Po jetojmë një realitet tronditës dhe absurd. Kronika e zezë ditore është e mbushur me ngjarje të tilla kriminale që asnjë xhep’ i trurit nuk i nxen dot. Përditë humbin jetë njerëzish. Cili është shkaku i vërtetë i kryerjes të këtyre krimeve të rënda të njëpasnjëshme? Pse nuk kanë më frikë autorët e këtyre krimeve? Dikush e sheh shkakun’ te varfëria ekonomike; dikush e sheh te varfëria shpirtërore; dikush e sheh te vazhdimi i mbajtjes të armëve luftarake pa leje; dikush e sheh te primitivizmi i mënyrës të kupuarit të jetës; dikush e sheh te mungesa e shtetit ligjor në tërësi… Mbase të gjitha janë, të mara së bashku. Por ato kanë një burim që e prodhon e i jep jetë, kurajë , energji e frymëzim krimit. Nga kush duhet të kenë frikë kriminelët që të ndalen në kryerjen e akteve të tyre çnjerëzorë? Nga ligji? E, pse ta kenë frikë, kur krimi shtetëror (qeveritar) vret me dorën e tij mafioze 26 qytetarë të pafajshëm, midis tyre gra e fëmijë, dhe vrasësit, dalin pa lagur? E pse ta kenë frikë ligjin këta kriminelë kur shohin se në bulevard vriten nga pushkët e qeverisë katër qytetarë, faji’ i të cilëve ishte vetëm pse kishin dalë në protestë dhe urdhëruesit e masakrës vazhdojnë të jenë në krye të pushtetit?
E pse ta kenë frikë ligjin kur shohin se kriminelët – vrasës të oficerëve të policisë, ose nuk kapen ose nuk dënohen sepse gjygjtarët i zvarrisin proçeset për ,shkaqe’ që vetëm ata i dinë(?). E pse ta kenë frikë ligjin kur korrupsioni qeveritar ka pushtuar çdo cep të oborrit qeveritar’ e të familjes k/ministrore dhe askush nuk dënohet? E, pse ta kenë frikë ligjin kur shohin se k/ministri i qeverisë së “tij”’ gënjen çdo orë e çdo ditë qytetarët në një kohë kur e ka fut vendin në borxhe marramendëse dhe askush, në rrugë ligjore nuk ia mbyllë gojën? E pse ta kenë frikë ligjin kriminelët kur ai nuk është më ligj por maliq’? Opinioni publik shqiptar po përjeton një klimë të përsëritur terrori, “arkitekt” i të cilës është po ai i viteve ’96, ’97. Elektorati shqiptar ka shansin në qershorin e këtij viti, ta heqi qafet një herë e përgjithmonë këtë k/ministër dashakeq të qytetarëve të tij. E, bashkë me ‘të, tu tregojë vendin të gjithë kriminelëve jetë marrës, që u kanë shkaktuar e imponuar qytetarëve dhimbje, frikë e terror. Përfaqësuesit e drejtësisë, të ngarkuar me mbrojtjen e zbatimin rigoroz të ligjit, sipas parimit kushtetues : ,,Të gjithë të barabartë përpara ligjit”, duhet të reflektojnë thellë dhe të gjejnë forca e motive të pastra për nxjerrjen e vetvetes dhe të drejtësisë nga bataku ku kanë rënë. Veçanërisht organi i akuzës është para një prove të madhe historike. Shansin historik e ka në dorë “sot”. Nesër do të jetë vonë për të.
Letër e nënshkruar: Ramazan Sula