Kritika nga deputetët e majtë për ndarjen e fondeve për bashkitë

Saimir Lleshi

Ndarja e fondeve për pushtetin vendor nuk bëhet në mënyrë të barabartë. Të paktën kështu konstatojnë deputetët.

Artan Gaçi i Partisë Socialiste tha se Bashkia e Bulqizës merr më shumë fonde se ajo e Tiranës. Deputeti Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri deklaron se qeveria po ndjek shembullin e qeverisë paraardhëse për ndarjen e fondeve.

Nuk e kuptoj sesi mund të marrë Bashkia Bulqizë gati 50% më shumë fonde më shumë se Bashkia Tiranë. Bashkia Prrenjas që është një Bashki më shumë se modeste, është sa një 1/10 e një lagje të Tiranës, ta ketë fondin 30% më të madh se fondi i rrugëve për Bashkinë Tiranë”, theksoi Gaçi në mbledhjen e komisionit ku po diskutohet ndarja e fondeve për pushtetin vendor.

“USAID-i ka bërë konsultime dhe me pushtetin vendor dhe me qeverinë dhe qeveria e ka pranuar”, tha përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, Fran Brahimi.

“Të bëhen investime në një vend ku ka 1000 banorë dhe rrinë zona të tëra ku ke dhe turizëm, edhe popullsi dhe dendësi dhe ju vazhdoni me të njëjtën formë ashti siç kanë vazhduar ata që ishin më përpara në qeveri”, tha deputeti i LSI-së, Bitri.

Kryetari i komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduart Shalsi pyeti përfaqësuesit e Financave nëse “fondet ndaheshin sipas preferencave personale apo se kishte kritere”.

Nga ana tjetër, opozita shprehu shqetësimin për nivelin e lartë të borxhit.

Plani dhe fakti janë gjithmonë të parealizuara në Shqipëri. Realizimi i planit është ëndrra e një nate vere”, tha zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *