Kripa e jodizuar/ Kuvendi, projektligj për kontrollin e prodhimit dhe tregtimit

Ornela

Kuvendi i Shqipëris po miraton një projektligj, i cili rrit kontrollin mbi prodhimin dhe tregtimin e kripës së jodizuar

Në projektligj është parashikuar që për sektorët ku mund të përdoret kripa e pajodizuar si përpunimi i peshkut, industri të tjera ushqimore ku kripa përdoret kryesisht për konservim apo për firmat që e përdorin për mirëmbatje rrugësh të bëhen me autorizime të posaçme.

Pikërisht kjo hallkë kundërshtohet nga shoqatat e prodhuesve agroushqimore të cilat thonë se rriten kostot dhe shtohet burokracia. Sipas tyre dëmtohet drejtpërdejt prodhimi vendas.

Jodi është një element mjaft i rëndësishëm për organizimin e njeriut dhe merret përmes kripës.

Gjatë viteve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të prodhimit në vend të kripës së pajodizuar dhe të fortifikimit të saj me jod, si dhe të numrit të stabilimenteve që operojnë në këtë fushë.

Rritje të fortë ka pësuar dhe importi i kripës së pajodizuar dhe fortifikimit të saj në vend nga këto stabilimente. Për këtë arsye qeveria po rrit kontrollet mbi sasinë e jodit në kripë.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Llojet e kripes qe shiten ne treg duhet te jene te ndryshme, me jod e pa jod, me pak jod e me shume jod shte bleresi qe zgjedh kripen e duhur per shendetin e tij. . Ka persona qe kane alergji nga jodi dhe shteti nuk mund ti detyrojne tere njerezit te hane patjeter kripe me jod. Me keq paraqitet gjendja ne industrine e konservimeve e sidomos ne ate te peshkut dhe te konservimit te tij. Sasia e jodit ne kutite e peshkut varet nga kerkesa e tregut, nga kerkesat e porositesit, nga kerkesat e konsumatorit dhe nuk mund te percaktohet me detyrim nga Kuvendi i Shqiperise duke favorizuar nga ndonje person qe deshiron te vendos monopolin ne treg me kripen e tij. Njr ligj i tille qe detyron tregun te perdor vetem nje lloj kripe me perqindje te fiksuar jodi detyron industrine e peshkut dhe ne pergjithesi ate te konservimeve te falimentojne e te hudhin ne rruge rreth 5 mije punetore. Keto ligje jane politike klienteliste dhe ne kundershtim te plote me ligjin themelor te zhvillimit pikerisht ate konkurences se lire. Tere kjo loje behet gjoja per te ruajtur shendetin e popullit ballkanas qe jeton larg detit dhe ka mungesa jodi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *