Një krim makabër ka ndodhur në një stacion metroje në Tajvan.
Sipas mediave ndërkombëtare, një fëmije 3 vjeç i është prerë koka, në atë që zyrtarët vendas e raportojnë si një sulm “rastësor”.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, por mësohet se autori i krimit është një 33 vjeçar, i arrestuar më parë për krime të lidhura me drogën dhe me probleme mendore.
Jashtë komisariatit, të policisë, pak orë më vonë, u mblodhën një grup njerëzish të irrituar dhe me shkopa bejzbolli, në gadishmëri për të sulmuar autorin e krimit.
Vajza 3 vjeçare, ndodhej bashkë të ëmën, kur u sulmua.
