Kriteret e reja për fitimin e titujve akademikë

Ornela

Pranvera Kola

Vendimi më i fundit i zbardhur dje në Fletoren Zyrtare të Qeverisë përcakton kushtet e reja se si do të fitohen titujt akademikë.

Referuar kushteve të përcaktuara edhe në ligjin e arsimit të lartë, vetëm institucionet e llojit “Universitet”, gëzojnë të drejtën e dhënies së titujve “Profesor i asociuar”, “Profesor”, apo mbikëqyrjen e studimeve të doktoraturës. Në vijim të shkrimit do të gjeni të plota kriteret që duhet të përmbushni në secilin rast, si dhe hapat që duhet të ndiqni për sigurimin e këtyre titujve.

Kriteret për fitimin e gradës “Doktor”

Sipas vendimit të zbardhur dje në Fletoren Zyrtare të Qeverisë, studimet për gradën shkencore “doktor” lejohet të zhvillohen me kohë të plotë pranë njësisë bazë, ose me kohë të zgjatur në ato raste kur doktoranti është i punësuar si personel akademik në një institucion tjetër të arsimit të lartë, apo si personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë, ose të zbatuar, pranë institucioneve të arsimit të lartë të llojit “universitet” ose “akademi”.

Kjo gradë sigurohet vetëm pas mbrojtjes me sukses të tezës së disertacionit, në përfundim të studimeve të doktoratës sipas afateve të përcaktuara në ligjin e arsimit të lartë. Po sipas vendimit, studimet e doktoratës zhvillohen në formën e grupeve kërkimore, që drejtohen nga personeli akademik me tituj “Profesor i asociuar” ose “Profesor”.

Në varësi të titujve që gëzon personeli akademik përcaktohet edhe numri i doktorantëve që do të kenë në mbikëqyrje. Kandidati aplikon individualisht në programin e studimit të miratuar në fushat e kërkimit shkencor, të ofruara nga njësia bazë ose njësia kryesore.

Vetë universiteti, përcakton në rregulloren e ciklit të tretë të studimeve edhe kriteret specifike që kandidati duhet të përmbushë për t’u pranuar, apo për të transferuar studimet në programin e studimit. Ky institucion ka përgjegjësi edhe për vlerësimin vjetor të ecurisë së kandidatëve dhe vazhdimin e punës për zhvillimin e projektit kërkimor gjatë periudhës së studimeve të doktoratës, etj.

Çdo kandidat përpara mbrojtjes së disertacionit duhet të: “Të ketë realizuar si autor i parë, ose i dytë, kur autori i parë është udhëheqësi shkencor, së paku 3  referime, 2 nga të cilat të jenë mbajtur në veprimtari shkencore ndërkombëtare (simpozium, konferencë, kongres), në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, OECD-së, ose G20-ës, të pranuara në bazë të një vlerësimi paraprak shkencor dhe të botuara në “Proceedings”. Gjithashtu duhet të ketë botuar, së paku, 3 artikuj shkencorë në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Po sipas kushteve të përcaktuara, kandidati harton disertacionin sipas formatit të miratuar në rregulloren e ciklit të tretë të studimeve. Disertacioni duhet të sjellë risi teorike, ose empirike në fushën përkatëse të kërkimit, si dhe të jetë një kontribut në avancimin e njohurive shkencore. Ky disertacioni hartohet në gjuhën shqipe dhe një përmbledhje e tij (2000– 4000 fjalë) në një nga pesë gjuhët e Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, në format të shtypur dhe elektronik.

Kandidati dorëzon disertacionin, siç pranë drejtuesit të njësisë kryesore, i cili ia përcjell për vlerësim njësisë bazë, brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit. Pas vlerësimit nga njësia bazë, disertacioni dhe dosja e kandidatit i përcillen Komisionit për Dhënien e Gradës Shkencore “Doktor”. Komisioni, nëse e vlerëson pozitivisht dosjen, ngre jurinë për vlerësimin e disertacionit, e cila cakton datën e mbrojtjes së disertacionit. Disertacioni prezantohet para jurisë, e cila e vlerëson atë.

Juria harton raportin e vlerësimit dhe ia dërgon Komisionit për Dhënien e Gradës Shkencore “Doktor”, dhe merr vendimin për dhënien e gradës shkencore “doktor” dhe ia përcjell për procedura të mëtejshme drejtuesit të njësisë kryesore. Kur jepet një vlerësim negativ, kandidati ka të drejtë të riparaqesë disertacionin ose dosjen të plotësuar pas një periudhe jo më të shkurtër se 3 muaj.

Lista e të diplomuarve në programet e ciklit të tretë përcillet nga institucioni i arsimit të lartë në ministrinë përgjegjëse për arsimin, për t’u pasqyruar në regjistrin shtetëror të gradave shkencore e titujve akademikë dhe në regjistrat përkatës të universiteteve përkatëse.

Standardet për të fituar titullin akademik “Profesor i asociuar”

Sa i takon marrjes së këtij titulli akademik, në udhëzim specifikohet se ky titull mund të lëshohet vetëm nga institucionet e arsimit të lartë të llojit “Universitet”. Aplikimet për fitimin e këtij titulli mund të bëhen vetëm anëtarët e personelit akademik të kategorisë “Lektor”. Kjo kategori akademikësh ka të drejtë që të aplikojë për fitimin e titullit akademik “profesor i asociuar” të paktën 5 vjet, nga data që ka mbrojtur gradën shkencore “doktor”.

Ndërkohë që duhet të përmbushë edhe një sërë kushtesh të tjera, siç janë: “Të ketë zhvilluar një cikël të plotë leksionesh, të ketë përvojë pune si personel akademik me kohë të plotë për një periudhë së paku 5-vjeçare, me apo pa ndërprerje, ose me kohë të pjesshme si lektor, për një periudhë 8-vjeçare (tetëvjeçare) akademike, me apo pa ndërprerje, pas fitimit të gradës shkencore “doktor””.

Gjithashtu duhet të jetë i aftë të mbajë leksione në një nga pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ose të mbrojë veprimtarinë kërkimore botuese përpara Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik, në një nga gjuhët e BE-së. Gjithashtu duhet që të shfaqë zotërim të plotë të fushës së tij kërkimore, e cila reflektohet në realizimin e detyrimeve të mëposhtme: “Ka botuar, së paku 5 artikuj shkencorë në revista shkencore brenda vendit, ose ndërkombëtare të indeksuara. Së paku 2 prej artikujve duhet të jenë të botuar në revista ndërkombëtare me faktor impakti.

Kandidati duhet të jetë autor i vetëm ose i parë në të paktën 2 artikuj shkencorë të paraqitur për fitimin e titullit, duhet të ketë realizuar si autor i parë së paku 5 referime, nga të cilat 2 janë mbajtur në veprimtari shkencore ndërkombëtare (simpozium, konferencë, kongres) në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, OECD-së ose G20-ës. Në rastet kur paraqet monografi, ai përjashtohet nga detyrimet e përcaktuara më sipër.

Për efekt të promovimit akademik, institucionet e arsimit të lartë marrin në konsideratë angazhimin dhe pjesëmarrjen e kandidatit, pas fitimit të gradës shkencore “doktor”, në: “komitete shkencore apo redaktuese, në veprimtari vlerësuese si anëtar komiteti shkencor, apo redaktues për llogari të periodikëve ose joperiodikëve shkencorë, në projekte kërkimore-shkencore në nivel drejtuesi, koordinatori ose anëtari, në përfitimin e financimeve me bazë konkurrimi në nivel kombëtar e ndërkombëtar, në projekte të financuara nga programe me donatorë të huaj, të cilat sjellin përfitime për institucionin, në rolin e koordinatorit të projektit, në vlerësimet e projekteve kërkimore kombëtare ose ndërkombëtare, etj.

Angazhimi dhe pjesëmarrja e kandidatit në një, ose disa veprimtari të përcaktuara mund të ekuivalentohet me një artikull shkencor, të botuar në revistë shkencore ndërkombëtare me faktor impakti, apo të botuar në revistë shkencore brenda vendit dhe 2 referime mbajtur në veprimtari shkencore ndërkombëtare (simpozium, konferencë, kongres).  Për fitimin e titullit akademik “Profesor i asociuar”, botimet shkencore të vlefshme janë ato të realizuara pas mbrojtjes së gradës shkencore “doktor”, deri në datën e dorëzimit të dosjes së aplikimit për titullin akademik “Profesor i asociuar”.

Standardet për fitimin e titullit akademik “Profesor”

Titulli akademik “Profesor” jepet nga institucionet e arsimit të lartë të llojit “Universitet”. Çdo individ mund të aplikojë për fitimin e titullit akademik “Profesor”, të paktën 5 vite pas fitimit të titullit akademik “Profesor i asociuar”.

Personeli akademik me kohë të plotë, ose me kohë të pjesshme që aplikon për titullin akademik “Profesor”, duhet: “Të ketë qenë titullar lënde, ose moduli dhe udhëheqës i veprimtarisë shkencore për një periudhë jo më të shkurtër se 5 vite akademike, të jetë ose të ketë qenë i punësuar si personel akademik me kohë të plotë si lektor për një periudhë 8-vjeçare akademike, pas fitimit të gradës shkencore “doktor”, ose me kohë të pjesshme, si lektor, për një periudhë 12-vjeçare pas fitimit të gradës shkencore “doktor, si dhe të ketë udhëhequr të paktën 2 doktorata të përfunduara.

Në rast se kandidati ka ushtruar veprimtarinë e tij akademike shkencore pranë një njësie kryesore me më pak se 40 veta personel akademik me kohë të plotë, në momentin e aplikimit duhet të ketë udhëhequr të paktën, 1 doktoratë të përfunduar, si dhe duhet të jetë i aftë të mbajë leksione në një nga pesë gjuhët e Bashkimit Evropian përpara Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik në një nga këto gjuhë, në përputhje me statutin dhe rregulloren e institucionit të arsimit të lartë.

Personeli akademik, i cili aplikon për titullin “Profesor”, duhet të shfaqë zotërim të plotë të fushës së tij kërkimore, e cila reflektohet në realizmin e detyrimeve që kanë të bëjnë me botimet e artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Për efekt të promovimit akademik, institucionet e arsimit të lartë marrin në konsideratë angazhimin dhe pjesëmarrjen e kandidatit, pas fitimit të titullit akademik “Profesor i associuar”, në “komitete shkencore apo redaktuese, veprimtari vlerësuese si anëtar komiteti shkencor apo redaktues, për llogari të periodikëve ose joperiodikëve shkencorë, në projekte kërkimore-shkencore në nivel drejtuesi, koordinatori ose anëtari, në përfitimin e financimeve me bazë konkurrimi në nivel kombëtar e ndërkombëtar, etj.

Për fitimin e titullit akademik “profesor”, botimet shkencore të vlefshme janë ato të realizuara pas mbrojtjes së titullit akademik “Profesor i asociuar” deri në datën e dorëzimit të dosjes së aplikimit për titullin akademik “profesor”.

Procedura se si fitohen titujt akademikë

  1. Së pasi kandidati paraqet kërkesën dhe dosjen pranë drejtuesit të njësisë kryesore, i cili ia përcjell për vlerësim njësisë bazë brenda 20 ditëve. Pas vlerësimit nga njësia bazë, brenda 45 ditëve, dosja e kandidatit i përcillet Senatit Akademik, i cili, brenda 20 ditëve nga marrja e dosjes, i përcillet Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik.
  2. Nëse njësia bazë jep vlerësim negativ, dosja i kthehet drejtuesit të njësisë kryesore me argumentet dhe sugjerimet përkatëse. Kandidati ka të drejtë të aplikojë sërish, brenda një afati kohor prej 6 muajsh. Vendimi i njësisë bazë merret nga shumica e anëtarëve të saj.
  3. Brenda15 ditëve pas përcjelljes së dosjes nga Senati, Komisioni për Promovimin e Personelit Akademik vlerëson nëse dosja e dorëzuar nga kandidati është e plotë apo jo. Në rast se dosja konsiderohet e plotë, Komisioni për Promovimin e Personelit Akademik vijon menjëherë me ngritjen e jurisë për vlerësimin e dosjes. Në rast të evidentimit të mangësive në dosjen e kandidatit, atij i jepen 15 ditë kohë për të bërë plotësimet e nevojshme. Në rast se ato nuk plotësohen, dosja i kthehet kandidatit.
  4. Data e nisjes së procedurës së vlerësimit të kandidatit konsiderohet data e ngritjes së jurisë. 5. Juria përbëhet nga anëtarë me titullin akademik “Profesor” të së njëjtës fushë, ose fushave të ngjashme me atë të kandidatit, prej të cilëve, të paktën, 2 duhet të jenë të ftuar nga universitetet e tjera, vendase ose të huaja. Anëtarët e jurisë propozohen nga drejtuesi i njësisë kryesore, me miratimin e rektorit. Numri i anëtarëve të propozuar është jo më pak se 8 (tetë).
  5. Brenda 45 ditëve nga data e nisjes së procedurës së vlerësimit, juria përgatit raportin e vlerësimit të kapaciteteve akademiko-didaktike e shkencore të kandidatit, në përfundim të të cilit jepet edhe rekomandimi për dhënien, ose jo të titullit akademik. Raporti i vlerësimit i përcillet Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik.
  6. Komisioni për Promovimin e Personelit Akademik merr vendim përfundimtar për miratimin ose refuzimin e kërkesës së kandidatit brenda 15 ditëve, pas marrjes së raportit të vlerësimit nga juria.
  7. Në rast refuzimi të kërkesës për fitimin e titujve akademikë nga Komisioni për Promovimin e Personelit Akademik, kandidatit i lind e drejta të ripërsërisë kërkesën, pas një periudhe kohore jo më të shkurtër se 2 vite nga data e paraqitjes së kërkesës së mëparshme, pranë drejtuesit të njësisë kryesore.
  8. Titulli akademik regjistrohet në regjistrin shtetëror të gradave shkencore dhe titujve akademikë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe në regjistrat përkatës të institucionit të arsimit të lartë. Titulli akademik lëshohet nga institucioni dhe nënshkruhet nga rektori.

Dita

Share This Article
3 Comments
  • Barsolete Politikanesh .

    Takohet berrisha ne koridorin e parlamentit ,
    gjate pauzes ,mbasi Topi s’ishte me presh ident i stanit ;

    berrisha e shikon dhe qesh !

    Topi : c’ka per te qeshur ktu ?

    berrisha; imagjino kur nji Doktor Kafshes si ty u ba President ! – dhe vazhdon te qesh ,hahaha.!

    Topi ; imagjino kur nji gamor vicidoli si ty eshte sot kryeminister , haha ,qesh ironik dhe largohet duke par me bisht te syrit me vetullen ngritur lart , e len pas surratin e skuqur nga nervat qe ishin gati ti shperthenin Daktorr Krimit ,Perandorit te shpellareve

  • Ne Shqiperi luftohet per te marre grada shkencore pa bere asnje botim publik shkencor; mjaftojne 4-5 veta te katedrave perkatese dhe merr rroge te majme, pastaj pension te majme. Ne bote luftohet per te botuar vepra shkencore, pasi atje paguhen veprat dhe jo gradat.

  • Ne Shqiperi edhe trajnereve te fubollit profesor u flasin; kam degjuar ne televizion dhe habitem; eshte njesoj sikur ti thuash kalit gomar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *