Kristiano Ronaldo është futbollisti më i pasur, duke lënë në vend të dytë Leo Mesin. Pasuria e portugezi vlerësohet 148 milionë euro, dy milionë më tepër se ajo e argjentinasit. Vendin e tretë e mban Samuel Eto’o, me 85 milionë euro, fituar kryesisht nga kontrata marramendëse me Anzhi në Rusi. I katërti është Wayne Rooney, ndërsa Kaká është i pesti, me 82 milionë, gjysmën e të cilave fituar në periudhën katërvjeçare te Reali, ku pothuajse nuk luajti. Pas tij vjen një tjetër brazilian, Neimar, i ndjekur nga Ronaldinjo. Ibrahimoviç është i teti, me 69 milionë, pastaj vjen Bufon me 63 milionë. Dhjetëshen e parë e mbyll Henry, me 57 milionë euro. Deri vitin e kaluar, më i pasuri ishte David Beckham, me 200 milionë euro, por ai tani është tërhequr dhe lista përmban vetëm lojtarë në aktivitet.
