Refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka tërhequr sot vëmendjen e medias kryesore ndërkombëtare.
Gazeta prestigjioze amerikane ”The Washington Post” tërheq vëmendjen e lexuesit me titullin ”BE dështon të hapë bisedimet e anëtarësimit për vendet e Ballkanit.”
“Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan të binin dakord për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në një tërheqje të sikletshme që mund të irritojë rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit”, sipas kësaj të përditshmeje.
Ndërkohë, transmetuesi britanik BBC shkruan se ”BE bllokon përpjekjet e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
”Zyrtarë të lartë të BE-së kanë reaguar me zemërim pasi një pjesë e vogël e vendeve anëtare, të udhëhequra nga Franca, bllokuan fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, sipas transmetuesit BBC.
”Diplomatët theksuan se udhëheqësit e 28 shteteve të bllokut kaluan orë të tëra në debat të nxehtë mbi këtë çështje, por nuk arritën të bien dakord”, thekson ajo.
”Franca kritikohet për bllokimin e bisedimeve të pranimit mes Ballkanit dhe BE-së”, shkruan ndërkohë ”Financial Times”.
“Franca u përball me kritika pas bllokimit të fillimit të bisedimeve zyrtare të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për t’ju bashkuar bllokut, duke thelluar kështu një mosmarrëveshje mbi zgjerimin e BE-së”, sipas kësaj gazete.
j.l./ dita

Gazeta e Pavarur Kanibali Fracez
qe preu Shqiptaret ne mes . ashtu scusa e Bes !
si pasoje,
qilimi ne pikjate
shqiptaret shpejt a von tha Kanibali do perfundojne ne pjate
Nje keshill per shqipet: folni per deshtimin e evropes, keshtu do e plasni Macronin i cili perdori kete vetem qe te riafirmoj autoritetin e tij jashte ( ne kuriz tone eshte fakt) sepse nuk ka me autoritet mbrenda!
Mos u grindeni kot! Ai e ka takuar edhe e ka vlesuar Ramen edhe ka menduar: blihet me nje lolo, prandaj mundem me mbuluar deshtimet e mia ne France me qendrimin e hekurit kunder shqiperise!
Pra permendeni vetem deshtimin e evropes qe veprimin e tij mos ta shese si fitore per konsum te mbrendshme! Kjo ka vlere per Macronin , jo fati i Shqiperise!
Shqipetarofobi dhe islamofobi
Moda me atlete te bardha dhe me brekushe anadolli,nuk fillon ne Tirane.Moda fillon ne Paris.