Krimi në familje, viktima kishte lidhje me një 25-vjeçare, ka mbetur shtatzënë

Elton Tafaruci

Një detaj është bërë publik sa i përket krimit në familje ditën e djeshme, ku humbi jetën 50-vjeçari Artur Kurti. Për këtë ngjarje, policia arrestoi kunatin e tij Leonard Strazimiri që e qëlloi me thikë dhe djalin e viktimës Jurgen Kurti 23 vjeç si bashkëpunëtor.

Bëhet fjalë për  një lidhje jashtëmartesore të viktimës, me një vajzë 25-vjeçare, e cila ka qenë edhe shkak për kërkesën për divorc nga bashkëshortja e tij Shpresa Kurti, shkruan ‘BallkanWeb’.

Viktima Artur Kurti nuk e ka pranuar faktin se do të divorcohej nga e shoqja, Shpresa, dhe në gjendje të dehur e kishte dhunuar edhe dy ditë më parë. Po kështu, thuhet se vajza 25-vjeçare që kishte lidhje me viktimën Artur Kurti ka mbetur shtatzënë.

Kjo lidhje jashtëmartesore e viktimës ka bërë që ai të kishte probleme me bashkëshorten dhe kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Duke marrë shkas nga dhuna e ushtruar ndaj gruas sa herë ajo i kërkonte divorcin, Shpresa Kurti kërkoi ndihmë nga vëllai i saj dhe djali.

Për këtë arsye ata ndodheshin të dy në shtëpi mbrëmë, kur 50-vjeçari u shfaq në derën e banesës me thikë në dorë duke kërcënuar bashkëshorten, ngjarje që përfundoi në mënyrë tragjike.

Share This Article
1 Comment
  • E mori gruaja Divorcin qe kerkonte.
    Divorci kerkohet ne Gjykate, nuk i kerkohet burrit.
    Tani te veje te vizitoje ne burg djalin dhe vellane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *