Monedha vendase ka humbur pikë ndaj euros në dy ditët e fundit të javës, pasi kishte arritur në 24 dhjetor nivelin më të ulët që prej më shumë se 10 muajsh. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye të dje me 139.9 lekë, nga 139.5 lekë, që zbriti në 24 dhjetor, niveli më i ulët që nga 28 janari 2013. Ardhja e emigrantëve për festat e Krishtlindjeve në shtëpi, duket se ishte arsyeja kryesore që ndikoi në forcimin e monedhës vendase, në një kohë që euro në tregjet ndërkombëtare ka qenë relativisht e fortë, duke u kuotuar me rreth 1.37 dollarë. Kjo është reflektuar në tregun vendas edhe përmes rënies së fortë të dollarit, që ka zbritur në 101.5 lekë gjatë ditës së djeshme.
