Krimi po ndjen ndëshkimin

anazapta

Email në adresën

[email protected]

Opozitë pa opozitarizëm. Më vjen sinqerisht keq të shpreh këtë mendim që nuk është vetëm i imi. Kjo aktualja është reduktuar për të keqen e të gjithëve në një instrument mbrojtës i një të kaluare 8 vjeçare plot gjynahe. Ajo e ndjen që koha për t’i larë ato po afrohet. Krimi po ndjen ndëshkimin. Skërmitja e dhëmbëve e doktorit nuk i adresohet gabimeve të maxhorancës në emër të dashurisë për popullin. Agonia të çon në lëvizje të pavullnetshme e të pakontrolluara të gjymtyrëve. Argumentet që përdor opozita në përballje me shumicën e vërtetojnë pikërisht këtë. Flluskat e sapunit në vend të argumenteve llogjike e të kuptueshëm zmadhojnë në mënyrë të pabesueshme hendekun mes saj e qytetarëve. Opozita konstruktive është element bazë i një sistemi demokratik. Humbja e këtij funksioni e ka katandisur atë në një vegël në shërbim të një personazhi famëkeq. Sakrificë e madhe për një popull në fillimet e demokracisë. Nuk e meritojmë këtë farë dënimi. Z.Berisha është një gjë dhe opozita e vërtetë diçka tjetër. Sa më shpejt që opozita dhe ne të gjithë të vëmë në jetë rolin e vërtetë të saj, aq më të pakta do të jenë dëmet. Vendosmëria për të ndjekur me çdo kusht rrugën drejt Europës së dëshiruar patjetër do të japë rezultat, edhe sepse nuk ka alternativë tjetër. Me respekt të veçantë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *