Si reagoi qeveria e Rumanisë për vrasjen e një vajze 15 vjeçare

Edona Llukacaj

Disa ditë më parë një ngjarje e shëmtuar ka tronditur Rumaninë.

15-vjeçarja Aleksandra Macesanu u zhduk në perëndim të Bukureshtit ndërsa po bënte autostop për të shkuar në shtëpinë e saj në qytetin Karakal. Fatkeqësisht, vajza u gjet, më vonë, e vdekur.

Ndërsa opinioni publik në vend ishte i shqetësuar për fatin e vajzës, para se trupi i saj të gjendej, ministria e Arsimit e Rumanisë, Ekaterina Andronescu, u shpreh në një televizion “se fëmijëve u mësohet që të mos hipin në makinë me të huaj”.

Këto komente kanë ngjallur reagime të shumta. Kryeministrja rumune Viorika Dancila e shkarkoi menjëherë ministren duke i konsideruar komentet e saj si të papërgjegjshme, edhe pse sqaroi se ish-ministrja nuk kishte dashur të fajësonte prindërit e viktimës.

Në fakt situata duket se nuk është menaxhuar mirë edhe nga policia. 15-vjeçarja, ndërsa po mbahej nga rrëmbyesit, kishte arritur të telefononte tre herë shërbimin e emergjencës, por policia kishte vonuar 19 orë për të filluar kërkimet në pronën ku ajo po mbahej. Për adresimin e dobët të situatës u pushua nga puna shefi i policisë së vendit, si dhe u dorëhoq edhe ministri i brendshëm.

Mediat rumune bëjnë me dije se për vrasjen e Macesanut u ndalua një 65-vjeçar, i cili ka pranuar fajin. Ai gjithashtu ka pohuar se ka vrarë edhe një adoleshente tjetër, që është zhdukur në muajin prill.

e.ll./dita

Share This Article
9 Comments
  • Hmm
    Ketu tek ne ia hedhim me nje “hajt mo se keto ndodhin ne gjithe boten, ben dhe filma Hollivudi”.
    E te mendosh qe behet fjale per Rumanine!!!
    Perfytyro Perendimin ku ne trokasim dhe bejme sikur merzitemi se nuk po na hapin deren

    • Ketu te ne qeveria ka rene qe pas skandalit te Unazes.

      Pike!

      E kapur rendshem ne korrupsion.

      Ne bashkepunim me banditet sponsore te Saliut per me teper.

      Kaq.

      Te tjerat jane brockulla dhe teater.

      • Qeveria ka rene qe pas korrupsionit te Rruges se Kombit. Protesta e Kukesit ishte legjitime. Njerezit nuk jane zhele pse kane qene apo jane me PD dhe hajt ti rrjepim me tasks e ti fusim ne burg kur kundershtojne
        Mire Rilindhjeret qe kane qef vete te paguajne, po te tjeret cfare borxhi i kane Ramutit qe i shet nga koncesioni ne Koncesion. Nga Ulaj, te Fusha..e te gjithe qelbesirat qe po majmen me varferine

    • 19 ore. Kafshe police. Shtete te ndyra ku sundon mafia, po te pakten rumunete shkarkuan ministrin e rendit me protesta
      Ne Shqiperi njerezit behen vemje me bindje e vullnet te plote. Te kemi RiPiSat m8re, pa te tjeret kokat te hane

  • Vajza kishte bere 3 telefonata ndihmes se shpejte, policia kishte vajtur pas 2 oresh e kishte gjetur te vdekur.

  • Sigurisht qe ministrja ka pasur te drejte. Ajo ka folur si prind qe kerkon qe njeriu i vet ti ruhet te keqes para se ajo te ndodhe. Ndersa po fole si zyrtare, kapet vrasesi, ndeshkohet, por jeten e vajzes nuk e kthen kush me. Sikur te kishte marre nje edukate me te mire ne familje sot ajo vajze do te shte gjalle. Kur se ruan i zoti, nuk e ruan as Zoti, thote nje fjale e urte.

  • kurse këtu flasin për “gjëra normale që bëhen ë tërë botën,që bëheben dhe filma”bile,që “paratë mund të jenë djegur”,që fjalën e parë të ministrit gjeneral!!
    e kështu me rradhë!
    fola vetëm për këta trapat e nivelit të dytë se për ata të nivelit të parë asqë mund të flitet!janë aq elokuent sa dhe gomari i kupton kur gënjejnë!!
    shqiptarët!?
    jo!!

  • Kete ti kerkoni lulshit bashuqit qe vrau 4 veta né bulevard 21 janarin. , kete ti kerkoni fatmir mehdiu getdecin , por degjoni keta kriminele vrases qe duan pushtet perseri
    Kete beni edhe ju gazetaruqe qe me median tuaj e shkateruat kete popull.
    Mos bllokoni komentet o friacake Te fjale said se lire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *