushtetet e tjera, si hetuesi dhe drejtësi!

 

SMS në DITA

Në 0689073730

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *