FOTO: Polici vret të dashurin e të dashurës, në shtëpi i gjejnë kokainë

Ornela

E përditësuar – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kavajës në orët e para të mëngjesit të sotëm ku ka mbetur i vdekur shtetasi Dritan Haxholli. Autor i vrasjes është efektivi i policisë Bledar Toçi, i cili nuk ishte në shërbim, por privatisht në shtëpinë e shtetases Marsida  Qatja.

Viktima Haxholli 41 vjeç ishte një person me të cilin gruaja në fjalë, e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve, kishte një raport.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e saj, ku Qatja jetonte bashkë me 3 fëmijët, dy prej të cilëve fatmirësisht nuk ndodheshin në shtëpi.

Tre fëmijët janë nga dy lidhje të mëparshme. Bashkëshorti aktual i saj, baba i fëmijës së tretë është emigrant i dënuar me burg në Gjermani.

Ish-bashkëshorti, baba i dy fëmijëve të tjerë, jeton në Kavajë dhe ka folur sot për miedia. Ai ka thënë se janë ndarë 4 vite më parë por vazhdonin ruanin “marrëdhënie të mira me Marsidën”

“Fatmirësisht dy fëmijët tanë 14 dhe 9 vjeç ishin në shtëpinë time kur ndodhi ngjarja pasi i mora për një vizitë të motrës” – ka thënë ai për mediat.

Bashkëshorti tjetër i Marsidës, ka kërkuar nga burgu gjerman detaje mbi ngjarjen duke u shfaqur në rrjetet sociale.

Vrasja ka ndodhur në shtëpinë ku jetonte Marsida e cila me sa duket ruante “marrëdhënie të mira” edhe me ish-bashkëshortin edhe me bashkëshortin por edhe me dy të dashurit që u përplasën.

Viktima Haxholli ka shkuar në banesën e saj rreth orës 00:44. Polici Toçi ka qëlluar duke e vrarë.

Priten të sqarohen rrethanat e plota të ngjarjes. Sipas dëshmisë së Marsidës, policit Toçi dhe dy personave të tjerë, shokë të Toçit, viktima ka hapur zjarr i pari me një kallashnikov dhe Toçi ka qëlluar sepse ai e plagosi lehtë.

Mbetet për t’u parë vërtetësia e këtij deklarimi duke qenë se për një pjesë të ngjarjes, policia dha fillimisht version të rremë.

Policia deklaroi paradite se kolegu i tyre Toçi ishte kushëri i gruas e cila “i kishte kërkuar atij ndihmë”.

Por më pas u mësua se gruaja dhe polici kishin një raporti intim, paralelisht me lidhjen e kësaj të fundit me viktimën Haxholli.

Pozita e policit është komplikuar më tej pas kontrollit në shtëpinë e tij. Aty është gjetur kokainë e paketuar gati për shpërndarje, 7 doza sipas njoftimit.

Polici Bledar Toçi punon në sektorin e Burgjeve. Policia ka ndaluar vëllanë e tij që gjendej në banesë gjatë kontrollit.

Polici i shtetit, i dashuri nr. 2
Viktima, i dashuri nr 1
Marsida, shkaku i sherrit
Birra Peja dhe gjak në vendin e vrasjes

 

o.j/dita

 

Share This Article
8 Comments
  • Per mua ka dicka qe nuk shkon ne deshmite e gruas dhe nuhas nje perojekje te policise per ti dhene ngjarjes nota qe nuk demtojne policin ne publik.

    Me mire te thuhet e verteta cope se vetem ajo ndikon mos perseriten hynere te tilla

  • E di gjithe lagjia qe kjo u nda nga Dritani dhe u lidh me kete policin.

    Po te ishte se kishte hap zjarr me kallash Dritani si paskan zen plumbat vetem policin kur keta paskan qene grumbull?

    Dhe pse e kish me policin inatin?

    Keta nuk jane polica keta jane vagabonde me uniforme shteti dhe heret a vone keto ndodhin kur fut ne polici lloj lloj te rinjsh te paformuar vetem se nuk duron dot syri i Ramiut “polica barkderra ne rruge”.

    Aq kane o Rami pordha, nuk u del nuk hane dot gjera te zgjdhura si ty dhe lulashet shoket e tu qe kapardiseni mbi mjerimin dhe mizerjen morale te nje Shqiperie qe e katandiset ne kete derexhe

  • Dava baxhelle
    Sherr dashnorësh
    Ata t tjeret “fqinj e te aferm” sic genjen policia jane thirrur pas vrasjes per te mbulu lidhjet e ketij policit me baxhellen

  • Duket qe policia genjen

    Ose ka udhezuar kete gruan të gënjejë

    Duken rrethana shumë të sforcume keto qe jane paraqitur si skenar vetembrojtje.

    Eshte vrasje me autor nje polic te shtetit

  • Lereni dashnoren dhe dashnorin, po shikoni kokainen e policit. E paketuar dhe gati per shperndarje.
    Na ka inat Hollanda thote Ramuti..ceshtje e tyre e brendshme..
    Dhe si perfundim, meqe nuk e ndalon dot shperndarjen e kokaines me policine e shtetit, i hap kufijte Serbise qe ta sjellin dhe ata lirisht ne Shqiperi. Jo se nuk kane kaluar deri tani, po ta kalojne pa siklet per ta percjelle me tej ne Itali
    Rrnofte Ramut Vucici

  • Filmi TOCI tocja thrret tocin jse asht tu i ra ne qave karelloja Toci shkon te shpija nores ajo jfton edhe dy toca te tjere komshij,ja u shtron me birre e pizza ne oren kater te nadjes i ban telefon karellos .Karelloja bahet xheloz.Rroke kallashin e niset te baje sherr ne grupin e tocave. Nderkohe TOCI “alfa ” ka thith nja4-5 vija,fishekun gati …Vjen karelloja pam-pam …… TOCI gervish vedin ne qafe ..alibi tocash ….vetmbrojtje …film tocash ne vend kutocat bajne ligjin me ne krye KryTocin…

  • Toci tjeter nga burgu ne Gjermani kerkon me ngulm ne rrjetet sociale te ndricohet ceshtja,se i kane ra ne qafe re shoqes e cila asht mundue me ruejt nderin. Duhet pare ndonjelidhje be mundshme mes tocit ne gjermani dhe TOCIT ketu dhe viktimes pasi kan gjera te perbashketa, 1- Marsiden 2- bardhen 3- burgun etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *