Kristi Pinderi kundër Tarifës: Homofobja do të na përfaqësojë në Eurosong

redaktor

Përfaqësuesi i Aleancës së LGBT Kristi Pinderi ka reaguar kundër fitores së Eneda Tarifës në festivalin e këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ai shkruan se këngëtarja fituese ka tendenca kundër anëtarëve të këtij komunitet teksa shpreh habinë dhe pakënaqësinë e tij që ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një kompeticion ndërkombëtar, ku fituesi i dy viteve më parë ishte një transgender.

“Eneda Tarifa, e cila një vit më parë ishte e shqetësuar për identitetin gjinor e orientimin seksual të këngëtares austriake Conchitta, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një event ku diskriminimi për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor nuk shihet me sy të mirë.

Kur fitoi Conchitta, Eneda shkroi e revoltuar: “Ky na qenka Eurosong-u hahahaha. Ku po shkojmë… Ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?”

Kur aktivistët për të drejtat e LGBT e kritikuan si homofobe, ajo u përgjigj se nuk dinte si t’ia shpjegonte fëmijës se çfarë është Conchita. Madje shkoi deri atje sa të shprehej se “Brenda festivaleve si ky në fjalë (Eurosong) lobohet ne grupime të përkatësisë seksuale””, shkruan Pinderi.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *