Krimineli që po çmend Facebook-un

Ornela

Njihuni me Jeremy Meeks. Ai është një kriminel 30-vjeçar, i cili u arrestua të mërkurën gjatë një spastrimi në fushën Weston Ranch e Stockton, Kaliforni. Mirëpo, ai është gjithashtu ndoshta i dyshuari më popullor për hir të faqes së Departamentit të Policisë Stockton në Facebook. I arrestuari ka marrë 10.914 pëlqime dhe 2,400 komente vetëm të mërkurën dhe të enjten nga shumë gra që pretendojnë se admirojnë pamjen e tij. “O zot hajde te nëna”, komentoi Nicole Seba Lorena Elena. “Edhe unë do ta arrestoja këtë….djaloshi më seksi kriminel që kam parë” shkroi Ellie Abbey. “Ai mund të më rrëmbejë mua kur të dojë…të më mbajë kundër dëshirës sime”, komentoi Jessica Gutierrez. “Pse duhej ta shkelte ligjin kur ai duhej të bënte miliona nga modelimi”, tha Tanya H. Thomas. Madje një nga femrat ka hapur një faqe në Facebook për ta përkrahur Meeksin, i cili po mbahet në burgun e San Joaquin dhe ku lirimi me kusht është 900 mijë dollarë.

Share This Article
1 Comment
  • Një shoqëri është duke vdekur kur fillon të simpatizojë kriminelët!? Dhe sidomos kur simpatia fillon nga gratë të cilat janë edukatoret më të pranishme ne lindjen dhe adoleshencën e brezit te ri ? Shoqëri e kalbëzuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *