Kritikat e Bonucci-t: Ka shumë rrëmujë dhe mungesë profesionalizimi

Gazeta Dita

Leonardo Bonucci ka filluar të marrë që tani rolin e liderit. Numri 19 i kuqezinjve, në fakt, ka ngritur zërin me lojtarët e ekipeve të moshave të kuqezinjve, duke i tërhequr veshin për zhurmën e madhe dhe duke i ftuar që të mbanin një qëndrim më profesional:

“Më duket se ka shumë rrëmujë. Nuk është një qëndrim profesionistësh. Nuk arrij të përqendrohem”. Prapaskena është zbuluar nga e përditshmja italian “La Repubblica”.

Ndërkohë, ish-mbrojtësi i Juventus do të luajë ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Milan 17 gushtin e ardhshëm, kur kuqezinjtë do të luajnë në “San Siro” kundër maqedonasve të Shkëndijës, ndeshje e vlefshme për raundin “play off” të Europa League.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *