Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Golem zbardhet dëshmia e autorit të krimit në polici. Veli Dervishi ka rrëfyer në polici se gruaja e kishte tradhtuar dhe kjo ishte arsyeja pse e kishte vrarë. “Ajo më ka tradhtuar gjithë jetën”, është shprehur i moshuari në polici.
Ngjarja ndodhi dje rreth orësh 19:50, kur shtetasi Veli Dervishi në gjendje të alkoolizuar goditi gruan, Shazivare Dervishi me sëpatë në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Sapo ka kryer krimin, ai i ka telefonuar njërit prej djemve që jetojnë në Tiranë dhe i ka thënë se kishte vrarë nënën e tij. “Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”. Këto kanë qenë fjalët e burrit, ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur. Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në polici dhe të vetëdorëzohej.

Une nuk mund te diskutoj mbi ngjarjen ,ne se eshte evertet apo jo aresya e vrasjes, po nje gje e them me bindje: tradhetia eshte bere emodes. Shitja e trupit behet pa problem vetem te fitosh para. Degjenerimin mjerezor e shohim c’do dite e vendi ku shitet trupi ca nga qefi e ca nga deshira per para jane pubet apo si quhen Diskot. Se c’behet atje brenda e flasin nen ze vajza e djem. Flisnin sot edhe smt ne nje gazete. Kurveria ka arritur rezultatat me te larta ne keteo 26 vjet demokraci. Ne sistemin socialist per 26 vjete lulezuan veprat industriale,shkollat e mesme e te larta, lulezoi bujqesia kultura ,sporti, per keto 26 vjet demokraci lulezoi DROGA e KURVERIA.