Krimi i trefishtë në Tiranë, e afërmja e viktimave: Emiljano sapo kishte dalë nga burgu

Bledar Lumani

Emiljano Rrustemi kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu në Greqi dhe ishte kthyer në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm, 33 vjeçari ekzekutoi me automatik bashkëshorten e tij, Izaura, 29 vjeç dhe nënën e saj, Engjëllushe.

E tronditur një e afërme e viktimës tregon se raporti mes çiftit kishte qenë gjithmonë i vështirë për shkak të gjëndjes ekonomike, por dhe për shkak të dhunës që djali ushtronte ndaj bashkëshortes e tij.

Madje Izaura kishte kërkuar divorcin, por ai nuk pranonte t’ia jepte.

Kishin fëmijë.

Ai ishte në burg në Greqi.

Sapo kishte dalë nga burgu në Greqi, s’ka një javë.

Ziheshin shumë, kishin probleme ekonomike, e rrihte, ishte hajdut.

Ku do të shkonte goca?

I kishte kërkuar edhe divorcin, por ai nuk ia jepte”, shprehet e afërmja për “Ora News”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *