Në kuadër të bashkëpunimit me Turqinë në fushën e arsimit dhe shkencës, Qeveria Turke, për vitin akademik 2013-2014, ofron për shtetasit shqiptarë bursa për studime pasuniversitare në Master dhe Doktoraturë pranë universiteteve turke në Turqi, në degët: shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, drejtësi, inxhinieri, shkenca islame, bujqësi, ekonomi, media dhe komunikim, histori, sociologji, arkitekturë etj.
Aplikimi plotësohet online. Afati i fundit për këtë aplikim është data 31 mars 2013. Për një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit referojuni adresave në faqen e internetit: http://turkiyeburslari.gov.tr si dhe www.trscholarships.org , në të cilat gjendet e detajuar e gjithë procedura që duhet të ndiqni për të konfirmuar një regjistrim të suksesshëm. Administruesit e këtyre bursave bëjnë me dije se procesi i aplikimit është tërësisht falas, si dhe mund të bëhet lehtësisht në këtë faqe interneti. Çka do të thotë se agjencitë që ofrohen për tju ndihmuar kundrejt pagesës janë mashtrime.
Mënyra e regjistrimit dhe aplikimit kërkon që “aplikantët, fillimisht do të krijojnë një llogari të re aplikimi duke marrë emrin e përdoruesit dhe kodin. Pasi të kenë hyrë në sistem në këtë llogari, kandidati duhet të plotësojë formularin e aplikimit. Aplikimi konsiderohet i përfunduar mbasi aplikantët të kenë shkarkuar në sistem dokumentet e kërkuara”.
Për të siguruar të drejtën e marrjes së programit të bursës kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë një sërë kriteresh të cilat duhen verifikuar më pas edhe me dokumentacionin përkatës të kërkuar. Pas datës 31 mars, komisioni i ekspertëve do të marrë në shqyrtim një e nga një të gjitha regjistrimet e bëra, për të detajuar listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet për të fituar programin e bursës për ndjekjen e studimeve pasuniversitare, ose doktoraturës në programet e detajuara.
Kriteret që duhen përmbushur për një aplikim të suksesshëm
1. Të jenë të diplomuar më parë ose të diplomohen këtë vit akademik;
2. Kandidatët për bursën e masterit duhet të kenë lindur mbas datës 01.01.1983, ndërsa të tjerë për programin doktoraturë mbas datës 01.01.1978.
3. Kandidatë nuk duhet të jenë duke ndjekur aktualisht në Turqi një program në nivelin ku do të aplikojnë.
4. Të mos kenë humbur të drejtën e bursës (përjashto arsyet shëndetësore dhe të fatkeqësive natyrore), në rast se më parë kanë fituar bursë shtetërore për të studiuar në Turqi.
5. Të jenë të aftë nga ana shëndetësore për studime.
Ndjehem shum mir qe Shteti i Turqis,ofron bursa per studentet shqiptar.Ne jemi mirnjohes per shtetin e Turqis.
me nevoiten informata per studime universitare ne turqi
me duhet nota mesatare per aplikim