Krishti u ngjall! Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

DITA Online

 

Qindra qytetarë ishin mbrëmë në mesnatë në Katedralen Ortodokse ‘Ringjallja e Krishtit’ në Tiranë.

Mesha u kremtua nga Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi Janullatos.

Ky është edhe viti i parë që Kryepeshkopi e drejton këtë shërbesë Pashke si shtetas Shqiptar, por e mbajti atë sërish në Greqisht.

“Krishti u Ngjall dhe ju duhet të gëzoni të gjithë për besimin tuaj ndaj Zotit, për fitoren e së mirës ndaj të keqës”, tha ndër të tjera Janullatos.

Kryepeshkopi Janullatos uroi qindra besimtarë të mbledhur para Katedrales, me lutje ndaj Zotit, duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.

Duke u lutur për paqë, mirësi e harmoni në familjet e tyre, besimtarët ndezën qirinj për të marrë bekimin e Zotit,

Numri i besimtarëve ishte jashtëzakonisht i madh, pasi shumë prej tyre e kanë ndjekur lutje jashtë ambienteve të Katedrales.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *