Në këtë pjesë të tretë të intervistës ekskluzive në DITA me Dr. Sabit Brokajn sqarohen disa momente të patreguara më parë nga koha kur Hysni Kapoja ishte gjallë dhe pas vdekjes së tij.
Cilat ishin marrëdhëniet dhe çfarë i dallonte dy mjekët tropojanë të Hysniut, Dine Abazin dhe Sali Berishën.
Sa monolite ishte udhëheqja e asaj kohe Enver-Mehmet-Hysni dhe kur ndodhi krisja e madhe në udhëheqje.
Dyshimet për Ramiz Alinë gjatë qëndrimit pranë Hysniut në Paris dhe një episod nga vizita e Enver Hoxhës në monumentin e Drashovicës…
– Doktor, gjatë kësaj interviste kam vënë re se ju bëni një dallim midis dy mjekëve tropojanë të Hysni Kapos, pra të Dine Abazit dhe të Sali Berishës. Pse e bëni këtë dallim?
– Sepse kështu është e vërteta. Në numrin e madh të mjekëve që njoh unë, vështirë të gjej një tjetër të krahasueshëm me Dine Abazin. E kam fjalën për nga përkushtimi i një mjeku, mjaft të aftë profesionalisht, një kardiologu shumë të mirë. Nëse vende vende nuk ka dalë emri i Dines në shtjellimin që i kam bërë unë historisë së vdekjes së Hysni Kapos, kjo ka ndodhur se për momentet që unë jam shprehur gjatë sëmundjes së Hysniut në Paris, ne ishim në turne të ndryshme. Kuptohet, kur unë isha te i sëmuri, Dinia ishte i lirë që të çlodhej dhe anasjelltas, kur Dinia ishte në shërbim, çlodhesha unë. Theksoj me këtë rast se, lidhja e Dine Abazit me pacientin e tij, që ishte udhëheqësi Hysni Kapo, ishte jashtëzakonisht e veçantë. Aq shumë i përkushtuar dhe i lidhur me pacientin e tij ishte ai sa që, dramën që po zhvillohej ai e përjetonte po aq dhimbshëm sa familjarët e Hysniut. Ndërkaq edhe vlerësimi i familjes Kapo dhe vetë Hysni Kapos për Dine Abazin ka qenë mjaft i mirë dhe plotësisht i merituar. Lidhur me opinionet që unë kam shprehur në tërësi, janë pothuajse të njëjtat që do të shprehte edhe Dine Abazi, pasi ishim bashkë dhe e përjetonim njëlloj atë situatë si mjekë që ishim pjesë e një ekpi.
– Ju pyeta për ndryshimet që Dine Abazi kishte me Saliun…
– Kini të drejtë që e shtroni këtë pyetje, por po ua them shkoqur: as që mund të bëhen krahasime midis tyre. Absolutisht nuk bëhen krahasime. Saliu ishte tjetër gjë. Ai sillej urtë me familjen Kaspo, por në fund të fundit, mjeku i familjes ishte Dinia, jo Saliu. Dinia kishte shumë kohë, me vite që e ndiqte ecurinë e të sëmurit të tij. Në karakteristikat e tjera, Dinia dhe Saliu janë krejtësisht të ndryshëm. Ishin dy karaktere krejt të ndryshëm, kishin sjellje krejt të ndryshme. E përbashkëta dhe e vetmja gjë që i bashkonte ishte se ishin të dy mjekë kardiologë, nga e njëjta krahinë natyrisht, tek i njëjti pacient për atë periudhë kur u ngrit një ekip mjekësh.
– Doktor, ju më kini thënë se vdekja e Hysniut ishte një vdekje natyrale nga një sëmundje e rëndë. Por ka një fakt tashmë historik: Përpara vdekjes së Hysniut kishte ndodhur goditja ndaj gjeneralëve në ushtri, por edhe në ekonomi, ndërsa pas vdekjes së tij ndodhi eliminimi i Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. A nuk të lë të dyshosh ky fakt se edhe vdekja e Hysniut ka qenë e planifikuar apo është e qëllimshme?
– Mund të ketë pasur qëllime për vdekjen e një udhëheqësi të kalibrit të Hysniut, i cili ndikon në zhvillimet e një vendi. Por unë e them me bindje, sikurse ua kam theksuar në pjesët e para të kësaj interviste, se Hysni Kapoja ka pasur një vdekje natyrale.

– A ndikoi vdekja e Hysni Kapos në raportet midis udhëheqësve të asaj kohe në parti dhe në shtet. A u vu re mungesa e tij?
– Pa diskutim. U vu re dhe u ndie shumë. Largimi i çfarëdo personaliteti e krijon një boshllëk të tillë. Për më tepër Hysni Kapoja ishte një figurë qendrore, ishte krahu i djathtë i Enverit në parti. Ai, pra Hysniu ishte tepër i aftë në atë detyrë që mbante për një kohë të gjatë dhe në njëfarë mënyre i pazëvendësueshëm. Ai kishte krijuar një ekuilibër midis udhëheqësve, mungesa e të cilit u vu re menjëherë pas vdekjes së tij. Hysniu ishte shumë popullor dhe mjaft i komunikueshëm me njerëzit, dinte të krijonte raporte tepër njerëzore jo vetëm me shokët e tij në udhëheqje të cilët e respektonin shumë, por edhe me popullin. Treshja Enver-Mehmet-Hysni dukej në atë kohë e pathyeshme dhe faktori numër një i unitetit në udhëheqje. Askush nuk e vinte në dyshim besnikërinë e tyre ndaj njëri-tjetrit. Sa ishte gjallë Hysniu kjo treshe krijonte garanci dhe besim. Si Enveri, ashtu dhe Mehmeti, e donin dhe e vlerësonin shumë Hysni Kapon. Krisja ndodhi pas vdekjes së Hysniut. Natyrisht, ndryshimet dhe zhvillimet politike që ndodhën më pas i krijojnë me të drejtë çdokujt të ngrejë dyshime për një eliminim të mundshëm të Hysniut. Por ju fola si mjek. Ju më pyetët për rastin konkret të Hysni Kapos dhe unë ju tregova atë që kam përjetuar dhe për të cilën flas me bindje.
– Ju më folët se Hysniu ishte shumë i dashur me popullin. Po populli a ushqente të njëjtën dashuri për udhëheqjen, sidomos në atë periudhë kur populli po kalonte vështirësi të mëdha ekonomike dhe kur zhvillohej me konsekuencë lufta e klasave?
– Po, unë mund t’ju them me bindje se populli ushqente një dashuri të madhe për udhëheqësit në atë kohë. Këtë e tham ngaqë e jetova nga afër jetën e udhëheqësve dhe shqetësimet e tyre, por edhe ngaqë kam një kulturë të mjaftueshme. Populli besonte tek Enver Hoxha dhe nuk e vuri asnjëherë në dyshim politikën që ai ndiqte. Po e ilustroj këtë më një shembull të thjeshtë por mjaft domethënës. Ka qenë fillimi i vitit 1981. Në atë kohë u ngrit monumenti i Drashovicës në zonën e Lumit të Vlorës, ku ishte bërë një nga betejat më heroike dhe më të lavdishme të epopesë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Enver Hoxha ndodhej me pushime në Vlorë dhe mori vesh se ishte ngritur një monument i tillë. Një ditë, pa lajmëruar askënd, as strukturat e policisë dhe ato të sigurisë, përveç atyre të Sulo Gradecit. Kështu, me përjashtim të familjarëve dhe rrethit të ngushtë të atyre që e ruanin, Enveri niset për ta soditur dhe shijuar i vetëm, i pa shqetësuar nga të tjerët këtë monument si një vepër artistike unikale. Mirëpo, çuditërisht, pa asnjë lajmërim, brenda pak minutash, njerëzit sikur mbinë nga dheu. U mblodhën qindra banorë të zonës, burra, gra e fëmijë dhe e rrethuan me dashuri Enverin, aq sa edhe oficerët e Sulos dhe shoqëruesit e tij ishin të pafuqishëm për ta ndalur. Kjo situatë natyrisht krijoi shqetësim në personelin e sigurisë së tij. Edhe Nexhmija u ndodh e mënjanuar, madje u shqetësua shumë. Mirëpo një grua e moshuar i drejtohet Nexhmijes dhe i thotë: Mos u merakos! Na i lini edhe neve të çmallemi me Enverin! Nuk i ndodh gjë kur ndodhet midis nesh”. Ky gjest i kësaj nëne labe mendoj se flet shumë sa për raportet e popullit me udhëheqjen e asaj kohe, aq dhe me ato që po ndodhnin në majën e pushtetit të atëhershëm… Ky ishte mentaliteti i përgjithshëm në atë kohë, prandaj dhe me këtë rrëzohen edhe hipotezat dhe dyshimet që mund të ngrihen. Vetë udhëheqja nuk shfaqte shenja të krisjes së radhëve, sidomos të treshes që përmendëm pak më parë. Duhet të kthehemi gati 40 vjet prapa në kohë për ta kuptuar këtë.
– Sidoqoftë, pavarësisht nga ky episod që më treguat, edhe në këtë intervistë ju më kini treguar se nuk ekzistonte i njëjti unitet në udhëheqje. Të paktën, për Ramiz Alinë ju më kini treguar se ai u tregua thuajse indiferent gjatë ditëve të fundit në Paris të Hysniut dhe nuk u tregua i përkushtuar për shpëtimin e jetës së tij. A është e vërtetë kjo?

– Gjatë kohës që unë kam qenë në Paris nuk kam pasur asnjë dyshim mbi Ramizin. Pëtrkushtimi për jetën e Hysniut na takonte ne mjekëve, personelit mjekësor, jo atij. Sa u përket atyre ardhjeve të rralla dhe të shkurtra të tij në spital, janë brenda psikologjisë së familjarëve. Dhe unë e kam thënë se ata kishin të drejtë në këtë qëndrim. E kam quajtur dhe e quaj të drejtë pretendimin e familjarëve, jo se kam ndonjë dyshim në sjelljen e Ramizit, por duhet të vendosesh në vendin e atyre familjarëve që po u ikte njeriu i tyre më i shtrenjtë për ta justifikuar qëndrimin e tyre.
– Mirëpo këto dyshime pas përmbysjes së regjimit komunist janë shtuar këto dyshime ndaj Ramiz Alisë, jo vetëm nga familjarët e Hysni Kapos, por edhe nga të tjerët. Si e shpjegoni ju këtë?
– Kini të drejtë. Zhvillimet e mëvonshme politike dhe sidomos zgjedhja e Ramizit për të nxjerrë në krye të opozitës shqiptare dhe më vonë edhe të shtetit shqiptar të Sali Berishës dhe me gjithë ato dëme që ai i solli vendit, këto dyshime është pak të thuash se lindin. Ato përforcohen dhe të vënë thellësisht në mendime…
(Vijon)
Nesër do të lexoni:
Pse janë besueshme të gjitha ato që thuhen për Sali Berishën si mjek i Hysni Kapos?
Çfarë treguan zhvillimet politike në kupolën e partisë shtet pas vdekjes së Hysniut?
Sa mund të krahasohet Sali Berisha me Enverin dhe Ahmet Zogun dhe cili është vendi i tij në historinë e Shqipërisë moderne?
Intervistoi Xhevdet Shehu

Ky njeri thote te verteten.Ky nuk nxjerr ne shesh sjelljen prej sharlatani te Sali Berishes,qe duhet ta kete njohur mire dhe mund te sjelle episode,si ato qe sjellin shoqeruesit e Hysni Kapos.Madje Sabit Brokaj dujet te vinte alarmin per komunistin fanatik,agresiv Sali Berisha qe ne ate kohe (1990-91),kur ky karrierist i pa ftyre pervetesoi revolten studentore dhe duke u shtire si antikomunist i terbuar po pergatitej te merrte pushtetin.
A ishte e lejuar qe dy udheheqes te larte te partise shtet te benin pushimet ne te njetin vend dhe ne te njetin muaj?Kur ka ndodhur qe nje anetar i Byrose Politike te beje pushimet bashke me Enver Hoxhen,sic ka ngjare ne Gushtin e vitit 1979 ne Pogradec?A nuk mund te behej ne Shqiperi diagnostimi i semundje se Hysni Kapos,dhe ne se zbulohej qe ishte kanser perse duhej te operohej aq me teper pa pelqimin e tij,kur dihej se ishte vdekje prures?Sa eshte e mundur qe i semure kardiak te preket dhe nga kanseri?Keto duhet te sqaronte me mire doktor Brokaj.Per te tjerat dakod.
NJE KESHILLE PER SABITIN !
Pershkrimi klinik qe i ben semundjes se Hysni Kapos eshte profesionalisht i drejte dhe i pa cenueshem. Por, ka nje por, doktor i dashur: çdo semundje nuk pershkruhet vetem ne pasojat e saj, ne radhe te pare, profesionaliteti i mjekut ben dallimin ne gjetjen dhe percaktimin empirikisht te sakte te shkaqeve qe e shkaktojne ate.
Kjo historia e “infarteve” si shume po lihet pas dore ne trajtimin e ketyre ngjarjeve qe sollen me pas shkaterrimin e nje shoqerie te tere, qe sollen ne pushtet kadavra kriminale, qe rrenuan nga themelet mundin dhe sakrificen e tre milion shqiptareve ne kater dekada socializem real.
Kush me mire se ju qe ishit prane ketyre koloseve te atdhedashurise, mund te kete kuptuar me kohe e vakt, lojen e ndyre te Ramiz Alise me sapllaken e tij te qelbur Sali Shiqere Berisha?
Po ti hedhesh sot nje sy kartelave klinike te Enver Hoxhes dhe Hysni Kapos, pas infarteve te pare, a mund ti jete administruar edhe ndonje “ilaç specifik” me pasoje qe u manifestuan me pas?
Natyrisht nuk besoj te posedosh ato kartela klinike, sepse kriminelet qe u perlyen ne keto dy krime, kane arritur ti fshehin e me siguri ti zhdukin ato.
Megjithate, duke pare kujtesen aq brilante qe akoma mban mbi episode te veçanta, do ishte e ndereshme te rikujtoje fakte, qe mbase edhe aso kohe te jane dukur te dyshimta.
Mire te pjerdhur nga trute, po keta vazhdojne bejne akoma dhe sigurimsin….?! Te kishin vdekur a vrare njeri tjetrin te gjithe keta katundaret do kishim qene rehat po kujt i thua?! Del ky idioti e na i quan dhe “kolose te atdhedashurise”” kafshet injorante qe hengren mish e shpirt njeriu per gjysem shekulli…
Gjithsesi keta s’pranojne gje se idioti nuk e di se eshte idiot por femijet gjytryme e drogaxhinj i ka gjysma – lahet cdo gje , pa merak!
Démo ,ky nuk mundet me bâ kete se ishte vete pjese e skenarit te eliminimit te Kapos,te Shehut etj,edhe forçimit te rolit te Nexhmijes :ky e di mire se enveri prej sulmeve ne tru nuk ishte ne gjendje me qeverise Shqiperine,e kete prej 1973 shit… Pra ky e di se si ka kontribuar vete ne krimet qe kane pasuar pastaj ! Ky duhet sot t’i tregoje popullit si Kane rrenjte popullin shqiptar keto mjeke per’bllokun’ e per çilin ‘bllok’ keto mjeke Kane punuar! Historia tregon se jo per Kapon e Shehun …po per Nexhmijen e Ramizin!
Pse? Ne arkivat e serbise ndoshta kemi pergjegjen:edhe kuptojme se ramizi e nexhmija Jane cifti i perzgedhur para se ajo te takoje enverin,e kush i ka perzgedhur dihet!
Qe Nexhmija ka urdheruar asgjesimin e n2 e n3 te regjimit,e qe kete e ka bâ me ndihmen e Ramizit ,kjo eshte ma se e vertete.po Rolin e tij brokaj ketu nuk e tregon as pse pikerisht ai i martuari me slobodanken u perzgdh si mjeku i ketij bloku..Ne te thot Nexhmija sa te zoje se berisha nuk u zgodh prej ramizit e vete saj si mjek per faj te slobodanskes,arkivat flasim pikerisht per te kunderten:ky mjek u perzodh per specializim sebepi lidhjeve te tij me sherbimet ,nga te Cilet edhe nexhmija e ramizi dikur ishin perzgedh…
Lilijana Hoxha jo cdo here eshte e pabesueshme,bile ajo e para filloj te tregoje koken e Nexhmijes…e Ramizit.
O cna cate trapin me kta kriminele te hershem !!!!
Perfundimisht financoheni ne menyre sekrete nga dikush se s’ka mundesi.Pashe disa dite me pare tmerret qe ka hequr kleri katolik shqiptar dhe martiret e shumte te tij, persecilin prej tyre mund te behen shkrime e emisione te jashtezakonshme me vlera per kedo, por ju merreni ala me Hysni Kapon.Mjerim , mjerim dhe turp.Enveri e te tjeret kane qene terroriste ne pushtet qe me terror demtuan rende te ardhmen e ate kohe te ketij vendi.Turpi eshte i juaji, me vjen keq per ju , fali o zot se s’dine se c’bejne.
I kam lexuar te treja intervistat e Sabit Brokaj dhe mund te them qe ishte nje humbje e vertet kohe. Nuk po e akuzoj per fshehje te se vertetes por thjeshte se ai nuk thote asgje. Absolutisht asgje.
po
KUR I MERZITESHIN KRYEKRIMINELIT ENVER, KRIMINELET E TJERE QE MBANTE RRETH E RROTULL, I HIDHTE NGA KATI I 5-TE.
VAZHDOI KESHTU, DERISA DIKUJT NE MOSKE DHE BEOGRAD, IU MERZIT ENVERI DHE E HODHEN EDHE ATE NGA KATI I 5-TE.
ZAGARET E TIJ JANE EDHE ATA QE VAZHDOJNE TE MASHTROJNE PER KETO HISTORIRA.
MEQE RA FJALA, SI AI DO TE PERFUNDOJNE EDHE ATA.
Gazeta Dita!
Me sa duket nga shkrimet ne kohe qe ju po botoni,po beni nje lavazh Truri mbi popullsine ne web me shkrime gjoja Historike mbi KUBENE KRIMINELE te shqiperise!!!
Ky Sabiti o e njohin Vlonjatet me themel o ska njeri ne bote tju tregoje perralla me mbret!!!
ju nuk duhet ti mbani Ison kakofonise Enveriste,Berrisha,Rrama,Mmeta,dhe ti ktheheni realitetit te 2016.
Darius,,, ky milet i skllaveruar keq si mos me keq,i ka rrene ne qafe kot shpellarit Sali,kur i thone ( mbajtes oturaku ) per stanarin e peshtire te Tragjasit. Tani na del se mbajtes te oturakut per shurim te dhiarit te ndyre Hysni
e kane mbajtur ky plehania Zabit dhe Dine hajvani nga
shpellaria e malokerise se Tropojes.Histori plehanesh barbaresh e te degjeneruarish ne breza te terre. Nuk ja
vlen te harxhoshe kohen.
Interesant eshte. Kane kaluar 25 vjet dhe, perveç distancimit qe ne krye te heres prej tij, duke mos mbajtur asnjefare marredhenieje, bashkespecializanti i Sali Berishes ne Paris, kardiologu i shquar e njeriu i mire, Dr. Llesh Rroku ende s’ka folur. Ul e çou vec Dr. Sabiti. Ul e cou lidhja e shkurter dhe fajesimi medoeomos i Ramiz Alise, tanime qe ai nuk mund te pergjigjet me. Te miratoje Parlamenti ligjin per detektivet private dhe, mos na merzisni me historira pa bereqet, po te punesojne ndokend sa jane pa kaluar vitet dhe te zbardhet e verteta. Ate qe ka gjete Hysni Kapon, dhente Zoti dhe e gjete nje sekonde e me pare vete Saliun, per mizorite dhe tmerret qe i ka bere ketij populli, qe, edhe po te kete 100 jete te tjera s’ia lane dot. Dhe, si thone ne Veri, s’ka menduar as per mullarin e pare, as te dytin po as per te tretin te te mallkuarve, qe i la ne hasmeri te perjetshme.
Keto jane shkrime koti pa asnje interes,vetem mllef dhe teori spiunazhi.Boll me Kapot ,as per Hoxhen nuk eshte shkruar kaq shume,sic duket Xhevdet Shehu ka ngelur mbas Sabit Brokaj .po mjek ka qene e kush pirthte kete Sabit,askush,si ky kane patura te gjithe antaret e byrose ,tani japin mendime per Byrone,me duket se nuk keni me cfare ti mbushni keto flete ose dikush paguan per kete.Boll me Kapot ,ai iku i retspektuar ne vend te vet.
Per te mbeshtetur ate, do te thoja dhe une jne shembull qe sjell Brokaj. Nje shembull te thjeshte:Kur Enveri erdhi ne Sarande,ne te hyre te qytetit kishte dale populli qe ta priste.Atehre nuk kishte polici,por forcat e kufirit e benin ate pune,te ruajtjes.Nga dashuria njerzit i kalun keta dhe rrethuan Enverin.Ai bisedonte me ta sikur te qe ne shpite e tyre.Forcat e rujajtjes mundoheshin ti largonin.Ai i pa dhe i drejtohet njerit prej tyre: Shoku n/kolonel lejini te lire.Nuk me ruani ju,por populli.( Rast i thene nga im ate )
Une kam jetuar me tropojane: nuk ka krahine ne Shqiperi ku njerezit te ndahen aq dukshem si ne Tropoje: ata jane ose shume te mire si Dine Abazi, ose shume te keqinj si Sali Berisha!
Nderime dhe respekt Prof.dr.Brokaj.
Intervista jote e mirëpritur, në këtë 31 vjetor të dhembjes dhe të krenarisë tonë gjithëkombëtare.
Lavdi e përjetshme Jetës dhe Veprës së Birit besnik të popullit shqiptar, Kolosit Enver Hoxha!